• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Influencuesi kontrovers Andrew Tate largohet nga Rumania dhe rikthehet në SHBA

16:26 : 27/02/2025
në BOTA

Figura kontroverse që ka ndikim në internet, Andrew Tate, dhe vëllai i tij janë rikthyer në SHBA, duke u larguar nga Rumania ku kanë qenë të përfshirë në një çështje ligjore nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore dhe shfrytëzim seksual.

Njësia e prokurorisë kundër krimit të organizuar në Rumani, DIICOT, tha më 27 shkurt se gjykatësit kanë hequr masën e ndalimit për vëllezërit, që kanë shtetësi  amerikane dhe britanike dhe të cilët ishin nën masën e arrestit shtëpiak për shkak se dyshohen për një rast penal.

Kjo njësi nuk dha detaje se pse u është hequr masa e ndalimit të udhëtimit, por njoftimi vjen pasi ministri i Jashtëm i Rumanisë, Emil Hurezeanu, tha se rasti i vëllezërve është ngritur më herët gjatë këtij muaji nga Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për misione të posaçme.

Si Hurezeanu dhe kryeministri Marcel Ciolacu kanë thënë se nuk kanë pasur presion nga zyrtarët amerikanë për të liruar vëllezërit.

Ueb-faqja rumune BoardingPass tha se një avion privat u nis nga Bukureshti më herët gjatë 27 shkurtit drejt Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

VIDEO/ SHBA demonstron forcën, teston raketën bërthamore që kap çdo cep të botës

Mediat lokale, duke cituar burime, thanë se vëllezërit Tate ishin në bordin e këtij avioni.

“Kërkesa për të ndryshuar obligimin për moslargim nga Rumania është miratuar”, thanë prokurorët përmes një njoftimi, duke shtuar se të gjitha obligimet e tjera janë respektuar “përfshirë kërkesat për kontroll nga autoritetet gjyqësore sa herë që u është kërkuar”.

DIICOT ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Tate dhe dy grave rumune, pasi ata u arrestuan në dhjetor të vitit 2022 nën dyshime për trafikim me qenie njerëzore.

Ndaj katër të dyshuarve zyrtarisht u ngrit aktakuzë vitin e kaluar dhe Gjykata e Bukureshtit vendosi vitin e kaluar që gjyqi mund të niste, por nuk caktoi një datë për nisjen e tij. Të katër të akuzuarit kanë mohuar akuzat.

Megjithatë, Gjykata e Apelit në Bukuresht më 19 dhjetor gjeti “parregullsi” në aktakuzën e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e riktheu rastin te prokurorët.

Gjykata tha se prokurorët tani mund të sjellin dëshmi të reja për të mbështetur akuzat e tyre apo të ndryshojnë aktakuzën ekzistuese.

Andrew Tate, 38 vjeç, ka më shumë se 10 milionë ndjekës në rrjetin social X, por është dëbuar nga platformat e tjera, përfshirë nga Facebook-u dhe TikTok-u, pas akuzave se ka publikuar deklarata me gjuhë të urrejtjes dhe komenteve mizogjiniste.

Ai është ankuar për aktakuzën, duke i akuzuar prokurorët se po tentojnë të “shënjestrojnë të gjithë që i njoh dhe madje kanë lëshuar urdhër për paraqitje për nënën e fëmijës tim” dhe duke pretenduar se ata nuk kanë prova kundër tij.

Andrew Tate në gusht u vendos në masën e arrestit shtëpiak dhe Tristan Tate u vendos nën kontroll të autoriteteve për 30 ditë, pasi ata u morën në pyetje nga prokurorët rumunë kudër korrupsionit, si pjesë e hetimit të akuzave të reja kundër tyre.

Gjatë hetimit penal, prokurorët thanë se kanë identifikuar shtatë gra që ishin shfrytëzuar seksualisht “me forcë, në mënyrë që të merrnin përfitime të mëdha finanicare” për të akuzuarit nga njerëzit që kishin qasje në përmbajtje në rrjetet sociale.

Prokurorët i kanë akuzuar vëllezërit Tate për rekrutim të viktimave të tyre, duke i joshur ato dhe duke iu premtuar lidhje apo martesë.

Viktimat më pas ishin dërguar në pronat e tyre në periferi të Bukureshtit, ku ishin shfrytëzuar seksualisht përmes dhunës fizike dhe kërcënimeve psikike dhe u detyruan të krijonin përmbajtje pornografike, thanë prokurorët.

Hetuesit rumunë i morën sërish në pyetje vëllezërit Tate dhe kryen bastisje të reja në pronat e tyre lidhur me akuzat e reja. DIICOT tha atëbotë se akuzat e reja përfshijnë akuzën e formimit të një grupi të organizuar, trafikim të minoerëve, akteve seksuale me minorenë, deklarata ndikuese dhe pastrim parash.

Atyre u ishte ndaluar largimi nga Rumania teksa vazhdonin procedurat ndaj tyre, por pritej që të ekstradoheshin në Britani, kur të përfundonin proceset në Rumani.

Në Britani, ata përballen me akuza të tjera për dhunim dhe trafikim me qenie njerëzore, shtet ku më 18 dhjetor një gjykatë vendosi se policia mund të konfiskojë 3.3 milionë dollarë për të mbuluar taksat e papaguara për vite të tëra.

Vëllezërit Tate kanë thënë më herët se nuk duan të ekstradohen nga Rumania, shtet që e konsiderojnë shtëpi të tyre./REL

Etiketa: andrew taterumaniaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025
BOTA

VIDEO/ SHBA demonstron forcën, teston raketën bërthamore që kap çdo cep të botës

20:25 : 02/06/2025
BOTA

SHBA/ Një gjarpër lë mbi mijë shtëpi pa energji elektrike në Karolinën e Veriut

17:01 : 02/06/2025
BOTA

SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

20:06 : 01/06/2025
BOTA

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025
BOTA

Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

20:32 : 31/05/2025
Para

Plas grushti mes vajzave në Tiranë, shpallet në kërkim 38-vjeçarja

TË GJITHA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025

Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…

11:48 : 03/06/2025

Pas tezave të Anglishtes, publikohen edhe ato të Frëngjishtes/ FOTO

11:46 : 03/06/2025

Rrëfimi dramatik i ish-sulmuesit të Napolit: Babai vrau nënën time, pastaj bëri vetëvrasje para syve të mi

11:35 : 03/06/2025

Kosovë/ Arrestohen 15 persona për mashtrim kibernetik në një bankë

11:29 : 03/06/2025

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com