• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha nga Milano: Ballkani i Hapur do hidhet në kosh, markat shqiptare do mbushin tregjet

17:07 : 02/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me diasporën shqiptare në Milano, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha e konsideroi këtë vit, si vitin e diasporës shqiptare dhe sipas liderit demokrat, entuziazmi i tyre po zgjon shpresat e çdo shqiptari dhe është kthyer në eliksirin e fitores.

Sali Berisha: Ky është viti i diasporës, dhe mbi të gjitha i juaji. Sepse, para zgjedhjeve, ju i keni bërë Shqipërisë dhuratë tjetër po kaq të çmuar. Unë ju them ju, se kjo dashuri që dëshmoni ju, se kjo energji që dëshmoni ju, se ky entuziazëm po ngroh zemrat e çdo shqiptari, po zgjon shpresat e çdo shqiptari, po rikthen besimin tek Shqipëria, tek çdo shqiptar. Kjo dashuri, ky mall, ky pasion është kthyer në eliksirin e fitores të shqiptarëve për Shqipërinë!

E keni patur një vështirësi të veçantë. Kur shoh këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm, rri edhe mendoj: problemi se terrori, se varfëria, se burgosjet politike, se plaçkitja masive i ka topitur shqiptarët. Pse ju jeni kaq në këmbë? Ka entuziastë, kaq shpërthyes? Sepse, jetoni në një vend të lirë dhe e dini se, nuk burgosen kundërshtarët politikë për të marrë mandate. Dhe e dini se, nuk ndërtohet me çmime 10-fish rrugët dhe shkollat për të vjedhur qytetarët. Dhe e dini se, nuk grabiten dhe plaçkiten pasuritë e shqiptarëve për t’u pasuruar një grusht hajdutësh në krye të shtetit dhe qeverisë. Ndaj dhe, kjo është arsyeja që jeni në këmbë. Kurrë ndonjëherë ndërgjegja kombëtare nuk ka qenë, ndofta që nga pavarësia gjer sot, më e përqendruar tek shqiptarët jashtë atdheut se sa është sot.

Fitorja është e jona. Ne ia kemi dalë. Vetëm po të merrni 3 muajt e fundit ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur. Le t’i bëjmë një pyetje bashkërisht vetes: Sikur Sali Berisha të deklaronte nga dritarja e katit të tetë tri muaj më parë se, në Shqipëri do zbarkojë për të drejtuar fushatën e PD-së kryestrategu i planetit, kryestrategu i rikthimit më të jashtëzakonshëm në histori, rikthimit të Donald Trump, a nuk do thoshit, askush nuk do ta besonte. Sikur, 3 muaj më parë të deklaroja nga ajo dritare se, të gjitha partitë politikë të qendrës së djathtë, qindra prej tyre, në 3 rezoluta do të dënonin regjimin e Edi Ramës, narkodiktaturën, do mbështesnin shqiptarët dhe të drejtat e tyre.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

“Berisha nuk shkon dot përtej militantëve të tij”/ Lubonja: Regjimi nuk rrëzohet pa u bashkuar

Ndër të tjera, Berisha premtoi se Shqipëria pas 11 Majit, nëse ai fiton, do të jetë Shqipëria ku qytetarët jetojnë me dinjitet dhe paguhen me dinjitet Ai premtoi dhe për një Shqipëri prodhuese, dhe rritje të eksporteve, ku sipas tij, tregjet do të mbushen me markat “made in Albania”, teksa shtoi se projekti i Ballkanit të Hapur do të hidhet në kosh.

Sali Berisha: Po cili është programi ynë? Shqipëria madhështore fillon njëherë në radhë të parë, me një Shqipëri ku qytetarët jetojnë si njerëz. Ku qytetarët të mos përballen me varfërinë ekstreme. Shqipëria madhështore, Shqipëria e jetueshme, Shqipëria e shpresës realizohet në 3 muaj. Një paketë emergjence, e cila nxjerr çdo shqiptar në territorin e Shqipërisë jashtë varfërisë ekstreme. Kjo, në fakt do u lehtësojë edhe ju shumë. Sepse, unë e di. Jo vetëm familjarëve të afërt, po edhe të tjerëve u kërkojnë nga mospasja, t’iu dërgoni ilaçe, t’iu dërgoni gjëra të ndryshme. Sepse, ndodh prore që një pension nuk mjafton as për 2 javë ilaçe. Ndodh prore që një pension është afërsit sa qeraja e banesës. Këto marrin fund!

Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria ku qytetarët jetojnë me dinjitet, paguhen me dinjitet. Por jo vetëm kaq. Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria në të cilën ju, miqtë tuaj italianë, qyetarët shqiptarë do vendosin ëndrrat e tyre, kur sfidat e tyre, bizneset e tyre. Po, po, Shqipëria vendi më miqësor për investimet është zotimi ynë. I taksave të ulëta. Për çdo shqiptar që kthehet në Shqipëri, 5 vjet pa asnjë taksë, dhe përsëri stimuj të tjerë.

Shqipëria madhështore, do të jetë Shqipëria e krenarisë sonë. Shqipëria nuk mund të jetë kurrë madhështore pa ‘Made in Albania’. Shqipëria madhështore do të jetë ‘Made in Albania’. Mendoni për një moment qytetet, fshtrat, brigjet nga keni ardhur, pasuritë përrallore që ka Shqipëria, nuk i ka vend tjetër në 28 mijë km2 në Europë e as në botë.

Pra, do bëhet gjithçka në moton: ekonomia, ekonomia, ekonomia! Shqipëri prodhuese, Shqipëri prodhuese. Markat shqiptare do mbushin dyqanet, markat shqiptare do vërshojnë. Mund të ketë njerëz që e dëgjojnë me skepticizëm, por u thëm një gjë. Merrni pak regjistrat e viteve 2005-2013. 320% u rritën eksportet, u rrit prodhimi, u rrit ‘made in Albania’. Kurse sot, ka 3 vite që Shqipëria, zbret prodhimi, zbret, zbret, zbret dhe në vitin 2024 eksportet në Shqipëri ishin 32% më pak se në 2023. Jo, ne do bëjmë gjithçka që ato pasuri që ia ka fal Zoti Shqipërisë t’i kthejmë në të mira për qytetarët shqiptarë, për ju që do të vini të investoni, për miqtë tuaj që do të vijnë me ju të investojnë në Shqipëri.

Ballkani i Hapur, Stop! Në kosh do të hidhet. Argati i Vuçiçit do përgjigjet për krimin e tmerrshëm ekonomik që ka kryer ndaj shqiptarëve.

Etiketa: ballkani i hapurBerishamilanoshqiptaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Berisha nuk shkon dot përtej militantëve të tij”/ Lubonja: Regjimi nuk rrëzohet pa u bashkuar

18:02 : 02/06/2025
AKTUALITET

Gjokutaj: Deputetë të PD-së po përgatiten të riasgjesojnë Berishën, lufta do të jetë fizike

14:42 : 02/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

14:28 : 02/06/2025
AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Caktohet trupa gjykuese për Sali Berishën dhe Malltezin

11:27 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani do quhet Altin Troplini, mbajti për 22 ditë fletë arrestet për kartelin e drogës

10:25 : 02/06/2025
Para

2 viktima dhe 15 të plagosur nga rrëshqitjet e dheut në Ekuador

TË GJITHA

“Sky Ecc”, zbërthehet edhe në Kosovë! Arrestohen 22 persona dhe sekuestrohen 129 automjete

16:10 : 03/06/2025

Vllaznia prezanton afrimin e radhës, 19-vjeçari vjen nga akademia kuqeblu

16:01 : 03/06/2025

EMRI/ Hajduti serial nga Tirana thyen “arrestin në shtëpi”, vjedh një makinë dhe tenton të arratiset

16:00 : 03/06/2025

Mos e zbukuroni Ferrin

15:55 : 03/06/2025

VIDEO/ Ukraina sulmon urën që lidh Krimenë me Rusinë, 1100 ton ekspoziv shpërthejnë nën ujë

15:48 : 03/06/2025

Operacioni “Rrjeti i Merimangës”/ Kush është DJ që tronditi Rusinë me sulmin 7 mld dollarësh

15:48 : 03/06/2025

“Berisha të mos largohet, s’ka asnjë arsye”, Gjekmarkaj: Ne bëmë gjithçka, tani është radha e shoqërisë

15:39 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com