• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Marrëveshja SHBA-Ukrainë për mineralet pritet të nënshkruhet këtë javë

16:39 : 27/02/2025
në BOTA

Presidenti Donald Trump thotë se do të presë të premten në Shtëpinë e Bardhë Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskyy, për të nënshkruar një marrëveshje që u siguron Shteteve të Bashkuara qasje tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, udhëheqësi ukrainas thotë se disa çështje ende mbeten të pazgjidhura.

Presidenti Donald Trump thotë se të premten do të presë në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin e Ukrainës për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla. Marrëveshja do t’u jepte Shteteve të Bashkuara të drejta thelbësore për shfrytëzimin e mineraleve të rralla të nëntokës ukrainase dhe do të kompensonte Uashingtonin për armët e dërguara Kievit për luftën trevjeçare kundër agresionit të Moskës.

“Do të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme për mineralet dhe çështje të tjera”, tha Presidenti Trump.

Por udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, vuri në dukje një pikë thelbësore që nuk është përfshirë në këtë marrëveshje, garancinë konkrete për sigurinë e Ukrainës. Më parë, Presidenti amerikan hodhi poshtë një aspiratë thelbësore të Ukrainës, anëtarësimin në NATO.

“Në këtë marrëveshje flitet vetëm në përgjithësi për garancitë e sigurisë. Por mendoj se nuk është veçanërisht për këto garanci. Hapat e ardhshëm duhet të jenë për të. Pa garanci sigurie për të ardhmen, nuk do të kemi paqe dhe armëpushim të vërtetë. Nëse nuk e kemi këtë, asgjë nuk do të funksionojë. Nuk do të kemi asgjë”, tha zoti Zelenskyy.

Lexo edhe:

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, Olena Prokopenko me Fondin Gjerman Marshall, thotë se marrëveshja për mineralet ishte pjesë e formulës origjinale të Presidentit Zelenskyy për paqen.

“Është e vështirë për qeverinë ukrainase që t’i kthehet plotësisht ofertës. Fatkeqësisht, projektpropozimi që iu ofrua Ukrainës në përgjigje të këtij propozimi ishte tejet zhgënjyes dhe i njëanshëm. Por tani që marrëveshja duket të jetë shumë më e balancuar, qeveria ukrainase është gati ta nënshkruajë”.

Zonja Prokopenko, që është ish-këshilltare e Ministrit të Financave të Ukrainës, thotë se pret disa përmirësime para nënshkrimit të marrëveshjes.

“Ka disa përparime sa i përket garancive si një faktor, por do të duhet të jetë shumë më i detajuar në marrëveshjen përfundimtare, sepse për momentin, në thelb nuk ka një lidhje specifike mes sigurisë dhe investimeve. Aktualisht, duket si një marrëveshje investimi dhe jo si një marrëveshje sigurie”.

Detaje të tjera pritet të finalizohen përpara përfundimit të luftës brutale në Ukrainë. Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës. Moska është zotuar se nuk do të kthejë asnjë pjesë në atë që do të ishte një marrëveshje paqeje./ VOA

Etiketa: marreveshjamineraleSHBAUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
BOTA

Zelensky thotë se ka nevojë për mbështetjen evropiane dhe për “dy-tre vjet luftime”

15:07 : 28/10/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA, kompania e naftës “Lukoil” detyrohet të shesë asetet jashtë Rusisë!

13:37 : 28/10/2025
BOTA

SHBA-ja dhe Japonia lavdërojnë “epokën e artë” të aleancës, arrijnë marrëveshje për mineralet e rralla

09:44 : 28/10/2025
Para

EuroNatur: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

TË GJITHA

Operacion policor vdekjeprurës në Brazil, të paktën 40 persona humbin jetën

15:31 : 29/10/2025

Shumë shpejt mund të bëjmë blerje online përmes ChatGPT

15:25 : 29/10/2025

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025

Ish-deputeti i PS, Etjen Xhafaj emërohet në krye të Postës shqiptare

14:59 : 29/10/2025

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025

Kontrabandë mallrash nga Shqipëria drejt Kosovës, e pëson tregtari 43-vjeçar

14:36 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com