“Të kthehemi në tryezë dhe të fillojmë negociatat, në mënyrë që ndihma amerikane të rikthehet,” i bëri thirrje zëvendës presidenti amerikan, J.D. Vance, Ukrainës, duke shtuar se Donald Trump mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes për tokat e rralla.
“Ne duam që ukrainasit të kenë një vend sovran dhe të pavarur. Ne besojmë se trupat ukrainase kanë luftuar me shumë guxim, por jemi në një pikë këtu ku as Evropa, as Shtetet e Bashkuara dhe as ukrainasit nuk mund ta vazhdojnë këtë luftë pafundësisht”, tha zëvendës presidenti amerikan.
“Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të ulen në tryezën e bisedimeve. Dhe Presidenti po përpiqet të dërgojë një mesazh shumë të qartë: ukrainasit duhet të vijnë në tryezë dhe të fillojnë të negociojnë me Presidentin Trump për marrëveshjen e mineraleve”, shtoi ai më tej.
I pyetur nëse ai beson se marrëveshja për mineralet e rralla është ende e mundur, Vance tha: Sigurish që besoj. Besoj se Presidenti është ende i përkushtuar ndaj marrëveshjes për mineralet.
Vance akuzoi gjithashtu ukrainasit se nuk ishin të gatshëm të negociojnë në mirëbesim dhe argumentoi se SHBA nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë për sa i përket ndihmës për Ukrainën.
“Është vërtet qesharake dhe sinqerisht një fyerje për popullin amerikan, që evropianët mund të arrijnë një marrëveshje më të mirë se amerikanët”, tha ai.