• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

DW: Zgjedhjet në Kosovë gjithëpërfshirëse e paqësore

10:42 : 11/02/2025
në RAJONI

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë u vëzhguan nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë, përfaqësues të ambasadave dhe mbi 20 mijë vëzhgues të tjerë nga organizata joqeveritare, medie dhe nivele tjera.

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata vendorë kanë analizuar zhvillimin e tyre me nota pozitive. Procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor, ndonëse u konstatuan disa probleme teknike, por që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet u vëzhguan nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë, përfaqësues të ambasadave dhe mbi 20 mijë vëzhgues të tjerë nga organizata joqeveritare, medie dhe nivele tjera.

Vlerësim për Komisionet Zgjedhore

“Votuesit e Kosovës treguan përkushtimin e tyre ndaj demokracisë duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 për Parlamentin e Kosovës. Anëtarët e Komisioneve zgjedhore vendore duhet të përgëzohen për bashkëpunimin e tyre kolegial dhe respektues, duke kapërcyer dallimet politike dhe pengesat gjuhësore, duke u distancuar nga gjuha parazgjedhore përçarëse dhe gjuha e urrejtjes së përdorur nga udhëheqësit politikë, e cila ishte karakteristike e kësaj periudhe”, tha drejtuesja e delegacionit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petra Bayr.

Zgjedhjet e së dielës paraqitën një pasqyrë politike pluraliste dhe dinamike me 28 lista konkurruese që përfaqësonin komunitetet shumicë dhe pakicë, theksoi Bayr, duke vlerësuar, se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës, kontribuoi në një proces zgjedhor më gjithëpërfshirës.

Lexo edhe:

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

Përfaqësimi i grave ende mbetet në nivel të ulët

Delegacioni i Këshillit të Evropës tha se përfaqësimi i grave mbetet në nivel të ulët dhe se mbetet për t’u parë nëse sistemi i votës preferenciale për ndarjen e mandateve do të ndikojë negativisht apo pozitivisht në numrin e grave të zgjedhura. Delegacioni i vëzhguesve evropianë tha se, “peizazhi mediatik u karakterizua nga mungesa e rregullimit të mediave sociale dhe se janë ngritur pikëpyetje rreth funksionimit të Komisionit të Pavarur të Medieve, transparencës së pronësisë së medieve dhe ndikimit të mundshëm të dezinformatave”.

Disa parregullsi, po pa cenuar integritetin

Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare vendore “Demokracia në Veprim”, që vëzhguan zgjedhjet, konstatuan se “zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit u zhvilluan në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të drejta”. “Procesi i votimit dhe numërimit gjatë ditës së zgjedhjeve, është zhvilluar përgjithësisht në një atmosferë të qetë dhe demokratike, i karakterizuar nga një interesim relativisht të lartë të votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje. Megjithatë, procesi i votimit është shoqëruar me disa parregullsi dhe shkelje, kryesisht të natyrës procedurale. Nuk është raportuar për incidente serioze gjatë votimit që do të mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e DnV. Megjithatë problemet teknike me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të KQZ-së, të shfaqura vetëm disa orë pas përfundimit të votimit, krijuan konfuzion dhe ulën besimin e publikut në transparencën e procesit.

Rrjeti i organizatave joqeveritare vendore “Demokracia në Veprim” përshëndeti qasjen vetpërmbajtëse të subjekteve politike kryesore, që pas përfundimit të votimit, përkundër problemeve me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve, i kanë njohur dhe pranuar në mënyrë të qetë rezultatet preliminare të zgjedhjeve për subjektet politike.

I papërfunduar numërimi i votave të diasporës

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje ishte e para me një kohëzgjatje të plotë prej 30 ditësh. Ajo ishte dinamike, atraktive dhe programore, ndërsa, “diskursi politik gjatë fushatës ishte i ashpër, veçanërisht nga partia në pushtet, çka rezultoi në një numër rekord të gjobave të shqiptuara nga PZAP-ja, me një vlerë të përgjithshme mbi 600 mijë eurosh”. Vëzhguesit e DnV, konstatuan se gjatë fushatës zgjedhore, peizazhi mediatik ishte i polarizuar, duke u karakterizuar nga dy zhvillime kryesore: partia në pushtet mbajti një qasje vazhdimisht konfrontuese ndaj gazetarëve, ndërsa disa media u perceptuan si të njëanshme në mbulimin dhe raportimet e tyre.

Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve, pa përfshirë votat e diasporës numërimi i të cilave akoma nuk është bërë, rezultati ka lënë të hapura shumë mundësi për zbatimin e tyre. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit doli partia e parë me 40.80 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.16 për qind, Lidhja Demokratike me 17.59 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind. Kryeministri Albin Kurti tha se “ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”, por nuk dha hollësi me kë mund të provojë ta bëjë qeverinë. Ai përjashtoi mundësinë që ta formojë qeverinë me partitë opozitare, dy prej të cilave PDK dhe AAK tashmë janë deklaruar po ashtu se nuk hyjnë në koalicion me Kurtin. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave./DW

Etiketa: kosovevotimezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025
AKTUALITET

Zbulohet arsenal armësh në Portin e Durrësit, fshihej në një automjet nga Kosova me destinacion Afrikën

11:20 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
Para

I ikën policisë teksa po transportonin emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 22-vjeçari

TË GJITHA

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com