• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj dhe “Procesi” i tij: Justifikimet letrare përballë fakteve të SPAK!

17:57 : 03/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Erion Veliaj, i vetëshpallur si viktima më e madhe e drejtësisë shqiptare që pas gjyqeve të diktaturës, ka përqafuar frymën e “Procesit” të Franc Kafkës për të shpjeguar dramën e tij personale. I izoluar në paraburgim që prej datës 10 shkurt, ish-kryebashkiaku i Tiranës ka hyrë dhelpërisht në rolin e një personazhi letrar, që vuan mes absurdit të shoqërisë ku jeton, por në anën tjetër përzgjedh paragrafë, fjali dhe detaje nga dosja hetimore, të cilat i nxjerr nga konteksti për të fajësuar drejtësinë me pyetje të tipit: “Mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse??”.

Në alibinë e tij letrare, që ndjek si një fill të gjitha statuset e tij në Facebook, Veliaj kujton se para se të arrestohej udhëtoi dy herë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në datën 30 Dhjetor dhe në datën 20 Janar. “U ktheva sërish” thotë ai i habitur. “Ku është rreziku? Ku është arratisja?”

Prandaj dhe atë që e konsideron si rreziku i ikjes, Veliaj e thjeshton me fjalët: “Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria”.

Qëllimi i Veliajt është të shfaqet si një individ jo vetëm i pafajshëm, por edhe i pafuqishëm përballë një mekanizmi të padrejtë, të cilin e personifikon emri i prokurorit Ols Dado, njeriu që e mban në burg me pa të drejtë, ndoshta për hatërmbetjet e ndonjë leje ndërtimi të refuzuar dikur dhe që e ka shndërruar kryebashkiakun naiv dhe të mirë të Tiranës, në të burgosur politik.

Lexo edhe:

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

Në fakt, dosja e sigluar nga Altin Dumani dhe Olsi Dado dhe më pas vendimi i firmosur nga gjykatësi Erjon Bani përshkruan një personazh krejt tjetër nga qytetarët e përhumbur të Franc Kafkës.

Në dosje, Veliaj del si një kryetar bashkie i korruptuar që me njërën dorë ndan leje ndërtimi, ndërsa dorën tjetër e shtrin në zyrat e bashkëshortes së tij, Ajol Xoxës dhe merr si ryshfet, vila dhe para kesh, të cilat i qarkullon për t’i pastruar me miqtë e tij të ngushtë.

Dosja përmban fakte dhe episode, të cilat Veliaj nuk i përmend, por që më parë nuk ka pasur kurajon t’i bëjë asnjë politikan tjetër i marrë nën hetim nga SPAK. Janë këto fake dhe episode që e kanë bindur gjykatësin Erjon Bani të firmosë masën e sigurisë me burg të kryebashkiakut, në mënyrë që procesi i gjykimit të jetë më i drejtë dhe më i paanshëm.

Përveç korrupsionit të përmasave olimpike dhe pastrimit të parave, kryebashkiaku i Tiranës i ka kaluar kufijtë e absurdit duke kërcënuar agjentët e BKH-së përmes mesazheve telefonike.

“Lali” nuk ka pritur duarkryq që çështja të shkojë në gjykatë, nuk e ka ruajtur qetësinë dhe as është hutuar si ndonjë viktimë kafkiane që endet pa busull në labirintet e sistemit, kur ka mësuar se shtëpia e tij po kontrollohej nga agjentët e BKH. Ndryshe nga personazhet e pafuqishëm që përshkruan Kafka, ai e sfidoi realitetin me mesazhe kërcënuese nga celulari i tij.

Mesazhe, që mesa duket, drejtësia i ka lexuar si duhet.

Prandaj dosja prej 360 faqesh shkon përtej gjysëm të vërtetave që përshkruhen në mesazhet e Veliajt në rrjetet sociale.

Përveç akuzave për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK ka argumentuar qartë se Veliaj nuk ka ngurruar të përdorë çdo mjet për të frikësuar hetuesit dhe për të manipuluar procesin. Dhe këtu hyn lista e “haramit” që kryebashkiaku nuk e përmend në statuset e tij patetike:

1. Kërcënimet ndaj agjentëve të BKH-së – Po, po, Veliaj nuk ka pritur t’i çojë dikush tjetër mesazhe në emër të tij, por ka marrë vetë telefonin duke u përpjekur të ushtrojë presion mbi hetuesit. Një strategji që e futi edhe më thellë në batakun penal ku gjendet tani.

“Sjellja e shtetasit nën hetim Erion Veliaj, kur bëhet fjalë për komunikimin e përdorur me hetuesit e BKH-së dhe “kurajon” e shfaqur nga ky shtetas për t’i lënë të shkruara mesazhet e tij intimiduese në adresë të organit procedues, dëshmon qartë për personalitetin e këtij të fundit” shkruhet në dosjen që e izoloi në burg.

2. Përdorimi i pushtetit politik në bashki – Marrja në pyetje e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, ishte një tjetër episod tragjikomik ku del në pah pushteti i tij si kryetar bashkie. Bashkë me Ajola Xoxën, në SPAK kanë qenë edhe punonjës të Bashkisë së Tiranës – një tjetër “detaj” që Veliaj nuk e përmend, por që tregon qartë se si e përdor administratën bashkiake si mburojë personale.

Dhe në arsyetimin e tij, gjykatësi Erjon Bani e përmend këtë si faktor rreziku për “helmimin” e provave, kur thotë:

“Prania e punonjësve të rëndësishëm të Bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erjon Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thurrr për të dhënë deklarime në prokurorinë e posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e Partners Laë shpk, dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksionve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës”

3 Mungesa e bashkëpunimit dhe përpjekja për të manipuluar dëshmitarët – Në dosje përmendet disa herë tentativa e Ajola Xoxës dhe deputetes socialiste, Klotilda Bushka për të maipuluar një nga dëshmitaret e procesit Ina Goxhaj, si një nga momentet kryesore që ka ndikuar në rëndimin e masës ndaj Erjon Veliajt.

Gjykatësi Erjon Bani nuk e sheh veprimin e Ajola Xoxës si një episod të veçuar, por e sheh atë si pjesë të sjelljes mosbashkëpunuese të çiftit Veliaj-Xoxa, që të dy kanë bërë përpjekje për të penguar hetimin. Ndaj në vendim shkruhet “gjykata mban në konsideratë personalitetin e shtetasve nën hetim” duke llogaritur këtu se edhe pasi janë vënë në dijeni për hetimin, kanë vazhduar me shkeljet.

Jo më kot, prokurorët kërkuan të llogaritet ” ambienti ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimin mjaft të fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia më e madhe në vend…”.

Ndaj, atyre që vërtet “lali” u ngjan me viktimat e sistemit, të cilat i krijoi me mjeshtëri Franc Kafka, përgjigjia është “Jo, kjo nuk është e vërtetë”. Sepse ndryshe nga Jozef K, Erjon Veliaj ka qenë në majat e sistemit, ai ka pasur në duar çdo instrument të pushtetit politik, për ta penguar drejtësinë dhe nuk ka hezituar ta përdorë fuqinë e tij.

Dhe një reagim i tillë kundër drejtësisë, nuk të çon më në studiot televizive për intervista, por në qelinë e burgut. Aty ku statuset në Facebook janë e vetmja formë arratisjeje./Lapsi.al

Etiketa: ajola xoxaErjon Veliajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Agroturizëm me fondet IPARD dhe skemë ‘5D’/ SPAK fali Erion Isain për hetimin pasuror

11:20 : 16/07/2026
AKTUALITET

‘Korrupsion dhe pastrim parash’/ SPAK i pafuqishëm ndaj Belinda Ballukut

22:10 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Fshehje dosjesh dhe afera/ Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, kur do të veprojë SPAK?

17:30 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Belinda në qendër të skandalit të Bankers”/ Kallëzim i ri në SPAK për Ballukun

16:01 : 15/07/2026
AKTUALITET

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026
Para

Qëlloi me armë jashtë gjykatës në Gjermani, dorëzohet në polici motra e Besar Nimanit

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetJojobetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş