• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Si mund të kundërpërgjigjet BE-ja ndaj tarifave të Trump?

18:22 : 10/02/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të vendosë tarifa për importet e çelikut dhe aluminit dhe se do t’i rrisë normat e tyre në të njëjtin nivel me ato të vendeve të tjera në ditët në vazhdim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë marrëdhënien më të madhe tregtare në botë, që kap shifrën 1.5 trilion euro në mallra dhe shërbime në vitin 2023. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha javën e kaluar se BE-ja do të “përgjigjet me vendosmëri” nëse vihet në shënjestër në mënyrë të padrejtë ose arbitrare.

Ja se si mund të reagojë BE-ja.

KUNDËRPËRGJIGJE ME TARIFA

Në vitin 2018, pasi zoti Trump vendosi tarifa në vlerën 6.4 miliardë euro për importet e çelikut dhe aluminit të BE-së, BE-ja u kundërpërgjigj me tarifat e veta prej 2.8 miliardë eurosh për produktet amerikane. Tarifa prej 3.6 miliardë eurosh të tjera ndaj importeve amerikane ishin parashikuar të hynin në fuqi tre vjet më vonë, por nuk u vendosën pasi Joe Biden u bë president dhe të dyja palët ranë dakord për ndaljen e tyre.

Tarifat e BE-së kishin në shënjestër çelikun dhe aluminin amerikan, por edhe produkte nga shtete që kishin votuar për zotin Trump, si burboni nga Kentaki, motoçikletat Harley Davidson në Viskonsin dhe lëngun e portokallit nga Florida.

Lexo edhe:

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

BE mund të miratojë një strategji të ngjashme me masa “ribalancuese” edhe këtë herë, megjithëse Uashingtoni ka më shumë për të vënë në shënjestër sesa Brukseli. Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, importet e mallrave të SHBA-së në BE arritën në 347 miliardë euro në vitin 2023, kundrejt 503 miliardë euro për eksportet.

INSTRUMENT KUNDËR MASAVE SHTRËNGUESE

Instrumenti Kundër Trysnisë i BE-së (ACI), i cili hyri në fuqi në fund të vitit 2023, i lejon bllokut të kundërpërgjigjet ndaj vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik ndaj anëtarëve të BE-së për të ndryshuar politikat e tyre dhe ofron hapësirë shumë më të gjerë veprimi.

Përveç vendosjes së tarifave të mallrave, BE-ja mund të kufizojë qasjen në tenderët e prokurimit publik për kompanitë nga një vend i tretë ose të ndërmarrë veprime që ndikojnë në tregtinë ose investimet në shërbime.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë një deficit tregtar me BE-në në mallra, ato kanë një suficit në tregtinë e shërbimeve, përfshirë shërbimet dixhitale të ofruara nga Amazon, Microsoft, Netflix ose Uber.

BE-ja mund të kufizojë gjithashtu mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, të kufizojë qasjen e kompanive të shërbimeve financiare në tregjet e BE-së dhe të frenojë aftësinë e kompanive për të futur kimikate dhe produkte agro-ushqimore në BE.

Ngrita e ACI-t u propozua në vitin 2021 si përgjigje ndaj kritikave të anëtarëve të BE-së se administrata e parë e zotit Trump dhe Kina përdorën tregtinë si një mjet politik. Kina kishte vënë në shënjestër Lituaninë, sipas zyrtarëve të Lituanisë, pasi lejoi Tajvanin të hapte një ambasadë de facto në Vilnius.

Ligji i jep Komisionit deri në katër muaj për të shqyrtuar rastet e mundshme të tarifave dhe për t’u propozuar mënyra veprimi anëtarëve të BE-së, të cilët kanë rreth dy muaj për t’i miratuar ato. Komisioni mund të ndalojë çdo masë për gjashtë muaj, kur përpiqet të gjejë një zgjidhje diplomatike.

KOMPANITË E MËDHA TË TEKNOLOGJISË

Përveç politikës zyrtare tregtare, Bashkimi Evropian ka një sërë rrugësh për të frenuar aktivitetet e firmave të mëdha të teknologjisë amerikane, shumë prej shefave ekzekutivë të të cilave ishin në radhët e para në ceremoninë e inaugurimit të zotit Trump.

BE-ja ka hetime të hapura ndaj kompanive Apple, Google dhe Metas sipas Ligjit për Tregjet Dixhitale (DMA), i cili vendos masa antitrust dhe Ligjit për Shërbime Dixhitale (DSA), i cili parashikon moderimin e përmbajtjes. BE-ja mund të shtojë në listë edhe kompaninë Amazon, siç ka njoftuar agjencia Reuters.

DMA parashikon gjoba deri në 10% të qarkullimit global ose 20% për shkelje të përsëritura. Sipas DSA-së, gjoba maksimale është 6% e të ardhurave.

Shefi i Metas Mark Zuckerberg i ka bërë thirrje Presidentit Trump që të ndalojë BE-në të gjobisë firmat e teknologjisë amerikane. Aleati i zotit Trump, Elon Musk është përplasur vazhdimisht me rregullatorët e BE-së.

Një mënyrë tjetër është taksimi i ofruesve të shërbimeve dixhitale. BE pezulloi përpjekjet për vendosjen e një takse të shërbimeve dixhitale për t’i hapur rrugën një zgjidhjeje më të gjerë në Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), e cila publikoi një projekt-traktat shumëpalësh në vitin 2023 që ende nuk është finalizuar.

Një numër vendesh të BE-së, si Franca, kanë taksa për shërbimet dixhitale. Zoti Trump në mandatin e tij të parë u përgjigj me tarifa, të cilat më pas u pezulluan nga zoti Biden./ VOA

Etiketa: BEtarifaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump anulon takimin me Putinin, Financial Times: Shkak kërkesat e Kremlinit për Ukrainën

09:44 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
Para

“Lubi Balluku po feston me shishe shampanje për Veliajn”/ Berisha: Tek Erioni do shkojë dhe ajo

TË GJITHA

Lumi Fan i mori shtëpinë, prej 8 vitesh jeton në kontenier, ende pa dëmshpërblim

21:20 : 31/10/2025

Balluku e pandehur, analisti: S’mund të vijojë të drejtojë ministrinë me buxhetin më të madh në vend

21:08 : 31/10/2025

“Fjala” më e përdorur e vitit nuk ka asnjë kuptim

21:07 : 31/10/2025

Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

20:49 : 31/10/2025

Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

20:48 : 31/10/2025

Shkarkohet Bordin, Tirana prezanton trajnerin e ri

20:44 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Nanos/ 2 Nëntori shpallet ditë zie, homazhet do mbahen te Pallati i Kongreseve

20:29 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com