• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Votimi në OKB, Rusia përshëndet “qëndrimin më të balancuar” të SHBA për Ukrainën

22:54 : 25/02/2025
në BOTA

Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim më të balancuar” të Shteteve të Bashkuara lidhur me Ukrainën, pas miratimit në Këshillin e Sigurimit të rezolutës amerikane “Rruga drejt Paqes”, pavarësisht rezervave të zëshme të shprehura nga Britania dhe aleatët evropianë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se qëndrimi amerikan dëshmon “dëshirën reale për të kontribuar drejt një zgjidhjeje”.

Në teksin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara shprehet keqardhje për viktimat “në konfliktin Rusi-Ukrainë” dhe vihet në dukje se qëllimi kryesore i Kombeve të Bashkuara “është ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve”.

Po ashtu, “bëhet thirrje për t’i dhënë fund sa më shpejt konfliktit dhe për një paqe të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë”.”Kjo rezolutë na vendos në rrugën drejt paqes”, u tha anëtarëve të Këshillit ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Dorothy Shea. “Është hapi i parë, por vendimtar, për të cilin duhet të jemi të gjithë krenarë. Tani duhet ta përdorim atë për ndërtimin e një të ardhmeje në paqe për Ukrainën, Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar.”

Rezoluta u miratua me 10 vota pro, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara dhe abstenime nga Britania dhe katër anëtarë evropianë të Këshillit. Asnjë anëtar nuk votoi kundër rezolutës.

Lexo edhe:

OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

Franca dhe Britania u përpoqën të siguronin një shtyrje të votimit, por nuk ia arritën. Më pas dy vendet, së bashku me Danimarkën, Greqinë dhe Slloveninë, kërkuan ndryshime në tekstin e Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë zëvendësimin e formulimit “konflikti Rusi-Ukrainë” me “sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës nga Federata Ruse”.

Po ashtu, ato synonin të përfshinin shprehjen e mbështetjes për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështetjen për “paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

“Ndërsa jemi plotësisht të përkushtuar për paqen në Ukrainë, ne bëjmë thirrje për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe sigurisht jo për dorëzimin pa kushte të vendit viktimë”, tha ambasadori i Francës, Nicolas de Riviere.

Ambasadorja britanike Barbara Woodward tha se kushtet e paqes kanë rëndësi dhe se “vetëm një paqe e drejtë, që respekton kushtet e Kartës së OKB-së do të zgjasë”.

Rusia propozoi dy amendamente, një për ato që i cilëson si shkaqet kryesore të konfliktit dhe një tjetër për një formulim me terma më të butë mbi konfliktin.

Përpjekjet për të ndryshuar tekstin e rezolutës së Shteteve të Bashkuara dështuan, ose për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme të Këshillit, ose për shkak të vetos së Rusisë, në dy raste. Uashingtoni abstenoi gjatë votimit për ndyshimet në rezolutë.

Votimi në Këshillin e Sigurimit pasoi një proces të mëhershëm votimi, në Asamblenë e Përgjithshme për dy projekt rezoluta të ndryshme, një e paraqitur nga Ukraina dhe një nga Shtetet e Bashkuara.

Secila prej tyre kaloi me një shumicë të ngushte prej 2/3, por Uashingtoni kundërshtoi aleatët, Ukrainën dhe Bashkimin Europian, mbi mënyrën se si duhej të karakterizohej konflikti, si dhe zgjidhja e tij e mundshme.

Në javët e fundit, përpara mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, ukrainasit dhe europianët qarkulluan një projekt-rezolutë në shembullin e të mëparshmeve, të miratuara nga organizmi prej 193-anëtarësh, përgjatë tre viteve të fundit.

Projekt-rezoluta përfshinte formulimin mbi “sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës” dhe bënte thirrje për një “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe “brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht”.

Më pas, të premten pasdite, Shtetet e Bashkuara, paraqitën tekstin e rezolutës së tyre “Rruga drejt paqes”.

Diplomatët europianë, që u gjetën të papërgatitur, u takuan gjatë fundjavës me qëllim gjetjen e mënyrave për të penguar që varianti amerikan të minonte mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, në një moment kritik për luftën.

Të hënën në mëngjes, ata propozuan tre amenadamente për tekstin e Shteteve të Bashkuara, të cilët u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme, por në fund, u hodhën poshtë nga Këshilli i Sigurimit.

Kur u hodh për votim, teksti i ndryshuar i Shteteve të Bashkuara, Uashingtoni abstenoi për rezolutën e vet. Rezoluta u miratua me 93 vota pro, 8 kundër dhe 73 abstenime.

“Këto amendamente përqendrohen tek referencat gjuhësore dhe jo tek fundi i luftës”, tha ambasadorja Dorothy Shea. “Përpjekja për shtuar terma minimizon atë që po përpiqemi të arrijmë me këtë rezolutë largpamëse: një konsensus të fortë nga anëtarët e këtij organi për t’u bërë bashkë në një rezolutë që bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit”.

Rusia gjithashtu votoi kundër tekstit të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, sepse Asambleja hodhi poshtë përpjekjen e saj për ndërhyrje në tekst, për të shtuar në të “shkaqet e konfliktit”.

“Thelbi i tekstit është shtrembëruar plotësisht”, tha ambasadori rus Vassily Nebenzia, por ai mirëpriti veprimin e Ushingtonit dhe tha se shpresonte që të pasohej nga nisma të tjera.

“Besoj se sot, kolegët tanë amerikanë e kanë parë vetë se rruga drejt paqes në Ukrainë nuk do të jetë e lehtë dhe se shumë do të përpiqen me sa të munden që paqja të mos arrihet”, tha ambasadori rus.

Rezoluta ukrainase dhe evropiane u miratua me duartrokitje të forta, me 93 shtete që votuan pro, 18 kundër dhe 65 që abstenuan, por kjo ishte mbështetja më e dobët që Ukraina ka marrë gjatë tre viteve të fundit në Asamblenë e Përgjithshme.

“Rusia besonte se Ukraina do të dorëzohej. Rusia besonte se ne do të binim për tre ditë. Rusia besonte se qeveria jonë do të ikte. Megjithatë, Rusia i bëri llogaritë shumë keq”, tha Mariana Betsa, zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, duke shtuar se ukrainasit vazhdojnë të jenë të vendosur dhe të rezistojnë.

Në një ndryshim të papritur, Shtetet e Bashkuara votuan kundër tekstit ukrainas. Kundër votuan edhe Rusia me aleatët e saj, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut, disa shtete afrikane, anëtarja e BE-së, Hungaria, si dhe Izraeli.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por kanë peshë morale tek komuniteti ndërkombëtar./ VOA

Etiketa: OKBRusiaSHBAukriana

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: 100 për qind e banorëve të Gazës janë në rrezik nga zia e bukës

19:20 : 30/05/2025
BOTA

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

19:16 : 30/05/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA: Shtypja e fjalës, shpopullimi dhe minimi i zgjedhjeve kërcënojnë partneritetin me Amerikën

17:25 : 30/05/2025
BOTA

Macron: Përplasja SHBA-Kinë, rreziku më i madh për botën

16:44 : 30/05/2025
AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
BOTA

Rusia sulmon Harkivin, teksa rritet zemërimi i Trump ndaj Putin

15:00 : 30/05/2025
Para

SHBA kërkon të largojë Evropën nga marrëveshja e financimit me Ukrainën

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

10:34 : 31/05/2025

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com