• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Është i vetëdijshëm”, Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papa Franceskut është e qëndrueshme

14:07 : 02/03/2025
në BOTA

Papa Françesku,  i shtruar në spital për më shumë se dy javë me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje “stabile”, pasi kaloi “një natë të qetë”, thuhet nga Vatikani, në njoftimin e së dielës.

“Papa po vazhdon të pushojë”, tha Vatikani në përditësimin e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit 88-vjeçar të Kishës Katolike.

Mbrëmjen e së shtunës, Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante dhe ishte i vetëdijshëm dhe po lutej.

Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabile dhe Papa nuk ka numër të lartë të qelizave të bardha në gjak, që shpesh tregojnë për një infeksion, tha Vatikani, duke shtuar se prognoza, sikurse në ditët paraprake, mbetet e “rezervuar”.

Françesku, që udhëheq 1.4 miliard katolikë në mbarë botën, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt me bronkit që shumë shpejt u zhvillua në pneumoni në dy mushkëritë.

Lexo edhe:

SHBA: Tërheqja e Vatikanit nga Bordi i Paqes për Gazën është për të ardhur keq

As Vatikani nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Donald Trump

Fundjavën e kaluar, Vatikani raportoi se ai ishte në gjendje “kritike”, pasi kishte pësuar një sulm të madh respirator, duke nxitur shqetësime për gjendjen e Papës.

Pas një sërë raportimesh se gjendja i ishte përmirësuar, të premten Vatikani tha se Françesku kishte pësuar një krizë të izoluar të frymëmarrjes.

Katolikët dhe të tjerë në mbarë botën janë lutur për shëndetin e Papës, i cili udhëheq me Kishën që pothuajse 12 vjet.

Besimtarët kanë shkuar vazhdimisht pranë spitalit Gemelli dhe janë lutur për Papën, kanë lënë mesazhe të shkruara për të, përfshirë edhe posterë të krijuar nga fëmijët.

Në dy vjetët e fundit Papa është përballur me disa probleme shëndetësore. Ai është i prirë ndaj infeksioneve në mushkëri për shkak se kur kishte qenë i ri kishte hequr një pjesë të mushkërive. /REL/

Etiketa: gjendja shendetesorepapa franceskuVatikani

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA: Tërheqja e Vatikanit nga Bordi i Paqes për Gazën është për të ardhur keq

09:47 : 19/02/2026
BOTA

As Vatikani nuk do të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” të Donald Trump

17:09 : 18/02/2026
AKTUALITET

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

07:58 : 05/09/2025
BOTA

Pse Vatikani nuk e njeh shtetin e Kosovës?

09:38 : 01/06/2025
BOTA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025
BOTA

U zgjodh Papa i ri i Vatikanit, 10 gjëra që duhet të dini rreth Robert Prevost

08:42 : 09/05/2025
Para
Edmond Papa, biznesmeni i ekzekutuar në vitin 2022 në Tiranë

"Koka" e klanit "Papa" për të cilin punonin shefat e policisë, vëllai i biznesmenit të ekzekutuar në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom