• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Erion Alibej e kishte informator, njëherë i dha 20 mijë €”, Nuredin Dumani përplaset me Xhuliano Hoxhën

12:27 : 25/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, i kthyer në të penduar të drejtësisë, gjatë dëshmisë së dhënë në GJKKO është përplasur me ish “ushtarin” e tij, Xhuliano Hoxha, i dënuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Sipas Nuredin Dumanit, Xhulian Hoxha ishte informator i Erion Alibejt dhe njëherë ky i fundit i kishte dhënë një shumë prej 20 mijë euro.

“Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?”, iu drejtua i dënuari. Ndërsa Nuredin Dumani iu përgjigj: “Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn”.

Ndërkohë Xhulian Hoxha u shpreh në gjyq: “Më herët Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Capja. Kujt i kam shërbyer unë?”.

Lexo edhe:

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

Por i penduari i drejtësisë u shpreh se “Emër nuk di. Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.”

Pjesë nga seanca në GJKKO:

Nuredin Dumani: Alibej vendosi edhe ca kamera në një pallat aty. Në vijimësi më sillte foto, përmes SKY.

Avokati Qani Hasa: Çfarë marrëdhënie kishte Alibeaj me Xhulian Hoxhajn?

Nuredin Dumani: Shoqërore. Alibeaj e paguante për informacionet që i sillte Xhulian Hoxhaj. I jepte lekë. Njëherë më ka thënë Erioni që i ka dhënë 20 mijë euro.

Avokati Qani Hasa: Kush të ndihmoi në vrasjen e Ramazanit?

Nuredin Dumani: Informacion merrja nga Alibej, por kisha edhe Henrik Hoxhën, që dinte lëvizjet dhe makinat e Emiliano Ramazanit. Ne kishim informatore një instruktor epalestre. Ajo na jepte informacion me telefon për lëvizjet e tij, kur ikte nga palestra.

Avokati Qani Hasa: Kush e mori vendimin për vrasjen e Rigers Runajt?

Nuredin Dumani: Erion Alibej e mori.

Avokati Qani Hasa: Kur vendosët të vrisni Bujar Çelën dhe arsyeja?

Nuredin Dumani: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Çami. Si duket ai i kishte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë Klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj.

Lija mjetet e punës tek shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën.

Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në Rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Çelën.

Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gatim morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi.

Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe çdo ditë.

Unë nuk i shkova tek shtëpia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë.

U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cërrikut.

Unë ju thashë “ore ai do dali për kafe”. U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.

Avokati Qani Hasa: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës?

Nuredin Dumani: Po.

Avokati Qani Hasa: Me çfarë komunikonit me Erionin dhe bashkëshorten e Xhulianit.

Nuredin Dumani: Me Sky.

I pandehuri Xhulian Hoxha: Më herët Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Capja. Kujt i kam shërbyer unë.

Nuredin Dumani: Emër nuk di.

Xhulian Hoxha: Po ku e di ti.

Nuredin Dumani: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Çela. Ai kishte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Çapjave.

Xhulian Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu?

Nuredin Dumani: Jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Çfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.

Xhulian Hoxha: A jemi parë ndonjëherë?

Nuredin Dumani: Po, jemi shkëmbyer tek pallati.

xhulian Hoxha: Ku i kisha kamerat tek shtëpia.

Nuredin Dumani: Tek dera e shtëpisë tënde kishte kamera.

Xhulian Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj?

Nuredin Dumani: Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn.

Etiketa: GJKKONuredin Dumanixhuliano hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

16:40 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Një plumb e ka kapur në kokë”/ Vëllai i “Rrumit të Shijakut” në GJKKO: Sot është gati invalid

12:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

Gjykata e Apelit shqyrton ankimin e Metës për arrestin me burg, mbrojtja kërkon zbutjen e masës

11:20 : 17/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës

15:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Vjedhja e fondeve të SASPAK/ Beqaj: SPAK më bëri funksionar të lartë për statistika

15:04 : 15/10/2025
AKTUALITET

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, GJKKO lë në burg Amar Shkëmbin

13:32 : 15/10/2025
Para

Veliaj reagon sërish nga qelia: 'Ols Kafka' më hoqi me dhunë nga punët e Tiranës

TË GJITHA

RCC: Startup-et, Shqipëria ngec në garën rajonale

11:01 : 21/10/2025

E rëndë në Mirditë/ Bie në lumin Fan, mbytet 49-vjeçari

10:51 : 21/10/2025

Dezinfektuesit e duarve shkaktojnë kancer? BE shqyrton ndalimin e etanolit

10:51 : 21/10/2025

Kryeministrja e parë femër e Japonisë! Kush është Sanae Takaichi, bateristja e apasionuar pas Heavy metal

10:42 : 21/10/2025

Aldo Avdyli i dyshuari kryesor, SPAK drejt tërheqjes së dosjes për zhdukjen e Vis Martinajt

10:33 : 21/10/2025

Ish-deputetja e PD, Zheni Gjergji, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit

10:29 : 21/10/2025

“Perandori droge prej 335 milion £”/ Jeta luksoze e vëllezërve Hoxhosmani, nga larja e makinave në Britani tek jahtet në Dubai

10:28 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com