• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lulzim Basha lobon sërish në SHBA, por këtë herë pa lekë

20:42 : 25/02/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Kreu faktik i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha, ka vendosur të lobojë sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por pas telasheve që e gjetën me financimet e lobimeve në SHBA gjatë periudhës 2017-2018, këtë herë zoti Basha ka vendosur të lobojë pa lekë, përmes një marrëveshje probono me Sonoran Policy Group dhe lobistin Robert Stryk.

Marrëveshja e dakortësuar pak ditë më parë, saktësisht në datën 19 shkurt, është shfaqur në regjistrin e lobimeve të Departamentit amerikan të Drejtësisë sipas detyrimeve të aktit për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA).

Objekti i lobimit të zotit Basha këtë herë është “Rritja e ndërgjegjësimit për sfidat e Shqipërisë në rrugën e saj për të siguruar sundimin e ligjit, një demokraci funksionale, dhe mbrojtjen e lirive themelore, vëmendje e veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe të organizuar krimi si dhe përmirësimi i konkurrencës dhe klimë së biznesit për të tërhequr investime nga Shtetet e Bashkuara në Shqipëri”

Sonoran Policy Group është i njëjti lobist që zoti Basha kontraktoi për tre vjet rresht për lobim në SHBA gjatë kohës që ishte në krye të Partisë Demokratike në periudhën 2018-2020, për një kosto totale prej 180 mijë dollarësh. Por më parë, në vitin 2017, PD dhe zoti Basha kontraktuan një rrjet të gjerë kompanish për lobim në shtetet e Bashkuara të Amerikës për pagesa totale që shkonin deri në 1 milionë dollarë.

Lexo edhe:

CIA: Sulmet nuk e shkatërruan programin bërthamor të Iranit, vetëm e vonuan

SHBA/ Çmimi i naftës bie ndjeshëm, tregtohet më lirë se para konfliktit Iran-Izrael

Telashet ruse
Veçanërisht njëra prej kontratave të lobimit, ajo me Muzin Capitol Partners, rezultoi problematike për PD-në dhe zotin Basha. Kontrata e lidhur me 22 mars 2017 u deklarua në regjistrin amerikan të lobimeve me 8 muaj vonesë, por problemi më i madh i saj ishte se një pjesë e parave për Muzin u paguan përmes një kompanie guackë të quajtur Biniata Trade. Kjo ishte një kompani e regjistruar në Skoci, por nga shtetas rus.

Skandali shpërtheu pas një investigimi të gazetës amerikane Mother Jones, e cila e akuzoi Bashën se kishte përdorur financime ruse për lobim në SHBA. Këto akuza u mbështetën edhe nga shërbimet sekrete amerikane dhe madje u artikuluan publikisht edhe nga zyrtarë të lartë në SHBA.

Sipas dokumente të publikuara nga Departamenti i Shtetit, në vitin 2017 Partia Demokratike shpenzoi 825 mijë USD në disa kompani lobimi në SHBA. Ndërkohë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve partia opozitare shqiptare ka raportuar shifra më të ulëta për shpenzime konsulence.

Ekspozimi i të dhënave kontradiktore mbi shpenzimet e lobimit nga BIRN në nëntor 2017, e shtyu Prokurorinë e Tiranës të hapte një hetim ndaj Partisë Demokratike.

Dy vjet më vonë, në prag të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019, Prokuroria e Tiranës mori të pandehur 4 zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë liderin e saj të asokohe Lulzim Basha, të dyshuar për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me pagesat për lobistët në SHBA.

Në atë kohë prokuroria kërkoi dhe dëshminë e lobistit Muzin, por ky i fundit fillimisht kërkoi garanci se nuk do të arrestohej nëse dëshmonte, ndërsa më vonë dëshmia nuk u realizua asnjëherë.

Mbyllja e gjyqit
Më 13 janar të vitit 2020, Gjykata e Tiranës rrëzoi hetimin 2-vjeçar të prokurorisë për lobimin në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi pushimin e çështjes ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë demokratë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Në vendimin e tij, gjyqtari Lazër Sallaku argumentoi se Prokuroria nuk kishte siguruar asnjë provë dokumentare për të mbështetur deklarimet e lobistit amerikan, Nikolas Muzin në Departamentin amerikan të Drejtësisë për përfitimin e dy pagesave prej 650 mijë dollarësh për llogari të Partisë Demokratike.

Sipas gjyqtarit Sallaku, Partia Demokratike i ka paguar me 25 mijë dollarë shërbimet e lobimit të Muzin dhe i ka deklaruar ato saktë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Akuza e “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” u pushua me përfundimin se “fakti nuk ekzistonte”.

Nga të gjitha provat e ofruara nga Prokuroria, gjyqtari Sallaku veçoi intervistën televizive të Bashës si “provë me ves”.

Më 21 dhjetor 2017, Basha deklaroi gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se firma e tij e lobimit kishte marrë një kontribut prej 500 mijë dollarësh nga shqiptarët e Amerikës, të cilët i kishin mbledhur paratë në SHBA dhe se këto para nuk kishin kaluar nga PD.

Gjyqtari Sallaku i cilësoi këto thënie si “të papërdorshme” në proces, pasi në kohën e deklarimit, kryetari i PD-së nuk ishte as i pandehur dhe as në cilësinë e personit që kryhen hetime.

“Lul Pengu”
Mbyllja me cen e hetimeve u pasua nga zhvillime të tjera të bujshme në kampin e demokratëve. Në vitin 2021, PD humbi për herë të tretë rresht zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Por pavarësisht kësaj zoti Basha u rizgjodh sërish në krye të PD në korrik të këtij viti.

Megjithatë qetësia opozitare e Bashës u prish vetëm dy muaj më vonë, kur në shtator zoti Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pasi ky i fundit ishte shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përjashtimi i liderit historik hapi një luftë të vërtetë civile brenda PD-së, teksa zoti Berisha nisi aksionin politik dhe e shkarkoi Bashën me votë anëtarësie nga posti i kryetarit të PD-së.

Zoti Berisha e akuzoi Bashën se ishte kapur peng në dy fronte. Nga segmente të qeverisë amerikane të lidhura me George Sorosin si dhe nga Edi Rama, pikërisht në këmbim të mbylljes së dosjes të financimeve ruse./ Kapitali.al

Etiketa: lobimLulzim BashaPartia DemokratikeSHBAtrumo

Lajme të lidhura

BOTA

CIA: Sulmet nuk e shkatërruan programin bërthamor të Iranit, vetëm e vonuan

21:59 : 24/06/2025
BOTA

SHBA/ Çmimi i naftës bie ndjeshëm, tregtohet më lirë se para konfliktit Iran-Izrael

20:17 : 24/06/2025
BOTA

Trump zgjat me një vit tjetër gjendjen e emergjencës për Ballkanin Perëndimor

16:06 : 24/06/2025
BOTA

Fentanili tensionon marrëdhëniet SHBA–Kinë/ Pekini: Po veprojmë në mënyrë të pavarur

15:26 : 24/06/2025
BOTA

Izraeli i bindet Trump: Nuk do ta sulmojmë më Iranin

15:12 : 24/06/2025
BOTA

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

13:59 : 24/06/2025
Para

Ancelotti merr vendimin drastik, ky lojtar nuk do të luajë më për Realin këtë sezon

TË GJITHA

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

22:59 : 24/06/2025

Horoskopi ditor, 25 Qershor 2025

22:55 : 24/06/2025

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

22:50 : 24/06/2025

Alimehmeti kritika KQZ, KAS dhe Kolegjit Zgjedhor: Nuk panë provat që ne kandidatët ofruam

22:39 : 24/06/2025
Δεύτερη ημέρα της πυρκαγιάς στο νησί της Χίου, Δευτέρα 23 Ιουνίου 2025. Στα μέτωπα της φωτιάς επιχείρησαν 190 πυροσβέστες - ανάμεσά τους 11 ομάδες πεζοπόρων - 38 οχήματα και 4 εναέρια μέσα, υδροφόρες και μηχανήματα έργου από τον Ελληνικό Στρατό και την Τοπική Αυτοδιοίκηση.  
(ΚΩΣΤΑΣ ΑΝΑΓΝΩΣΤΟΥ/EUROKINISSI)

Zjarri masiv në Kios, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:17 : 24/06/2025

Theo Hernandez drejt Al Hilal, pagë prej 20 milionë euro në sezon

22:08 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com