• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

12:37 : 04/03/2025
në BOTA

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Ka propozime të ndryshme.

SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po ashtu nga ushtarët amerikanë dhe armët e tyre – kryesisht nga aftësitë speciale ushtarake që evropianët nuk i kanë ende në dispozicion. Për shembull, në drejtim të transportit ajror të tankeve apo trupave, por edhe të zbulimit dhe vëzhgimit satelitor.

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit (përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve), sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht, kjo përfshin rreth 50 brigada me gjithsej 300.000 ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme në Lituani (me rreth 5.000 ushtarë) e solli Bundeswehr-in gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese.

Një Evropë me dy shpejtësi?

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar këtë javë një “zbutje” të rregullave të rrepta për shumën maksimale të borxhit kombëtar, të cilat janë përcaktuar nga Traktati i Mastrihtit në përputhje me qëndrimin e shpallur të Gjermanisë, se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim duhet të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare. Von der Leyen ka propozuar edhe një “Plan për riarmatimin e Evropës”. Ajo propozon edhe një fond që do të mobilizonte deri në 800 miliardë euro për qëllimet e mbrojtjes.

Lexo edhe:

Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane (EPC) me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet patjetër të përpiqen që vendimet të merren në mënyrë unanime, por ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Ky “koalicion i vullnetarëve”, siç u tha, duhet të përfshijë edhe vendet që nuk janë aktualisht anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia. Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët (Fondi i Financimit të Sigurisë Evropiane), dhe me fondet e përbashkëta. Duke bashkuar forcat, ne mund të marrim hua shumë më tepër sesa do të ishte e mundur me shumën e kapaciteteve tona individuale, thuhet më tej.

Borxhet e përbashkëta: po apo jo?

Franca, Spanja dhe Greqia duan që armatimet evropiane të paguhen me hua të përbashkëta evropiane. Sipas tyre, kjo do të ndihmonte në shmangien e një barrë shtesë mbi buxhetet e tyre kombëtare tashmë të ngarkuara nga borxhe të mëdha. Para së gjithash, është presidenti francez Emmanuel Macron ai që propozon krijimin e një fondi evropian të mbrojtjes ushtarake, i modeluar sipas fondit të BE-së për tejkalimin e pasojave të menaxhimit të krizave gjatë pandemisë së virusit korona.

Por vetël fjala Euro-bono mjafton për të shkaktuar shqetësim te ministri gjerman i Financave. Dhe nuk është vetëm Gjermania që është e rezervuar në lidhje me idenë. Edhe disa vende të tjera që praktikojnë disiplinë të rreptë buxhetore kanë rezerva të ngjashme. Këto vende preferojnë një koncept ku shpenzimet e mbrojtjes do të mbeten përgjegjësi e qeverive kombëtare në të ardhmen. Megjithatë, do të ishte krejtësisht e paqartë se si vende si Spanja apo Italia, të cilat ndajnë më pak se 1.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, mund t’i afrohen ndonjëherë objektivit të shpallur të NATO-s prej 2 për qind të PBB-së, veçanërisht kur shikohet në kontekstin e borxhit të tyre (shumë) të lartë kombëtar?

Porositë e përbashkëta të armëve?

Deri më tani, blerjet e përbashkëta të armëve kanë qenë përjashtim brenda BE-së. Pasojë e kësaj praktike është fakti se në Evropë përdoren pesë herë më shumë sisteme të ndryshme armësh sesa në SHBA. Nga pikëpamja ekonomike, do të ishte shumë më e zgjuar të shpallej një tender për zhvillimin e armëve të reja dhe t’i jepej punë koncernit që prodhon pajisje ushtarake dhe ofron kushtet më tërheqëse. Nëse të gjitha ushtritë, për shembull, do të blinin një model tankesh të rënë dakord paraprakisht, atëherë prodhimi i një numri më të madh tankesh do të ishte përfundimisht më i lirë (për copë).

Ajo që duket si një ide e mirë ekonomikisht shpesh dështon për shkak të egoizmit kombëtar. Ministritë e Mbrojtjes deri më tani kanë qenë të lumtura për të blerë sisteme të prodhuara nga fabrikat vendase të armëve. Zbatimi i projekteve të përbashkëta do të vonohej për shkak të procesit të ndërlikuar të harmonizimit të pozicioneve. Sipas ekspertëve ushtarakë, prokurimi i përbashkët, pavarësisht gjithë kësaj, është diçka që ka potencialin më të madh për pajisjen më të mirë të ushtrisë me një kosto të menaxhueshme.

Kredi të favorshme?

Shumë vende anëtare të BE-së janë unanime në vlerësimin e tyre se Banka Evropiane e Investimeve (EIB) duhet të miratojë kredi të favorshme për blerjen e armëve dhe municioneve. Deri më tani, kjo nuk ka qenë në përputhje me statutet. Prodhimi i armëve mbështetet nga linja krediti vetëm në raste të jashtëzakonshme – në parim, vetëm kur armët mund të përdoren edhe për qëllime civile, për shembull për satelitë ose drone. “Zbutja” e këtyre rregullave mund të lejojë kompanitë e mesme në sektorin e armëve dhe të mbrojtjes në veçanti të “furnizohen” me kredi të favorshme./DW

Etiketa: armatimiarmatosjaevropafinancimigjermaniaparatë

Lajme të lidhura

BOTA

Plane për grusht shteti në Gjermani, padi kundër “separatistëve saksonë”

09:11 : 12/09/2025
BOTA

Reuters: Përgatitje për luftë? Gjermanisë i duhen 100 mijë ushtarë aktivë

20:21 : 11/09/2025
AKTUALITET

Salianji: Paratë e drogës po diktojnë vendimmarrjen politike në vend

21:42 : 10/09/2025
AKTUALITET

Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

14:17 : 10/09/2025
AKTUALITET

Emigrantët shqiptarë “braktisin” Italinë e Greqinë, “magneti” i ri janë Gjermania dhe Europa Veriore

22:24 : 09/09/2025
BOTA

Çfarë pasojash mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

11:27 : 09/09/2025
Para

"Përse më more klientët?"/ Sherr mes biznesmenëve të varreve në Fier, rrihen me shkopa bejsbolli

TË GJITHA

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com