• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A mundet Evropa të armatosë Ukrainën?

15:50 : 05/03/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi të hënën ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën. Administrata Trump tha se kishte për qëllim të detyronte të gjitha palët të përkushtoheshin në bisedimet për paqe. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, udhëheqësit evropianë kanë thënë se është jetike të vazhdohet me dërgesat e armëve në Kiev. Megjithatë, nuk është e qartë se për sa kohë Ukraina mund të vazhdojë të rezistojë pa ndihma.

Ndërsa doli lajmi për vendimin e Uashingtonit për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Kievin, sulmet ruse me dronë vazhduan mbi qytetet ukrainase.

Ligjvënësit ukrainas thonë se pasojat e vendimit të Uashingtonit do të jenë të rënda.

“Kjo do të thotë se mijëra njerëz do të vdesin”, thotë Oleksiy Goncharenko deputet ukrainas.

Lexo edhe:

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Në perëndim të Donetskut, afër qytetit Pokrovsk, lufta vazhdon.

“Ne përdorim një top artilerie ‘Howitzer” italian. Megjithatë, shumë municione i marrim nga Shtetet e Bashkuara. Është standard i NATO-s, i cili përdoret si në Evropë ashtu dhe në Amerikë. Por, a do të jetë tani në gjendje Evropa të na furnizojë, shpresoj se po”, thotë komandanti i njësisë së brigadës së 14-të ukrainase që përdor nofkën “Berf”.

A mund të kompensojë Evropa mungesën e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara?

“Ka sisteme të caktuara, si raketat ‘Patriot’, apo pjesët rezervë për tanket ‘Abrams’ që përdoren nga ukrainasit. E vetmja mënyrë që evropianët t’i sigurojnë ato është blerja në tregun e hapur. Kjo kërkon kohë”, thotë Mark Galeotti, ekspert për Rusinë nga firma ‘Mayak Intelligence’.

Megjithatë, Ukraina po prodhon gjithnjë e më shumë armë.

“Ndoshta rreth gjysmën e armëve që përdor tani, Ukraina i prodhon vetë. Pjesa tjetër sigurohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, përfshirë evropianët”, thotë Malcolm Chalmers nga organizata “Royal United Services Institute”.

Uashingtoni ofron ndihmë jetike, si transportimin e armëve perëndimore në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara luajnë rol shumë të rëndësishëm duke ofruar informacion dhe të dhëna të inteligjencës për forcat ukrainase”, thotë analisti Chalmers.

Administrata Trump thotë se ndalimi i ndihmave ushtarake është bërë, siç sqarojnë zyrtarët amerikanë, “për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje”.

“Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe po ashtu Ukraina nuk mund ta vazhdojnë këtë luftë pa fund. Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të marrin pjesë në negociata”, thotë JD Vance, Nënpresident i Shteteve të Bashkuara.

Kryeministri britanik Keir Starmer tha gjatë fundjavës se ekziston një koalicion i vendeve që duan të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën.

“Pretendimi i Nënpresidentit Vance se shumë nga udhëheqësit evropianë i ofrojnë mbështetje Kievit publikisht, ndërsa privatisht shprehen me skepticizëm, nuk është në tërësi i pasaktë. Pyetja në këtë rast është, a do të vazhdonin këto vende të boshatisnin rezervat e tyre ushtarake dhe të zemëronin aleatin dhe garantuesin kryesor të sigurisë së vendit të tyre për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën?”, thotë eksperti për Rusinë, Mark Galeotti.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky njoftoi administratën Trump të martën, përmes një publikimi në rrjetin social ‘X’, se Ukraina është e përkushtuar për paqe.

Për ukrainasit, që vuajnë nga sulmet ajrore ruse, ndërprerja e ndihmës amerikane është një rezultat i hidhur.

“Shpresoj që Presidenti Trump të ndryshojë mendjen. Viktima e agresionit nuk mund të jetë fajtore dhe të ndëshkohet”, thotë Viktoria, banore e Kievit.

“Ndoshta Evropa mund të ndihmojë disi. Shpresa ka mbetur vetëm tek Evropa tani, askund tjetër”, thotë Illia, banor i Kievit.

Ndërkaq, Rusia e mirëpriti vendimin e Uashingonit për ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën duke thënë se “situata duhet zgjidhur me mjete paqësore”./VOA

Etiketa: armatimEvropeUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Samiti i BE: Fokusi çështjet e sigurisë dhe lufta në Ukrainë

08:44 : 03/10/2025
BOTA

Sulm me dron rus në Dnipro të Ukrainës, një i vdekur dhe 20 të plagosur

20:11 : 30/09/2025
BOTA

Brukseli synon asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës në vitet në vijim

12:38 : 30/09/2025
BOTA

Po e humbet Trump durimin? – Kthesë ndaj Ukrainës?

09:36 : 25/09/2025
BOTA

Suedia apelon për “gatishmëri lufte” në Evropë

13:21 : 23/09/2025
BOTA

Rikthehet kërcënimi i ISIS në Europë! Vritet militanti që po planifikonte sulme

15:58 : 20/09/2025
Para

Specialisti: Adoleshentët të kenë kujdes në palestër

TË GJITHA

Horoskopi, e martë 7 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 06/10/2025

“U hodh në erë procesi”/ Alimehmeti i përgjiogjet Shehajt: I kërkuam takim për Binajn, por nuk u përgjigj

23:01 : 06/10/2025

OBSH: 15 milionë adoleshentë në botë përdorin cigare elektronike, 9 herë më shumë se të rriturit

22:52 : 06/10/2025

VIDEO/ Me pranga në duar, momenti kur Elvis Shkambi futet në Policinë e Tiranës

22:49 : 06/10/2025

“Do ju hedh të gjithëve në erë”/ Si e paralajmëroi në media krimin e sotëm Gjon Shkambi (VIDEO)

22:28 : 06/10/2025

“Prokuroria nuk ka hetuar”/ Hoxha: Nuk është hera e parë që gjyqtarët kërcënohen në sallën e gjyqit

22:20 : 06/10/2025

“Kam parë pamjet”/ Gazetarja: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, ja drejtoi dhe sekretares

22:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com