• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parkimi, një mision i shtrenjtë dhe shpesh i pamundur në Tiranë

15:36 : 02/03/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, SOCIALE

Gjetja e një parkimi, si pranë banesës, afër punës, apo në çfarëdo vendi tjetër ku duhet të udhëtosh është një mision i vështirë dhe për këtë bien dakord pjesa më e madhe e anketuesve nga një sondazh i zhvilluar në faqen e Monitor.al gjatë muajit janar, përmes platformës ECR (Engaged Citizens Reporting).

Gjithsej u përgjigjën 514 të anketuar, 76% e të cilëve meshkuj.

Në përgjigje, dominoi grupmosha 34-44 vjeç, me 45% të të anketuarve, e ndjekur nga të rinjtë 18-34 vjeç, me 33% të atyre që u përgjigjën. Sipas rretheve, dominoi Tirana, me 92% të të anketuarve.

84% e përdoruesve të automjeteve thanë se hasin gjithmonë probleme me gjetjen e parkimit në qytet.

“Tirana është zgjeruar shumë me ndërtime pallatesh, ndërkohë që rrugët në qytet kanë mbetur njësoj. Unë makinën e përdor vetëm për të lëvizur jashtë Tirane, sepse për të shkuar në punë (në qendër) nuk gjej parkim.

Lexo edhe:

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

Edhe në lagje nuk kam parkim. Është një luftë për të parkuar dhe shpeshherë na vënë gjoba, sepse rreth e rrotull pallatit tim kanë vendosur tabela që nuk lejojnë parkimin.

Ndërkohë që pallati, ndërtim i vitit 2002, me 10 kate banim me nga 6 hyrje për kat, ka vetëm një kat parkim”, thotë Bruna.

“Janë hequr mbi 30.000 vende parkimi dhe nuk është shtuar asnjë parking i ri, ka mbetur në fazën fillestare, ndërkohë që nevojat rriten. Rrugët nuk janë përmirësuar dhe për të shkuar në një vend ka vetëm një rrugë.

Të gjitha makinat detyrohen të lëvizin në të njëjtat akse kryesorë”, thotë S.D, nga Tirana, që përdor çdo ditë makinën dhe shpenzon 5-10 mijë lekë në muaj për parkimin.

Krahas vështirësive, parkimi ka një kosto gjithnjë e më të lartë. 46% e të anketuarve thanë se shpenzimi mujor për parkim luhatet midis 5-10 mijë lekë në muaj dhe 17% nga 10-20 mijë.

Më pak se 5 mijë lekë në muaj u kushton parkimi 33% të të anketuarve. Një pakicë prej 4% shpenzon më shumë se 20 mijë lekë në muaj.

“60 euro në muaj është parkim fiks. Përveç kësaj kam dhe parkimin ditor në vendin e punës dhe me raste gjobat e bashkisë. Çdo muaj, shpenzimi e kalon 10 mijë lekë”, thotë A nga Tirana.

“8 mijë lekë është parkingu fiks në pallatin ku banoj. 8-10 mijë në muaj janë parkimet ditore me orë në qytet”, thotë një tjetër përdorues automjeti nga kryeqyteti, që shpenzon 10-20 mijë lekë në muaj për parking.

“Të qëndruarit 2 orë në trafik çdo ditë dhe kostot e larta të parkimit e kanë bërë Tiranën një qytet të mërzitshëm”, thotë Bledi nga Tirana. Ai shpenzon mbi 20 mijë lekë në muaj për parkimin e automjetit të tij.

“Gjetja e parkimit është bërë një mision i pamundur, sidomos në kryeqytet. Në lagjen time nuk gjen dot asnjë parkim mujor me pagesë, ndërsa Policia Bashkiake vë gjithmonë gjoba nëse parkon poshtë pallatit”, thotë Lola, e cila e përdor makinën disa herë në javë dhe ka një kosto 5-10 mijë në muaj për parkim.

“Hapësira për parkingje po reduktohet çdo ditë e më shumë, pasi dhe ato që kanë mbetur po jepen për pallate. Bashkia ndërkohë të gjobit në momentin e parë që parkon në një zonë që nuk lejohet.

Të mbash makinë në Tiranë është bërë një mision i pamundur dhe me kosto shumë të shtrenjtë”, pohon një tjetër përdorues automjeti në kryeqytet, që shpenzon 5-10 mijë lekë në muaj.

“Nuk po ngelet më asnjë hapësirë boshe për parkimin e makinës në lagje. Edhe ato që kishin mbetur i zunë pallatet e reja që po ndërtohen”, thotë një përdoruese makine nga Tirana, që e nxjerr makinën çdo ditë dhe shpenzon 5-10 mijë lekë në muaj në parking.

“Nuk e kuptoj se si banorët pranojnë të blejnë shtëpi në një ndërtesë mbi 15 kate, pa parking dhe rruga para ndërtesës mezi merr dy makina”, thotë Denisi nga Tirana, që shpenzon më pak se 5 mijë lekë në muaj për parkim.

Krahas reduktimit të hapësirave, problem mbetet zënia e posteve të parkimit për biznes. “Zonat e parkingut publik nëpër lagje janë zaptuar nga individë që shfrytëzojnë këto hapësira për nevoja të tyre personale dhe strukturat përgjegjëse të Bashkisë së Tiranës janë jo ekzistuese”, thotë E. nga Tirana, që shpenzon 5-10 mijë lekë në muaj, por e përdor makinën vetëm disa herë në javë.

“Bashkia nuk merr masa për heqjen e mjeteve që prej kohësh nuk kanë paguar taksat, ka shumë mjete që parkohen nëpër lagje, dhe pronari ka ikur fare nga Shqipëria.

Duhet të merren masa për verifikimin e mjeteve që s’kanë paguar taksat apo detyrimet e tjera dhe të bllokohen nga autoritetet përkatëse”, thotë Kleida nga Tirana.

Ka dhe nga ata që koston e parkimit dhe karburantit e zëvendësojnë me përdorimin e taksisë, si një mjet më komod dhe pa shumë kokëçarje.

“Nuk përdor makinë personale, por taksi. Kostoja e përdorimit të taksisë është rreth 20 mijë lekë”, thotë Alma nga Tirana, e cila përdor taksi disa herë në javë.

Mungesa e hapësirave për parkim, apo mospasja e frikës së ndëshkimit për të lënë makinën kudo, edhe duke i bllokuar rrugën tjetrit, bëjnë që parkimi i gabuar të konsiderohet nga 45% e të anketuarve si rregulli që shkelet më shpesh.

Në vend të dytë renditet shkëputja e vëmendjes gjatë drejtimit të mjetit, e zgjedhur nga 19% e të anketuarve dhe tejkalimi i shpejtësisë, me 16%./MONITOR

Etiketa: i (pa)munduri shtrenjtemisionparkimistresTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Shkoza dy javë pa ujë, banorët: Ujësjellësi nuk zgjidh problemin, na thonë “lutuni Zotit”

12:07 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025
Para

Samiti në Londër/ Ursula von der Leyen: Do të mbështesim Ukrainën

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com