• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Klotilda Bushka në SPAK, si deputetja socialiste intimidoi dëshmitarët

12:06 : 24/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Deputetja e PS, Klotilda Bushka ka mbërritur këtë të hënë në SPAK.

Bushka, njëkohësisht edhe Kryetare e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme nga avokati i saj.

Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së deputetes së PS në SPAK, por Bushka doli në dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Bushka ka mohuar përfshirjen, ndërsa më herët ka deklaruar se ndihej e befasuar kur emri i saj pati dalë në dosje.

Pak ditë më parë “Boldnews.al“, raportoi sesi çifti Veliaj – Bushka akuzohen nga SPAK për presione dhe intimidim të dëshmitarëve duke penguar drejtësinë.

Lexo edhe:

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

Përpara se të paraqitej për të dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme, Adela Kondakçiu i shpenzoi në takime instruktazhi me shefen e saj, Ajola Xoxa dhe avokatë. Kondakçiu punonte si financiere e Xoxës prej vitit 2018 dhe takimet kishin për qëllim që ta udhëzonin se çfarë duhej të thoshte në SPAK.

Adela dëshmoi për hetuesit më 12 dhjetor se Xoxa dhe avokatët i kërkuan që të ishte konçize, të thoshte “s’mbaj mend” si dhe të merrte kohë për përgjigjet e saj. Ata u interesuan gjithashtu të dinin se çfarë bisedash kishte pasur të ruajtura në telefonin e saj, i cili ishte sekuestruar më parë nga SPAK.

Ky është vetëm një episod i asaj që Prokuroria e Posaçme e konsideron një përpjekje të organizuar për të intimiduar dëshmitarët.

Sipas vendimit për masë sigurie, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe vartës të tij në bashki, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u angazhuan me veprime aktive në një fushatë për frikësimin e dëshmitarëve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti.

Vetë Veliaj akuzohet se u ka dërguar mesazhe intimiduese hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke u kërkuar atyre që të ndalojnë thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, ndërkohë që nëpunës të Bashkisë kanë qenë të pranishëm në takimet që Xoxa zhvillonte me dëshmitarët e çështjes, para dhe pas seancave të marrjes së tyre në pyetje nga SPAK.

“Prokuroria e Posaçme… disponon prova të pakundërshtueshme se shumica e deklaruesve të thirrur nga ana jonë janë kontaktuar para dhe pas seancave të marrjes në pyetje nga shtetasit nën hetim, specifikisht bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë,” thotë SPAK.

“Prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e “Partners Laë” shpk, dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave…,” shtohet në vendim.

Kryebashkiaku jetëgjatë i Tiranës u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai dyshohet se ka krijuar një skemë të mirëmenduar korruptive për të përfituar ryshfete nga fondet e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga bashkëshortja e tij.

Të mërkurën në mbrëmje, Gjykata Speciale konfirmoi masën e sigruisë ‘arrest me burg’ ndaj Veliajt, ndërsa la në ‘detyrim paraqitje’ Ajola Xoxën, duke qenë se është nëna e një fëmije të mitur.

Veliaj i ka mohuar akuzat përmes postimeve në Facebook nga qelia, ndërkohë që është kundërpërgjigjur me akuza ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado.

“Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion,” shkroi Veliaj, ndërsa sulmoi prokurorin e çështjes si një  ‘individ pervers’.

Edhe kryeministri Edi Rama e mbrojti Erion Veliajn, duke e cilësuar arrestimin e tij si antikushtetues dhe akuzat si ‘roman policesk’.

“Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standardeve demokratike,” tha Rama.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka mohoi që t’i kishte bërë presion njërës prej dëshmitareve dhe u ankua se nuk i ishte dhënë mundësia që të dëgjohej nga SPAK.

Intimidimi i dëshmitarëve

Balkans Youth Link Albania – BYL-A – është një organizatë jofitimprurëse  e themeluar në vitin 2002 dhe njihet si organizata mëmë e lëvizjes MJAFT. BYL-A u drejtua nga Endri Fuga deri në vitin 2009 dhe për një periudhë të shkurtër pas dorëheqjes së tij, nga Klotilda Ferhati (Bushka). Bushka ka qenë gjithashtu anëtare bordi e organizatës.

Në vitin 2016, kur BYL-A ishte pothuajse një organizatë e fjetur, drejtoreshë ekzekutive u emërua kushërira e Bushkës, Ina Goxhaj. Megjithatë, Goxhaj i ka thënë  Prokurorisë se kishte vetëm emrin si drejtuese, por pa asnjë rol. Sipas SPAK, BYL-A u kontrollua fillimisht nga Klotilda Bushka dhe pas vitit 2022 nga Ajola Xoxa.

Në dëshminë e saj në SPAK më 13 dhjetor, Goxhaj tregoi për një përpjekje të koordinuar për të ndikuar deklarimet e saj si dhe për të fshehur faktet gjatë hetimit. Ajo tregoi se ishte takuar disa herë me Bushkën, Xoxën dhe disa avokatë, të cilët e kishin udhëzuar atë që të mohonte gjithçka si dhe të fshihte faktet.

Në njërin prej takimeve në shtëpinë e prindërve të Bushkës, kjo e fundit e kishte urdhëruar “që të mohonte gjithçka” gjatë pyetjes. Shqetësimi i saj lidhej gjithashtu me adresën e BYL-A, që sipas deklarueses, s’duhej të dilte që ishte shtëpia e saj.

Në një takim të dytë në një zyrë avokatore, Ajola Xoxa i kërkoi Goxhajt që t’i dorëzonte telefonin dhe më pas e ka kontrolluar atë në lidhje me bisedat që kishte – biseda që e kanë shqetësuar.

“Deklaruesja shpjegoi se Ajola, Klotilda dhe avokati morën vendimin që ajo të mos paraqitej në Prokurorinë e Posaçme. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa më pas i ka sjellë një telefon të ri të markës Iphone 12 dhe i ka thënë se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgjësonin,” thuhej në vendim.

Në një takim të radhës më 14 dhjetor, Goxhaj dëshmon se ishte udhëzuar që “të bënte rezistencë dhe të mos tregonte realitetin e situatës”. Ajo gjithashtu është ndjerë në presion, pasi i kanë se ata do ta merrnin vesh se çfarë do të deklaronte dhe do rridhte informacioni, pasi kishin njerëz “brenda Prokurorisë”.

Goxhaj ka dëshmuar gjithashtu se Bushka e kishte kontaktuar atë sërish në zyrën e Avokatit të Popullit më 14 janar 2025, dhe pasi Ballanca ishte larguar nga zyra, e kishte pyetur atë nëse kishte pasur ndonjë shqetësim apo nëse SPAK e kishte thërritur përsëri.

Sipas dëshmisë së deklarueses, Bushka i kishte thënë gjithashtu se “Adela na ka sjellë shumë pasoja dhe është një person negativ me të cilën kemi bashkëpunuar”. Ajo e kishte porositur disa herë që të mos filste me Adelën apo me persona të tjerë për takimet që kishte pasur me të.

Prokuroria e Posaçme po e heton kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka për kryerjen e veprimeve me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës, por ajo i mohoi këto akuza.

“Po, unë e kam takuar vajzën në fjalë si një person që kam punuar dikur dhe kam lidhje familjare, lidhje gjaku. E kam qetësuar duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe nëse e gjykon të nevojshme të marrë avokat,” tha Bushka përmes një deklarate nga Kuvendi.

“Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as kam tentuar që të fshehë ndonjë të vërtetë, sepse unë jam e para më e interesuara që e vërteta të zbardhet sa më parë,” shtoi ajo.

Kufizimi i lirisë

Përpjekja sipas SPAK e koordinuar për intimidimin e dëshmitarëve dhe pengimin e hetimit ishte një ndër faktorët kyçë të vendosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ajola Xoxa u vendos fillimisht në arrest shtëpie për shkak se ishte nëna e një fëmije të mitur – masë e cila u lehtësua më pas në detyrim për paraqitje pas ballafaqimit të saj me gjykatën të mërkurën.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës, Prokuroria e Posaçme vlerësoi se ekziston një rrezik real dhe i vazhdueshëm për manipulimin ose fshehjen e provave, nëse Veliaj ose Xoxa nuk i nënshtrohen kufizimeve të lirisë.

Ky rrezik buron nga funksioni i Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndikimi i tij i fortë në administratë, si dhe sjellja e tij gjatë hetimeve, duke përfshirë mesazhet kërcënuese drejtuar hetuesve të BKH-së dhe ndërhyrjeve të tjera në proces. Xoxa, nga ana tjetër, ka kontaktuar dhe orientuar dëshmitarë përpara dhe pas marrjes në pyetje, duke ndikuar në deklarimet e tyre.

Gjykata e ka cilësuar të drejtë këtë kërkesë të SPAK, duke argumentuar se rreziku i marrjes dhe i vërtetësisë së provave është real dhe i vazhdueshëm nëse Veliaj dhe Xoxa nuk do t’u nënshtrohen masave të kufizimeve të lirisë.

“Kjo kërkesë argumentohet me qëllimin e Prokurorisë së Posaçme për të shmangur sa më shumë që të jetë e mundur pengimin, ngadalësimin apo edhe devijimin në mënyrë të parregullt të procesit të të provuarit dhe vërtetimit të rrethanave të faktit të lidhura me procedimin penal në fjalë,” argumenton gjykata.

“Ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak deri në këtë moment, sidomos në raport me personat që janë thirrur për të bërë deklarime pranë organit procedues, por edhe me sjelljen që kanë shfaqur shtetasit nën hetim gjatë kësaj periudhe,” thekson vendimi.

Lexo edhe:

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

Pas arrestimit/ Nga Xhafaj te Sadushi e Toska, si do të jetë fati i “polit të drejtësisë së Veliajt”

Etiketa: bushakaKlotilda Bushkaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimi zgjedhor/ SPAK merr telefona në Elbasan, kontrolle në biznese dhe disa banesa

16:57 : 18/05/2025
AKTUALITET

Kur fle SPAK, e rri zgjuar lepuri

12:56 : 18/05/2025
AKTUALITET

Iu sekuestrua telefoni, policia: Elvis Rroshit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe listë zgjedhësish

10:06 : 18/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhje me burime shtetërore/ Drejtorët e PS më të votuarit, “vranë” garën edhe brenda llojit

15:27 : 16/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
Para

Trump emëroi Dan Bongino si Zv.Drejtor të FBI, Këlliçi: Ramës po i shtrëngohet laku

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Biden me kancer/ Trump: I trishtuar, i uroj Joe shërim të shpejtë

08:02 : 19/05/2025

Mot i kthjellët, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

07:58 : 19/05/2025

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 18/05/2025

Exit Poll-et/ Kryetari i Bukureshtit në epërsi të papritur në zgjedhjet në Rumani

22:55 : 18/05/2025

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

22:46 : 18/05/2025

Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von der Leyen dhe JD Vance

22:45 : 18/05/2025
Në foto: Projekti i miratuar në vitin 2018 dhe projekti i ndryshuar i vitit 2024

Ndryshon sërish projekti i kullës te Sahati i Tiranës, çunat e APEX-it i marrin “frymën” qendrës

22:37 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com