• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Izraeli bllokon ndihmat për Gazën, presion Hamasit për të pranuar planin e Trump

16:43 : 02/03/2025
në BOTA

Izraeli ka bllokuar hyrjen e të gjitha mallrave dhe furnizimeve në Gaza. Zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi deri më tani kishte refuzuar të pranonte një zgjatje të përkohshme të armëpushimit sipas një propozimi të të dërguarit të Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff.

“Izraeli nuk do të lejojë një armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë. Nëse Hamasi vazhdon refuzimin e tij, do të ketë pasoja të mëtejshme”, tha zyra e Netanyahut në deklaratë.

Një zëdhënës i Hamasit e quajti lëvizjen shantazh dhe “krim lufte” pas përfundimit të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe u kërkoi ndërmjetësve që të detyronin Izraelin të rifillonte furnizimin me ndihma. Grupi palestinez dëshiron që faza e dytë e marrëveshjes të vazhdojë siç ishte negociuar fillimisht, me lirimin e pengjeve dhe të burgosurve palestinezë dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.

Zyra e Netanyahut tha se Izraeli kishte rënë dakord me një propozim të SHBA-së që armëpushimi të vazhdonte për rreth 6 javë gjatë periudhës së Ramazanit dhe të Pashkës. Sipas planit të Witkoff gjysma e robërve, të gjallë dhe të vdekur, do të lirohen ditën e parë, ndërsa pjesa tjetër do të lirohet nëse arrihet një armëpushim i përhershëm.

Bisedimet për fazën e dytë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit nuk kanë bërë asnjë përparim deri më tani dhe është e paqartë nëse ato do të rifillojnë. Faza e parë e armëpushimit që skadoi të shtunën ndaloi pesëmbëdhjetë muaj luftime në Rripin e Gazës dhe pa lirimin e 33 pengjeve në këmbim të afro 2000 të burgosurve palestinezë. Negociatat për fazën e dytë mbahen në Kajro, me zyrtarë izraelitë, të katarit, egjiptianë dhe amerikanë që punojnë për t’i dhënë fund luftës.

Lexo edhe:

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

Ndërkohë, organizatat humanitare kanë thënë vazhdimisht se armëpushimi duhet të vazhdojë nëse duan të ofrojnë ndihmën e nevojshme për palestinezët në enklavën bregdetare, e cila është shkatërruar nga lufta.

Etiketa: armepushimibllokonGazaHamasiIzraelindihmatplanipresionTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
BOTA

Trump një vit në detyrë, analiza e BBC: A ka ulur realisht çmimet e ushqimeve, energjisë dhe makinave?

10:10 : 08/11/2025
BOTA

Hungaria përjashtohet për një vit nga sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

08:46 : 08/11/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme i jep të drejtë Trump: Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër!

08:10 : 07/11/2025
BOTA

“Shkatërrim total”, BBC brenda Gazës pas dy viteve luftë (Video)

21:36 : 05/11/2025
Para

Kategoria e Parë/ Erzeni gjen fitoren e dytë sezonale, mposht Valbonën

TË GJITHA

Atentati në Rinas/ Artan Hoxha: Janë skuadër e frikshme! Ata vranë edhe Brilant Martinaj

15:12 : 13/11/2025

Emri/ Vodhi 100 mijë portofole kriptovalutash, arrestohet në Greqi 38-vjeçari shqiptar

15:07 : 13/11/2025

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas/ VIDEO

14:58 : 13/11/2025

2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

14:46 : 13/11/2025

U arrestua pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, Gjykata e Korçës liron nga burgu Kevi Muçollarin

14:45 : 13/11/2025

Vengu: Do të prodhojmë anije ushtarake në Pashaliman me Italinë

14:25 : 13/11/2025

Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët: Do merrem privatisht me ju!

14:18 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com