Një 16-vjeçare nga fshati Bregas në Korçë ka humbur kontaktet me familjen e saj.
Autoritetet policore raportojnë se ajo është larguar nga banesa e saj që më datën 2 Mars dhe nuk është kthyer më. Ka qenë vëllai i saj, shtetasi S. H., 22 vjeç, i cili ka bërë kallëzim në Polici dhe u ka kërkuar ndihmë autoriteteve për t’i gjetur të motrën.
Policia thotë se po punohet për gjetjen e 16-vjeçares.