• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Historiani Oliver Jens Schmitt: Kosova, një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë

21:02 : 16/02/2025
në RAJONI

Historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmitt ka thënë në një intervistë për Koha.net se teksa vëzhgon situatën gjeopolitike, identiteti i Kosovës është në alarm. Schmitt shprehet se shteti duhet të përgatitet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Ai shtoi se do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten seriozisht sesa për gjuhën dhe letërsinë.

Sipas tij, krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Schmitt shprehet se në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ai shtoi se tani nuk nevojiten debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm.

Si demokraci stabile e përshkruan Kosovën në 17-vjetorin e pavarësisë historiani zviceran Oliver Jens Schmitt. Anëtari i Akademisë austriake të Shkencave thotë se brenda kulturës shqiptare, Kosova ka kulturën e saj, jo në kuptimin gjuhësor, por në atë politik. Schmittt, i cili pos studimit të së kaluarës, është edhe vrojtues i hollë i Ballkanit, thotë se Kosova dallon dukshëm nga Shqipëria ku vazhdon trashëgimia e kulturës enveriste.

Ai thotë se islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Sipas tij, në këtë rast pyetja është se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame.

Lexo edhe:

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Presidenca e Kosovës do kërkojë një takim gjithëpërfshirës me partitë

“Por këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen vetë kosovarët”, thotë ai. Sipas Schmitt, administrata e presidentit amerikan Donald Trump duket nuk është më e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës. Në një rast të tillë për shkencëtarin e njohur, qasja e Trumpit ka pasoja dramatike për BE-në. Konsideron se shtetet e BE-së nuk janë të përgatitura ushtarakisht për një konflikt me Rusinë.

“Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus”, thotë ai.

Në këtë rast përmend edhe Kosovën si vend të rrezikuar. Thotë se krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Këshillon që Kosova duhet të bëjë përgatitje serioze për një sulm.

Schmitt, thotë se Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Ai shtoi se Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Thotë se prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë dhe se BE-ja nuk mund të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si fuqi mbrojtëse e Kosovës.

“Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm”, thotë Schmitt.

Schmitt thotë se tani është koha të bëhet fjalë për përgatitjen e Kosovës si shtet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Sipas tij, në vend të debateve për identitetin do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës.

Intervista:

Si e shihni identitetin e Kosovës në këta 17 vjet shtet?

Schmitt: Kosova tani është një demokraci stabile, me një sistem partiak tashmë të vendosur. Ndryshe nga Serbia, një qeveri mund të funksionojë për një periudhë të tërë legjislative dhe ndryshimet në pushtet janë të mundshme përmes zgjedhjeve demokratike. Shumica dërrmuese e qytetarëve identifikohen me vendin e tyre, për pavarësinë e të cilit brezi i vjetër bëri sakrifica të mëdha.

Edhe pse bashkësia ndërkombëtare e ka definuar Kosovën si shtet multietnik, Kosova është kryesisht homogjene etnikisht, prandaj Kosova mund të cilësohet si shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Brenda kulturës shqiptare, Kosova ka kulturën e saj, jo në kuptimin gjuhësor, por në atë politik. Këtu Kosova dallon dukshëm nga Shqipëria, ku trashëgimia e kulturës enveriste vazhdon, ndërsa kultura politike e Kosovës formësohet nga rezistenca e përbashkët kundër represionit serb. Kjo do të thotë se besimi social është dukshëm më i zhvilluar në Kosovë sesa në Shqipëri; se kultura politike bazohet në idenë e lirisë dhe të luftës për liri. Pra, mund të thuash se ekzistojnë dy kultura të ndryshme politike në botën shqiptare në Ballkan.

Cilat janë këshillat tuaja në rrugëtimin identitar të Kosovës në të ardhmen?

Schmitt: Si vëzhgues i jashtëm, nuk mund dhe nuk duhet të jap këshilla për këtë – mund të analizoj vetëm debatet që po bëhen nga vetë qytetarët e Kosovës – dhe duhet të bëhen nga vetë ata. Ju duhet të vendosni vetë se kush dhe si dëshironi të jeni. Kur bëhet fjalë për çështjen e identitetit, ka debate për gjuhën letrare, konkretisht për trashëgiminë kulturore gegë dhe se si kjo mund të integrohet në gjuhën letrare. Pastaj feja luan një rol të rëndësishëm, pasi islami politik po përparon në Kosovë dhe po fiton ndjekës, veçanërisht te brezi i ri. Lidhur me këtë është pyetja se si pozicionohet Kosova mes Evropës dhe botës islame. Por këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjen vetë kosovarët.

Në një kohë kur nacionalizmat sa vijnë e rriten në Evropë dhe përtej saj, a rrezikohet Kosova nga këto erëra të rikthimit të -izmave?

Schmitt: -izmat janë më pak problem sesa ndryshimet radikale në gjeopolitikë. Faktikisht, Kosova ia detyron pavarësinë e saj SHBA-së. Qeveria e Donald Trumpit me sa duket nuk është më e gatshme të garantojë sigurinë e Evropës. Kjo ka pasoja dramatike për BE-në, shtetet e së cilës nuk janë të përgatitura ushtarakisht për një konflikt me Rusinë. Pa mbrojtjen amerikane, BE-ja duhet të presë një sulm rus.

Krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ajo që nevojitet tani nuk janë debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm. Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Megjithatë, prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë. BE-ja nuk mund ta zëvendësojë SHBA-në si fuqi mbrojtëse e Kosovës. Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm.

Nëse Kosova synon identitetin e saj kulturor – në termat “arti kosovar”, “letërsia kosovare” – a bëhet më e largët mundësia për një bashkim të mundshëm me Shqipërinë, marrë parasysh se ky është një synim i vjetër që ngjallet herë pas here? Çfarë roli ka gjuha në këtë kontekst?

Schmitt: Nëse shikoni situatën gjeopolitike, duhet të bëhet fjalë për përgatitjen e Kosovës si shtet për një konflikt të mundshëm ushtarak. Do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten ato seriozisht, sesa për gjuhën dhe letërsinë.

Me çfarë imazhi duhet të futet Kosova në familjen evropiane dhe si e shihni këtë rrugëtim në këta 17 vjet shtet?

Schmitt: Kosovarët prej kohësh janë pjesë e kësaj familjeje, pasi gjysma e tyre tashmë jetojnë në vendet evropiane. Kosova është një shoqëri transterritoriale që nuk është e lidhur vetëm me territorin e Republikës së Kosovës. Fushata zgjedhore e ka treguar këtë – ngjarje të rëndësishme ndodhën në qytete të vogla zvicerane. Për sa i përket statusit të Kosovës si shtet, përgjigjja më duket e qartë: Kosova u themelua pas një ndërhyrjeje të NATO-s që kishte për qëllim parandalimin e krimit politik më të madh në Evropë pas vitit 1945 (dhe para sulmit rus në Ukrainë).

Kosova si shtet është rezultat i një ndërhyrjeje humanitare dhe vullnetit për të rezistuar të popullit të saj. Në këtë rezistencë kanë kontribuuar shtresa të ndryshme të shoqërisë, pra përfaqësues të të gjitha partive kryesore të sotme. Kjo shpesh harrohet – vetorganizimi shoqëror dhe rezistenca paqësore, rezistenca e armatosur dhe vetorganizimi i studentëve të brezit të ri, e kanë bërë Kosovën një demokraci të qëndrueshme në krahasim rajonal-ballkanik.

Me fjalë të tjera: LDK-ja, PDK-ja dhe Vetëvendosja kanë dhënë kontributin e tyre, secili në mënyrën e vet. Kjo shpesh harrohet në mosmarrëveshjet mes palëve. Ndërsa Kosova po përballet me kohë të vështira, shoqëria duhet të fokusohet në atë që ka të përbashkët.

Etiketa: historiankosoveOliver Jens Schmitt

Lajme të lidhura

RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
RAJONI

Presidenca e Kosovës do kërkojë një takim gjithëpërfshirës me partitë

22:23 : 08/05/2025
RAJONI

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i është drejtuar gruas: Duhet të vdesim të gjithë!

11:50 : 08/05/2025
BOTA

Kosovë/ Dështon për të 12 herë konstituimi i Kuvendit, partitë akuzojnë njëra-tjetrën

20:09 : 07/05/2025
RAJONI

As përpjekja e 12-të s’e zhbllokon ngërçin në Kuvendin e Kosovës

10:51 : 07/05/2025
RAJONI

Sot seanca e 12-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

09:05 : 07/05/2025
Para

Itali, shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit

TË GJITHA

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025

Baret nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

08:49 : 09/05/2025

U zgjodh Papa i ri i Vatikanit, 10 gjëra që duhet të dini rreth Robert Prevost

08:42 : 09/05/2025

Holanda përgatitet për një luftë të mundshme me Rusinë

08:34 : 09/05/2025

Lëvizja “Bashkë” mbyll fushatën, Qori: Qytetarët do dinë të bëjnë ndryshimin, janë të zhgënjyer

08:32 : 09/05/2025

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

08:31 : 09/05/2025

Atraksion turistik? Banorët në qarkun e Kukësit vuajnë ende për rrugë dhe ujë

08:28 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com