• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

JD Vance takohet me Zelenskyn: Duam paqe të qëndrueshme, jo atë që sjellë luftë pas disa vitesh

22:11 : 14/02/2025
në BOTA

Nënpresidenti amerikan JD Vance tha të mërkurën se synimi i Uashingtonit është arritja e një marrëveshje paqeje të qëndrueshme, mes Ukrainës dhe Rusisë.

Nënpresidenti Vance i bëri komentet pas një takimi kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe përpara një takimi në prani të delegacioneve nga të dyja vendet.

Nënpresidenti Vance shoqërohej nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg.

“Në thelb qëllimi është, siç ka thënë edhe Presidenti Trump, që lufta të përfundojë. Ne duam të ndalim vrasjet, ne duam të arrijmë një paqe të qëndrueshme dhe jo atë lloj paqeje që do ta çonte Evropën Lindore drejt konfliktit vetëm disa vite më vonë“, tha zoti Vance.

Nënpresidenti Vance tha se ai dhe zoti Zelenskiy kishin patur një bisedë pozitive mbi mënyrën se si mund ta arrinin këtë qëllim, po ai shtoi se mbi këtë çështje “do të ofronin më shumë detaje në ditët, javët apo muajt në vijim”.

Lexo edhe:

Zbulohet biseda telefonike mes Putin dhe Netanyahut

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

Nga ana e tij edhe zoti Zelensky u bëri jehonë komenteve të zotin Vance.

“Ne zhvilluam një bisedë pozitive sot, në takimin tonë të parë, që nuk do të jetë i fundit e për këtë jam i sigurt“, tha ai.

Presidenti Zelensky shtoi se duhet bërë më shumë punë për hartimin e një plani që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

“Ne duhet të flasim më shumë, të punojmë më shumë dhe të përgatisim planin për të ndalur (Presidentin rus Vladimir) Putin“, tha zoti Zelenskiy pas takimit që u mbajt në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë.

Zoti Zelenskyy tha gjithashtu se ai po kërkon “garanci sigurie” nga Shtetet e Bashkuara përpara zhvillimit të çdo negociate për t’i dhënë fund luftës.

I pyetur nga gazetarët se ku e shihte përparimin në negociata nëse zoti Zelensky nuk ishte gati të ulej për bisedime me zotin Putin, Nënpresidenti Vance tha:

“Mendoj se mënyra se si kjo bisedë na çon përpara lidhet para së gjithash me atë që ne jemi ulur me anëtarë të shkëlqyer të delegacionit ukrainas” tha zoti Vance.

“Kemi këtu Sekretarin tonë të jashtëzakonshëm të Shtetit Marco Rubio, gjeneralin Kellogg. Është e rëndësishme që ne të mblidhemi dhe të fillojmë bisedimet që do të jenë të nevojshme për t’i dhënë fund kësaj çështjeje (t’i japim fund luftës). Kjo është gjithçka që mund të them tani për tani, sepse dua të ruaj opsionet këtu për negociatorët dhe ekipet tona përgjegjëse për ta mbyllur këtë gjë“, shtoi ai.

Nënpresidenti Vance nuk iu përgjigj pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara kishin arritur një marrëveshje për mineralet me Ukrainën apo mbi afatet e mundshme të arritjes së saj./VOA

Etiketa: JD VanceLuftapaqePutinRusiatakimiTrumpukrainaVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

BOTA

Zbulohet biseda telefonike mes Putin dhe Netanyahut

21:27 : 15/11/2025
BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
BOTA

Ku është Putini? Si po e fsheh Kremlini vendndodhjen e tij me tri zyra pothuajse identike

09:10 : 15/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
BOTA

Finlanda do t’i kërkojë KE-së 16 milionë euro për kontrollin kufitar me Rusinë

15:07 : 14/11/2025
BOTA

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025
Para

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com