• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Ndryshime në qasjen e Departamentit të Shtetit ndaj Kinës

16:57 : 04/03/2025
në BOTA

Shtetet e Bashkuara po bëjnë një dallim të qartë midis Partisë Komuniste Kineze (PKK) dhe popullit kinez, duke theksuar se Uashingtoni e sheh qeverinë e Pekinit, jo publikun e gjerë, si një kundërshtar në konkurrencën strategjike, sipas një dokumenti të brendshëm të siguruar nga Zëri i Amerikës.

Kjo qasje përputhet kryesisht me mesazhet publike të Departamentit të Shtetit në vitet e fundit të mandatit të parë të Presidentit Trump.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio udhëzoi ambasadat dhe konsullatat amerikane që të përdorin terminologji më specifike dhe të shmangin shprehjet që në gjuhën kineze që mund të kenë kuptim negativ për popullin, kulturën apo gjuhën kineze.

Udhëzimi i fundit pason heqjen e referencave ndaj qeverisë së Pekinit si “Republika Popullore e Kinës” në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, e cila tani i referohet vendit thjesht si “Kina”.

Dokumenti i brendshëm udhëzon Departamentin e Shtetit që të përdorë inicialet “CCP” (Partia Komuniste e Kinës) në fjalimet publike ose deklaratat për shtyp mbi veprimet e qeverisë, duke pranuar se Partia Komuniste e Kinës ka autoritetin përfundimtar mbi vendimet politike, ekonomike, ushtarake dhe shumë vendime të tjera të Pekinit.

Lexo edhe:

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

Një plan paqeje pa dorëzim territori te Rusia, Ukraina dhe BE përgatisin propozimin për Trump

Por lidhur me veprimet keqdashëse të Kinës, dokumenti këshillon që të mos përdoret mbiemri “kineze” për të shmangur perceptimin se qeveria e Shteteve të Bashkuara ia atribuon ato veprime popullit kinez, thuhet në udhëzimin e Departamentit të Shtetit.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara këshillohen gjithashtu që të shmangin përdorimin e gjuhës që pasqyron ideologjinë e udhëheqësit të Kinës Xi Jinping.

Sipas këtij udhëzimi, udhëheqësi i Kinës Xi duhet të quhet si “Sekretar i Përgjithshëm” i Partisë Komuniste, jo si “President”, duke pasqyruar rolin dominues të partisë mbi shtetin, një praktikë kryesisht në përputhje me qasjen e ish-Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

Në udhëzimin e brendshëm, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ripohoi theksin tek informacionet e Departamentit të Shtetit mbi politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Kinës, ku thuhet se Shtetet e Bashkuara do t’i trajtojnë marrëdhëniet e tyre me Kinën bazuar në parimet e “reciprocitetit dhe drejtësisë”.

Për më tepër, Departamenti i Shtetit duhet të shmangë karakterizimet e përdorura më parë nga administrata e ish-presidentit Joe Biden, si “investoni-përmirësoni-konkurroni” dhe “menaxhim me përgjegjësi i marrëdhënieve” mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Në Pekin, zyrtarët kinezë kanë “kundërshtuar me vendosmëri” ndryshimet në faqen e Departamentit të Shtetit me informacione për Kinën, duke e akuzuar atë për “përdorim të së ashtuquajturës konkurrencë strategjike Kinë-SHBA”.

Në një konferencë për shtypin të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian tha se Kina “ka dorëzuar protesta serioze tek Shtetet e Bashkuara” pas intervistave të fundit të Sekretarit Rubio në media, të cilat Pekini i konsideroi si “të zhytura në mentalitetin e Luftës së Ftohtë”.

Në Uashington, analistët thonë se ndryshimet e politikave të Departamentit të Shtetit për Kinën janë normale dhe shpesh ndodhin kur një administratë e re merr detyrën.

“Ne jemi ende duke pritur të shohim saktësisht se si administrata e Presidentit Trump” do të ndryshojë strategjinë e saj më të gjerë për Kinën, tha Brian Hart, zëvendësdrejtor i Projektit Fuqia e Kinës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington. Megjithatë, gjatë një diskutimi të hënën mbi Kinën të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, ai vuri në dukje se përditësimet në faqet zyrtare të internetit janë të zakonshme gjatë ndërrimit të administratave./VOA

Etiketa: kinaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Një plan paqeje pa dorëzim territori te Rusia, Ukraina dhe BE përgatisin propozimin për Trump

12:16 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikuan 25 persona drejt SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

10:04 : 22/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

16:50 : 20/10/2025
Para
Në foto: Në dosjen hetimore janë llogaritur shpenzimet e blerje on-line nga Ajola Xoxa

Faktet përballë propagandës/ Të gjitha të pavërtetat e Veliajt nga qelia

TË GJITHA

OKB: Gaza po përballet me katastrofë shëndetësore që do të zgjasë për breza të tërë

14:58 : 22/10/2025

Drejtuesja e AMF-së: Nga 1 janari 2026, sigurimi i makinës do të ndryshojë sërish

14:57 : 22/10/2025

Ky është Flori Paluçi që vrau 23-vjeçarin dhe mbeti viktimë gjatë konfliktit në Manëz

14:41 : 22/10/2025

Lejuan kultivimin e 550 rrënjëve kanabis, pezullohen nga detyra 4 policë në Kavajë/ EMRAT

14:32 : 22/10/2025

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025

Ari stabilizohet pas rënies së fortë, tregjet përgatiten për më shumë luhatshmëri

14:24 : 22/10/2025

Familjet në Shkodër, Elbasan dhe Dibër çojnë gjysmën e buxhetit për ushqime

14:12 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com