• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Studiuesit: Shqipëria ende nuk ka dënuar plotësisht krimet e komunizmit

20:23 : 27/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur organizoi sot në Universitetin e Shkodrës një takim mbi nevojen e angazhimit publik për t’u ballafaquar me krimet e periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, studiuesit veçuan faktin se tranzicioni i gjatë, niveli i korrupsionit dhe dështimi i shtetit për të përmbushur nevojat e qytetareve po ringjallin nostalgjinë për të kaluarën.

Studiuesit që morën fjalën në takimin e organizuar sot në Universitetin e Shkodrës nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur theksuan faktin se, e kaluara e periudhës së komunizmit vazhdon të jetë një nga çështjet më të debatuara midis të majtes dhe të djathtës në Shqipëri.

Rektori Universitetit të Shkodrës, profesor Tonin Gjuraj, tha se shoqëria shqiptare ka nevojë të përballet me të kaluarën, të dënojë krimet e komunizmit dhe se tranzicioni i gjatë dhe konfliktual i ka rrënjët në qendrimin ndaj të kaluarës.

“Në një masë të konsiderueshme qëndrimet dhe sjelljet që ne kemi sot për tranzicionin demokratik dhe për demokracinë në tërësi i kanë rrënjët tek e kaluara jonë. Dhe, nëse ne nuk kemi guximin publik të përballemi me krimet e komunizmit dhe me të kaluarën, ne do të detyrohemi pastaj të socializohemi me një kulturë që e harron të kaluarën”.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

Për profesor Albert Rakipin, i cili drejton Institutin Shqiptar për Studimet Ndërkombëtare, mungesa e vullnetit politik, nga partitë që qeverisën vendin pas pariudhës së komunizmit, ka penguar ballafaqimin e plotë me të kaluaren komuniste. Ndaj, shtoi ai, kultura e totalitarizmit, që u kultivua për më shumë se 40 vjet gjatë komunizmit, vazhdon edhe sot në forma të ndryshme.

“Kemi një konflikt politik në Shqipëri që nga 90-ta e deri tani, i cili vetëm zgjerohet, i cili në fakt minon ndërtimin e një shteti dhe shoqërie demokratike. Pra, është e domosdoshme që të ndahemi me kulturën totalitare. Për fat të keq, konstatojmë nga të gjitha krahët se, të rinjtë që merren me politikë vazhdojnë me ndasitë, gjendjen e konfliktit dhe asgjësimit të kundërshtarit”.

Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë si dhe mungesa e dënimit të krimeve të komunizmit, sipas profesor Rakipit, po nxisin ringjalljen e nostalgjive për periudhën e komunizmit në Shqipëri.

“Kemi bërë studime të ndryshme, që lidhen me perceptimin që kanë qytetarët për arsimin sot, për shëndetësinë, shërbimet bazë, të cilat një shtet supozohet t’u sigurojë qytetarëve. Dhe, qytetarët të lodhur nga kjo amulli, nga nivelet e korrupsionit dhe nga dështimi i shtetit për të siguruar gjërat themelore që një shtet siguron për qytetarët, atëherë kujtojnë me nostalgji kohën e komunizmit ”.

Pjesëmarrësit në takimin e organizuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur theksuan nevojen e një ballafaqimi të plotë të shoqërisë shqiptare me të kaluarën, reflektimin ndaj saj, si dhe një përpjekje më të madhe për t’a dokumentuar dhe trajtuar atë në studime, shkolla, dhe në kulturë./ VOA

Etiketa: denimkomunizmiShqiperiastudiuesit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
Para

Ivan Balliu rinovon me Rayo Vallecano-n, detajet e kontratës

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com