• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën

18:20 : 19/02/2025
në Lajmet e Dites, RAJONI

Disa ekspertë nga Kosova dhe Shtetet e Bashkuara diskutuan të martën në Uashington mbi ndryshimet në politikën e jashtme amerikane dhe ndikimin e mundshëm në lidhje me Kosovën. Siç njofton kolegu Artan Haraqija, ekspertët ndër të tjera thanë se Kosova është e pambrojtur nga ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin. Ata sugjeruan që prtitë politike, pavarësisht të qënit në qeveri apo jo, duhet të arrijnë një marrëveshje ndër-partiake, për të themeluar një politikë të qëndrueshme që do të ishte në gjendje të përballonte sfidat komplekse me të cilat pritet të ndeshet vendi.

Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën për mbi dy dekada kanë qënë të posaçme dhe unike, ndërsa shteti më i ri në Evropë shpesh quhet një nga historitë më të sukseshme të politikës së jashtme amerikane, sipas ish Drejtorit të Drejtosisë për Euroazinë të Zërit të Amerikës, vëzhgues i njohur i zhvillimeve në Ballkan. Megjithatë, si çdo lidhje dypalëshe mes një shteti të fuqishëm dhe një vendi të vogël, marrëdhëniet kanë ndryshuar ndër vite.

“Mandati i dytë i Presidentit Trump ka sjellë ndryshime të thella politike. Zbutja e marrëdhënieve SHBA-Rusi, diplomacia që zbatohet ndaj Ukrainës për të bërë lëshime ndaj Moskës, sinjalizojnë një largim nga plani i mëparshëm për promovimin e demokracisë, luftën kundër ndikimit të Rusisë në Ballkan dhe kundërshtimin e autoritarizmit në rritje në rajon. Kosova mbetet e pambrojtur ndaj ndryshimeve në politikën amerikane dhe peizazhit të ri gjeopolitik”, thotë Dr. Elez Biberaj.

Organizatorja e diskutimit, Dr. Jeta Abazi Gashi, e cila është pjesë e programit ‘Fullbright’ në Universitetin ‘George Washington’, thotë edhe vetë amerikanët kanë jo pak paqartësi se deri ku do të shkojnë ndryshimet në politikën e jashtme amerikane. Megjithatë, ajo shton se është e qartë që Kosova nuk mund të presë vazhdimin e lidhjeve me Amerikën siç ishte deri më tani.

Lexo edhe:

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

“Ky ndryshim në diplomacinë publike sugjeron se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara më në formësimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, pasi po merren me çështjet e brendshme të saj. Diplomacia aktuale publike amerikane ka ndryshuar; nuk ka të bëjë më me të tjerët, por me vetveten”, thotë ajo.

Për Kosovën, partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm.

“Në qëllimin dhe dëshirën për integrim euro-atlantik, NATO vjen e para dhe Bashkimi Evropian është i dyti për nga rëndësia. Nga ky këndvështrim, Shtetet e Bashkuara kanë rëndësi më të madhe se sa Evropa. Këtë e them megjithë respektin e madh për familjen evropiane ku ne aspirojmë të bashkohemi. Megjithatë, në krizat dhe momentet më të vështira me të cilat jemi përballur BE-ja ka arritur të veprojë vetëm pas nxitjes nga Shtetet e Bashkuara”, thotë ambasadori i Kosovës në Uashington Ilir Dugolli.

Ambasadori Dugolli tha se edhe gjatë mandatit të parë, Kosova ka arritur të gjejë gjuhë të përbashkët me administratën e Presidentit Trump duke përmendur ndër të tjera gatishmërinë e Prishtinës për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, për të cilën u kritikua nga Brukseli si dhe shpalljen e krahut ushtarak dhe politik të grupit libanez Hezbollah si organizatë terroriste. Këto, sipas tij, rreshtuan politikën e jashtme të Kosovës në të njejtën linj me atë të Uashingtonit.

Drejtori i Institutit për Diplomacinë Publike në Universitetin ‘George Washington’ Dr. Babak Bahador thotë për Zërin e Amerikës se ndryshimet në aleancën 80 vjeçare transatlantike duhet ta nxisin Kosovën të krijojë miqësi të reja.

“Kosova padyshim duhet të mbajë miqtë që ka tani, por në këtë botë shumë polare krijohen mundësi për të krijuar lidhje të reja, që ndoshta nuk kanë ekzistuar më parë. Kosova duhet të zgjerojë numrin e njohjeve nga më shumë vende anëtare të OKB-së. Për të arritur deri te kjo, duhet të përmirësojë lidhjet me shumë vende në botë”, thotë Dr. Bahador

Ambasadori Dugolli megjithatë sqaron.

“Kur mendojmë për kërcënimin e mundshëm të botës shumë polare, cilat janë forcat apo fuqitë e tjera dhe çfarë ofrojnë ato? Në rajonin tonë e kemi parë qartë se çfarë ofrojnë. Prandaj, nuk ka asnjë dëshirë për të shikuar drejt këtyre fuqive të tjera. Në fakt, kur sheh Rusinë apo Kinën, ato kanë qenë keqdashëse dhe kjo e bën lidhjen tonë (me Shtetet e Bashkuara) si një vend i vogël, me të vërtetë të pazëvendësueshme”, thotë ambasadori i Kosovës.

Ekspertët thonë se ndryshimi në lidhjet Kosovë-SHBA filloi kohë më parë, duke arritur nivelin më të ulët në katër vitet e fundit pasi perëndimi akuzoi qeverinë e Kosovës për mospërmbushjen e detyrimeve nga dialogu me Serbinë.

Dr. Elez Biberaj thotë se Serbia ndjehet e trimëruar nga ndryshimet gjeopolitike. Ai kujtoi fjalimin me tone agresive të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç më 15 shkurt kur pretendoi se protestat tre mujore të studentëve serbë kundër pushtetit të tij janë nxitur nga të huajt pasi ai nuk lejoj kapitulimin në çështjen e Kosovës. Zoti Vuçiç akuzoi ndër të tjera USAID-in, një agjenci puna e të cilës u pezullua së fundmi nga Presidenti Trump për keqpërdorim fondesh në botën e jashtme.

“Deri para 12 vjetësh ju kemi kërkuar falje shqiptarëve që bëjnë përpjekje të copëtojnë një pjesë të territorit tonë, të vendit tonë…Serbia nuk u pajtua me kapitullimin, Serbia e përjeton Kosovën si pjesë të territorit të saj, si pjesë të Serbisë dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, tha ndër të tjera Presidenti serb më 15 shkurt.

Administrata Trump momentalisht merret me çështje madhore botërore si lufta në Ukrainë dhe në Lindje të Mesme dhe nuk ka folur për qasjen ndaj Ballkanit.

Megjithatë një dritare për këtë ishte urimi i Presidentit Donald Trump dërguar homologes nga Kosova Vjosa Osmani për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Për Dr. Elez Biberaj përmbajtja e letrës ishte një lajmi mirë.

Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës”
“Ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për Kosovën dhe tha se “Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit”.

Letra megjithatë nuk e përmend dialogun me Serbinë dhe çështjen e forcimit të shtetit multi-etnik, që ishte arsyeja kryesore e përçarjeve mes administratës së kaluar amerikane dhe qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti.

“Në Kosovë, të gjithë janë duke vëzhguar me kujdes se çfarë po ndodh tani. Puna ka shkuar deri aty sa njerëzit po përdorin programet e inteligjencës artificiale duke pyetur se si të interpretohet letra e Presidentit Trump për përvjetorin e pavarësisë, nëse është pozitive apo jo për Kosovën. Ka shumë analistë e ekspertë që japin qëndrime nga më të ndryshmet dhe kjo tregon se ekziston një frikë mbi atë se çfarë do të ndodhë”, thotë Dr. Abazi Gashi.

Ekspertët thonë se përtej paqartësive ka edhe mundësi për të dyja vendet për të avancuar marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Sidoqoftë, është Prishtina ajo që ka nevojë për ndihmën e Uashingtonit, sidomos në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë e cila nuk dëmton sovranitetin e Kosovës.

Pavarësisht se kush e themelon qeverinë e re, Kosovës i duhet një marrëveshje ndërpartiake”

“Pavarësisht se kush e themelon qeverinë e re, Kosovës i duhet një marrëveshje ndërpartiake për të zhvilluar një politikë të qëndrueshme dhe të angazhojë zyrtarë të lartë pragmatikë, me peshë dhe me aftësi të nevojshme për tu përballur me situata komplekse”, thotë Dr. Elez Biberaj./VOA

Etiketa: kosoveSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025
BOTA

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025
BOTA

SHBA dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshjen prej 600 miliardë dollarësh

17:49 : 13/05/2025
SPORT

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

16:05 : 13/05/2025
RAJONI

Dështon dhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:20 : 13/05/2025
BOTA

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

10:37 : 13/05/2025
Para

Qëlloi bashkëjetuesen me një plumb në kokë, i afërmi i Manaj tregon problemet e çiftit tragjik

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com