• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja në Rranxë/ SPAK: Sakica, Troshani e Leka me “Audi” të blinduar do të vrisnin Prendin

14:29 : 19/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Automjeti i blinduar "Audi A8", i cili u gjet i braktisur

Automjeti i blinduar "Audi A8", i cili u gjet i braktisur

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me urdhër-arrestet e lëshuar për ngjarjen e regjistruar më 23 gusht të vitit 2024 në fshatin Rranxë të Vaut të Dejës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, dhe dy vëllezërve Andrea dhe Aleksandër Prendi.

Bëhet me dije se janë caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin, Franko Leka dhe Aleksandër Prendin.

Masat u janë komunikuar vetëm Izmir Sakicës dhe Samuel Troshanit, të cilët ndodhen në burgun e Reçit, për shkak se u vetëdorëzuan muajin e kaluar, pasi ishin në kërkim për dhunimin e Vladimir Bruçit.

Ndërkohë, Franko Leka dhe Aleksandër Prendi, pavarësisht aksionit të djeshëm të RENEA-s në Shkodër, nuk janë gjetur dhe janë shpallur në kërkim.

Ndaj Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës janë ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje“, kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake“, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Lexo edhe:

Tronditet Lezha, vritet me armë zjarri 57-vjeçari (EMRI)

U qëllua me armë zjarri në Podgoricë, ndërron jetë në spital 23-vjeçari

Ndërsa Aleksandër Prendi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje“, e mbetur në tentative dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake“.

Sipas SPAK, Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka dhe persona të tjerë të pa identifikuar ishin nisur drejt fshatit Rranxë të njësisë administrative Bushat në Vaun e Dejës me automjete të blinduara për të vrarë Aleksandër Prendin, por janë hasur në pritë nga ky i fundit dhe ka patur përplasje me armë zjarri.

“Nga hetimet e zhvilluara rezulton se më 23.08.2024, rreth orës 17.00 të pasdites personat nën hetim Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Franko Leka, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Personat nën hetim kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se ata kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e personit nën hetim Aleksandër Prendin dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë.

Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga personi nën hetim Aleksandër Prendi. Nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve. Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Organi i akuzës po ashtu konfirmon se me vendim të GJKKO-së është ushtruar kontroll në disa banesa dhe ambiente në qytetin e Shkodrës, të cilat dyshohen se përdoren si baza për strehimin e personave nën hetim ose si vende, ku mund të gjenden prova për vepra penale, të cilat po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e Safet Bajrit dhe bazat e grupit kriminal Bajri. Mësohet se Safet Bajri nk është gjendur në shtëpi për t’u shoqëruar për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Në sulmin e Rranxës, Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Flavio Leka kanë qenë duke udhëtuar me një automjet të blindur “Audi A8” ngjyrë e zezë me targa gjermane, e cila është gjetur e braktisur në vendin e ngjarjes. SPAK konfirmon se targat gjermane nuk i përkojnë mjetit “Audi A8”, i cili u gjet i braktisur.

Burime bëjnë me dije se të dhënat policore tregojnë se mjeti “Audi A8” i blinduar për një kohë të gjatë është përdorur rregullisht nga Eljo Hato, miku i Ervis Martinajt dhe nuk përjashtohet mundësia që brenda në “Audi”-n e blinduar që u sulmua me plumba kallashnikovi, ka qenë dhe Eljo Hato.

Ky i fundit është shpallur në kërkim nga SPAK-u, lidhur me ngjarjen e plagosjes së Taulant Pepaj në muajin shkurt 2021 në Shkodër. Hato i ka shpëtuar tre herë aksioneve të policisë dhe RENEA-s, ku herën e fundit forcat speciale i shkuan në shtëpi dhe i vranë dy qentë e banesës së tij. Tashmë kërkimet për Haton vijojnë ende por të gjitha aksionet nuk kanë sjellë ndonjë rezultat për lokalizmin e saktë dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë, në sulmin e Rranxës është gjetur i braktisur edhe një automjet tip “BMW”, e cila po ashtu ka pasur dëmtime nga plumbat, teksa me të dyshohet se kanë lëvizur dy persona.

Ndërkohë, Aleksandër Prendi ka qenë me motor kur iu ka zënë pritë Troshanit, Sakicës, Lekajt dhe të tjerëve, duke i qëlluar me kallashnikov.

Etiketa: Aleksander PrendiArmebushatFranko LekaIzmir SakicaSamuel TroshaniSamuel Troshanin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tronditet Lezha, vritet me armë zjarri 57-vjeçari (EMRI)

08:10 : 01/06/2025
RAJONI

U qëllua me armë zjarri në Podgoricë, ndërron jetë në spital 23-vjeçari

20:17 : 31/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025
AKTUALITET

U qëllua me armë zjarri/ Flet i plagosuri në Durrës: Isha duke lëvizur me makinë kur…

21:31 : 30/05/2025
BOTA

“Fabrikat tona duhet të punojnë”, Vuçiç – Putinit: Po gënjeni për eksportin e armëve

15:50 : 30/05/2025
BOTA

Furnizoi Ukrainën me armë? Serbia thotë se do t’i hetojë akuzat nga Rusia

12:04 : 30/05/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Kukës, plagoset një person

TË GJITHA

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025

Aksident i 3-fishtë brenda qytetit në Pogradec

19:12 : 01/06/2025

OKB: Shpërndarja e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës “kurth vdekjeprurës”

19:01 : 01/06/2025

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

18:35 : 01/06/2025

VIDEO/ Tifozët e Milanit me arkivolin e Interit në rrugë pas finales së Champions League

18:30 : 01/06/2025

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

17:47 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com