• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Konsulencë për propozim ligjesh”, Subashi i Fierit sajoi tender 24 mijë euro për “grupin e Ajolës”

09:15 : 23/02/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Subashi, ka sajuar një tender me vlerë 24 mijë euro, fonde të cilat përfunduan tek njerëzit e lidhur me Ajola Xoxen, bashkëshorte e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila, deri më tani konkludoi me arrestimin e Veliajt, si edhe me vendosjen nën masë sigurimi të Xoxes e disa biznesmenëve të rëndësishëm në Tiranë, jepen detaje edhe për një projekt të financuar nga Subashi i Fierit, në vitin 2021.

Sipas bisedave të administruara nga SPAK-u, rezulton se bashkëpunëtoret e Xoxes, shtetaset Ines Dani dhe Adela Kondakçiu, diskutojnë ndër të tjera, edhe për pagesën e një projekti të Bashkisë së Fierit.

Projekti titullohet “Konsulencë e jashtme për propozim ligjesh”, me vlerë 24 mijë euro. Ky projekt i është dhënë “Personit Fizik-Ines Dani”, por ndërkohë, kjo e fundit rezulton se nuk ka asnjë dijeni që ka qenë fituese e këtij fondi.

Lexo edhe:

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

Në foto: Dosja gjyqësore. Ines Dani ka “fituar” projekt në Bashkinë Fier, pa dijeninë e saj

Por, përtej padijenisë së fitueses zyrtare, projekti i financuar nga Armando Subashi duket se është tërësisht fiktiv.

Sipas projektit, Bashkia e Fierit ka porositur konsulencë për propozim ligjesh, ndërkohë që institucionet e pushtetit vendor nuk e kanë tagrin për iniciativa ligjvënëse.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se të drejtën për propozimin e ligjeve e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet ose 20 mijë zgjedhës. Pra, duket qartë që Bashkia e Fierit nuk e ka tagrin për të propozuar ligje dhe, rrjedhimisht, edhe projekti me “fituese” shtetasen Ines Danin duket se është tërësisht i sajuar.

“Boldnews.al” kreu verifikimet në të dhënat e Thesarit të Shtetit dhe rezultoi se pagesa për projektin ‘e sajuar” është kryer në 14 qershor 2021 dhe shuma ishte diçka më shumë se 3 milionë lekë të reja, ekuivalenti i 24 mijë eurove, vlerë që përmendet në bisedat e administruara nga SPAK-u

Në foto: Ines Dani është paguar nga Bashkia Fier me shumën mbi 3 mln lekë të reja (Burimi: spendingdata.al)

Subashi, projekt “të sajuar”

Sipas akteve të administruara nga SPAK-u rezulton se ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga Ines Dani në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format .pdf një kopje të aktit. Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.

Sipas Prokurorisë së Posaçme “rezulton qartë që personi që vendos për lëshimin e faturës dhe interesohet në vazhdimësi për likujdimin e shumës së të hollave, nuk është personi fizik Ines Dani, siç në fakt duhet të funksionojë, por Ajola Xoxa”.

Në vijim, siç citohet në dosjen gjyqësore të siguruar nga “Boldnews.al”, Ajola Xoxa shqetësohet madje edhe për pagesën e TVSH-së së pagesës që Ines Dani duhet të marrë nga Bashkia e Fierit, duke i thënë Adela Kondakçiut që “Inesi nuk duhet ta paguajë kot Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”.

Në foto: Pjesë nga dosja gjyqësore, ku diskutohet për projektin e Bashkisë Fier

Në vijim të komunikimit Kondakçiu-Xoxa, financierja e njofton shefen e saj se fatura e Inesit është likujduar. Madje, Kondakçiu thotë se Ines Dani donte të kthente një pjesë të lekëve tek Ajola në formë CASH. Por, në këtë pikë, Ajola Xoxa ndërhyn, duke thënë se do të fliste vetë me Inesin të nesërmen.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, “këto komunikime përforcojnë më tepër faktin se Ines Dani është thjesht punonjëse e Ajola Xoxas dhe regjistrimi i saj si person fizik është bërë me qëllimin për të kaluar fondet prej entiteve publike dhe private në favor të kësaj të fundit”.

Por, ndërkohë që SPAK-u ka krijuar dyshime të forta në këtë rast për skemën “Ajola Xoxa-Ines Dani”, mbetet ende i pahetuar vetë procedura e dyshuar tërësisht fiktive, e zhvilluar nga Bashkia e Fierit, nën drejtimin e Armando Subashit.

 

Etiketa: Adela Kondakçiuajola xoxaarmando SubashiErion VeliajInes DanikonsulenceSubashi i Fierit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
AKTUALITET

Veliaj i kërkon leje SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve të takohet me monitoruesit e KE

11:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, çfarë pritet të ndodhë me dosjen

08:12 : 12/11/2025
AKTUALITET

Teliti – Veliajt: Nxirr këto 7 urdhra që e ndriçojnë vërtet Tiranën

11:05 : 11/11/2025
Para

Situata delikate, klubi i Kategorisë së Parë pranë akordit me trajnerin e ri

TË GJITHA

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

08:11 : 15/11/2025

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

08:04 : 15/11/2025

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com