E ndërtuar në vitin 1988, tre vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, Piramida e Tiranës, është një nga objektet më interesante të kryeqytetit. Kjo vepër u projektua si një muze i jetës dhe veprimtarisë së diktatorit dhe u konsiderua si investimi më i kushtueshëm për kohën.
Pas rënies së regjimit në vitin 1991, objekti u kthye në qendër kulture e më pas përjetoi shumë historiteksa pjesë të tij u kthyen në lokale e diskoteka, studio televizive, zyra të privatëve duke e çuar gradualisht në një degradim të pakthyeshëm. Disa herë në parlamentin shqiptar ka pasur debate të forta për ta shembur apo jo Piramidën, e cila për të djathtën parlamentare dhe shoqatat e të përndjekurveishte një simbol i komunizmit në zemër të kryeqytetit.
Por ardhja e socialistëve në pushtet, e ndaloi menjëherë këtë nismë, madje në vitin 2021 urealizua një projek për ta shndërruar piramindën në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit. Kryeministri Rama në atë kohë e cilësonte rikonstruksionin e Piramidës si një ëndërr të bërë realitet pas kaq shumë vitesh.
Por çfarë funksioni ka sot Piramida e Tiranës?
Brenda saj ndodhen 18 salla ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë.Sipas projektit, përveç ndërtesës ekzistuese, u krijuan të tjera hapësira, të ndara nga Piramida. Nga sa u deklarua, do të ishte shtëpia e re e TUMO Tirana, qendrës për teknologji kreative e cila i ofron studentëve mundësinë për të përvetësuar aftësi të domosdoshme të shekullit të 21-të si animacioni, zhvillimi të lojërave, dizajni grafik, realizimi i filmave, muzika, modelimi 3-D, dhe robotika.
Do të ishte gjithçka perfekte sikur të ishte vërtetë kështu.
Sepse përvec qëndrave dedikuar fëmijëve dhe të rinjve në piramidë nuk do të mungonin as bar-kafe të dhëna me qira nga pronarja e ligjshme e objektit: Bashkia Tiranë.
Thuajse të gjitha qoka të kryetarit të bashkisë Veliaj për miq dhe bashkëpunëtorë të tij. Si në rastin e DV8 to Art, një bar kafe- restorant i cili ndodhet në pjesën perëndimore , pra, tepër i lakmuar nga kushdo që bën biznes.
Po çfarë ka të veçantë ky lokal në zemër të Piramidës që bën kafe arabike tepër cilësore? Ja ta sqarojmë.
Ndjekja e punimeve te rikonstruksionit të Piramidës,është kryer nga Drejtoria e Planifikimit të punëve publike pranë bashkisë Tiranë drejtuar nga Ilda Qazimllari, person i dosjes famëkeqe 5D. Meqenëse zonja në fjalë u përfshi në skandalin që çoi në burg gjysmën e drejtorëve të bashkisë Tiranë, për ndjekjen e punimeve u caktuar si koordinatore zonja Alika Joanidhi.
Dhe për këtë sakrificë në mes të një stuhie me SPAK që kishte përfshirë bashkinë, ajo duhej shpërblyer. Gjë që në fakt Lali Eri e bëri pa u menduar dy herë.
Ambienti i kafesë së famshme arabike, iu dha shoqërisë “DV8” sh.p.k në pronësi të Rezart Joanidhit me 66% të aksioneve, ndërkohë që 34 % i zotëron ortaku i tij Albert Leka. Siç mund të imagjinohet Rezart Joanidhi është i afërm i Alika Joanidhit, koordinatores së projektit të Piramidës.
Madje shumë shumë i afërm, sepse është burri. E thënë shkurt e qartë, gruaja I ka bërë një dhuratë fareee të vockël burrit të saj….një super lokal në zemër të kryeqytetit.
Tani shikojmë pak se si bëhen gjërat në këtë vend. Sipas ekstraktit hisotrik nga Qendra kombëtare e Biznesit subjekti dv8 to art është themeluar në 7 shtator të 2023 dhe është regjistruar në QKB një ditë më pas.
Shoqeria e re u regjistrua me nje Kapital prej 58 milion e 315 mijë leke të vjetra, nga të cilat Rezart Joanidhi ka 66%, ose diçka më shumë se 35 milion lekë.
A nuk jemi ne konflikt interesi me këtë ambjent të dhënë në emër të Rezart Joanidhit,bashkëshortit të koordinatores së projektit Piramida?
Për më tepër që zonja në fjalë tashmë është shpërblyer për punët e mira, duke u emëruar drejtore e drejtorisë së investimeve të punëve publike në Bashkinë Tiranë.
Ndaj për të mësuar më shumë se si ka arritur të shpërblejë burrin me një lokal kaq të lakmuar, menduam ta takojmë vetë zonjën Joanidhi.
Kjo e fundit mohon t’i ketë dhënë burrit të saj ambient në Piramidë. Sipas saj ështe bëre me ankand dhe nuk ka konflikt interesi.
/Emisioni “Piranjat”