• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret e PD/ Kush janë kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri, sa vota morën deputetët

10:05 : 03/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike mbajti më 1 Mars procesin e Primareve, teksa mbrëmjen e djeshme zyrtarizoi dhe rezultatet për 12 Qarqet e vendit, të cilat do të kenë një peshë të rëndësishme në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet pët zgjedhjet e 11 Majit.

Në rezultat nuk u përfshinë qendrat e votimit në Vorë dhe Paskuqan sa i përket Qarkut të Tiranë dhe qendra e votimit në Konispol në Qarkun e Vlorës. Ato janë shpallur të parregullta nga KOKOE, për shkak se janë konstatuar problematika, ku në kuti janë gjetur më shum% vota se sa numër votuesish.

Sa i përket pjesëmarrjes, sipas të dhënave zyrtare nga PD, në rang kombëtar kanë votuar gjithsej 50,854 anëtarë, ndërsa në Tiranë ka qenë numri më i madh i anëtarësisë që ka votuar, 13 052 anëtarë.

Nga rezultati vihet re se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që s’kanë kaluar as pragun e caktuar në qarqe, duke u skualifikuar automatikisht, pa iu kaluar emri në Kryesi.

Nga të gjithë kandidatët, më i votuari ka rezultuar deputeti Bledjon Nallbati me 1219 vota, por vlen të theksohet se ai votat i ka marrë vetëm në zonën e Devollit, pasi në Korçë dhe qytetet e tjera të Qarkut numri i votave që ka marrë ka qenë shumë i vogël. Pas Nallbatit, renditen sërish emra surprizë si Zija Ismaili në Berat, Hysen Kadiu në Tiranë apo Eduart Sharka në Fier.

Lexo edhe:

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

Sa iu përket kandidateve gra, sërish kreun e mban një deputete, Jorida Tabaku, e cila ka arritur të marrë 651 vota në Qarkun e Tiranës, teksa pas saj renditet deputetja Ina Zhupa, e cila ka arritur të marrë 641 vota në Qarkun e Vlorës.

Nga deputetët aktualë të PD-së që morën pjesë në Primare, ata që nuk arritën të kalonin as pragun minimal, duke u skualifikuar automatikisht nga kandidimi më 11 Maj janë Kreshnik Çollaku, Sorina Koti dhe Orjela Nebijaj. Kujtojmë se drejtuesit politik të Qarqeve nuk morën pjesë në Primare.

15 kandidatët burra më të votuar në PD

1- Bledion Nallbati 1219 vota – Deputeti PD kandidoi në Korçë
2- Zija Ismaili 1091 vota – ish-kandidati për kryebashkiak i Beratit  kandidoi në këtë qark
3- Hysen Kadiu 913 vota – dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve  –Kandidoi në Tiranë –
4- Eduart Sharka – 795 vota –  dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lushnje për t’u bërë pjesë e primareve – Kandidoi në Fier
5-Klevis Balliu 737 vota –  Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, – kandidoi në Tiranë
6- Shkëlzen Ibra 707 vota – Kandidoi në Kukës
7- Edmond Spaho 691 vota – kandidoi në Korçë
8- Luan Baçi – 677 vota – Kandidoi në Fier
9- Gjin Gjoni 674 –  kandidoi në Lezhë
10 – Igli Cara 622 vota –  kandidoi në Durrës
11 -Ilir Alimehmeti 603 –  kandidoi në Tiranë
12- Ilir Krosi 578 vota –  kandidoi në Dibër
13- Dashnor Sula 538 vota –  kandidoi në Elbasan
14 -Arjan Hoxha 521 – kandidoi në Tiranë
15- Blendi Himci 510 vota – Elbasan  – Ishte Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan që dha dorëheqjen për të kandiduar në primare.

10 kandidatet gra më të votuar në PD

1- Jorida Tabaku 651 – kandidoi në Tiranë
2- Ina Zhupa 641 vota – kandidoi në Vlorë
3- Manjola Luku 424 vota – kandidoi në Durrës
4- Manjola Nikollo 412 vota – kandidoi në Vlorë
5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota – kandidoi në Tiranë
6- Elda Hoti 394 vota – kandidoi në Lezhë
7- Ledina Alolli 394 vota –kandidoi në Korcë
8- Denisa Vata 369 vota – kandidoi në Dibër
9- Ilda Zhulali 357 – kandidoi në Tiranë
10- Lindita Metaliaj 348 vota – kandidoi në Lezhë

Sa vota morën në Primare deputetët aktualë të PD?

1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës
2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korcës
3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit
4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës
5- Ina Zhupa mori  641 vota në primaret e Vlorës
6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit
7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës
8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit
9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit
10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës
11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës
12-  Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës
13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e  Lezhës
14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës
15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit
16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës
17-Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës
18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit
19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës
20- Orjela Nebiaj mori 47  vota në primaret e Tiranës
21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës

Etiketa: burraDeputetetgrakandidatetme te votuaritPDprimare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025
AKTUALITET

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025
Para

EMRI/ Ekstradohet nga Madridi 30-vjeçari nga Shkodra, 3 vite më parë iu gjet një serë me kanabis

TË GJITHA

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Qarkun e Dibrës, ja si ndahen votat mes partive

09:34 : 13/05/2025

E martë, data 13, pse konsiderohet dita më e pafat e vitit?

09:23 : 13/05/2025

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com