• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Shqipëri-Serbi/ ‘The Guardian’: UEFA po luan me zjarrin, urë për të kapërcyer të pakapërcyeshmen

15:54 : 10/02/2025
në SPORT

Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka  kushtuar një hapësirë të veçantë organizimit të përbashkët të finaleve të Euro 2027 për U-21 nga Shqipëria dhe Serbia.

Në shkrim analizohen marrëdhëniet e tensionuara politike mes serbëve dhe shqiptarëve.

Nga ngjarja e Beogradit, përballja direkte në kualifikueset e Botërorit dhe deri tek bashkëpunimi për Europianin e të rinjve, ja çfarë shkruan prestigjiozja e njohur angleze.

Më poshtë shkrimi i plotë i “The Guardian”

Ishte shumë më tepër sesa një moment futbollistik atë mbrëmje në Beograd, kur në një ndeshje kualifikuese të “Euro 2016” mes Serbisë dhe Shqipërisë shpërtheu kaosi. “Ndeshja e dronit” e tetorit 2014 mbetet famëkeqe, me kujtimin e lojtarëve shqiptarë që vraponin drejt tunelit në stadiumin e Partizanit të Beogradit, një vatër e ndezur rrezikshëm.

Lexo edhe:

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

Ngjarja shkaktoi një krizë diplomatike, me Serbinë që thirri menjëherë ambasadorin shqiptar për të diskutuar kaosin që shpërtheu pasi një flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe” u ul mbi fushë, pak para përfundimit të pjesës së parë. Faji u hodh në të gjitha drejtimet dhe situata u kthye në një shembull se si sporti mund të amplifikojë armiqësitë e vjetra në mënyrë të ashpër dhe me pasoja të thella.

Ndoshta ishte vetëm një ëndërr… Të martën e kaluar, UEFA njoftoi se Shqipëria dhe Serbia do të bashkë-organizojnë Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027, duke konfirmuar një vendim që ishte marrë në fakt vitin e kaluar, pasi Belgjika dhe Turqia tërhoqën ofertat e tyre. Brenda UEFA-s ka një ndjenjë kënaqësie, duke pasur parasysh pengesat që u desh të kapërceheshin.

Siç e përsëriti presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht zëvendëspresidenti i UEFA-s, Armand Duka, ky event do të jetë “një katalizator për thyerjen e barrierave, forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe krijimin e një të ardhmeje më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë”.

Në të vërtetë, procesi i kandidimit mund të ketë qenë pjesa më e lehtë. Në maj të vitit të kaluar, Shqipëria u këshillua se një ofertë e vetme nuk do të kishte sukses. Megjithëse “Arena Kombëtare” në Tiranë, stadiumi më modern i rajonit, kishte pritur finalen e “Conference League” 2022, do ta kishte të vështirë të organizonte gjithë turneun.

Prania e papritur e Serbisë në këtë projekt solli një zgjidhje dhe u inkurajua nga figurat politike që dëshironin të demonstronin afrimin mes dy vendeve, si dhe nga drejtuesit e UEFA-s, të cilët synojnë ta përdorin futbollin si një urë për të kapërcyer të pakapërcyeshmen. Në vitin 2014, dy federatat nuk mundën as të bien dakord për shitjen e biletave për tifozët mysafirë; tani ata ndajnë përgjegjësinë për një kompeticion madhor.

Jo të gjithë janë të gatshëm të harrojnë

Megjithatë, jo të gjithë janë entuziastë për këtë bashkëpunim. Në shtator, Duka deklaroi se “nuk mendoj dhe nuk kam menduar kurrë se organizimi i Kampionatit Europian mund të amnistojë atë që ka ndodhur”, duke iu referuar, mes tjerash, luftës së ashpër të Serbisë në Kosovën me shumicë shqiptare në fund të viteve ‘90. Ai po iu përgjigjej protestave të grupeve të tifozëve, të cilët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre kur u publikua lajmi për ofertën e përbashkët.

Anëtarët e grupit ultras “Tifozat Kuq e Zi”, që numëron mbi 7.000 anëtarë, lyen me bojë të kuqe ambientet e FSHF-së dhe shfaqën fotografi që dokumentonin krime lufte në Kosovë. “Ne kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit”, – shkruhej në një postim në rrjetet sociale. Në ndeshjen e nëntorit kundër Ukrainës në “Arena Kombëtare”, disa tifozë mbajtën pankarta kundër turneut, duke iu referuar sërish krimeve të luftës.

Ish-kapiteni i Shqipërisë me origjinë kosovare, Lorik Cana, e cilësoi planin për bashkë-organizim si “një hap të gabuar”. Edhe pse ndjenjat janë më të zbutura mes shqiptarëve që nuk janë prekur drejtpërdrejt nga lufta, kundërshtimi ndaj “Euro 2027” ka qenë më i vogël në Serbi. Megjithatë, mbetet shqetësimi se UEFA po luan me zjarrin derisa eventi të përfundojë me sukses.

Nuk është se gjithçka ka qenë në harmoni që nga nata fatale në Beograd, një ndeshje që përfundoi në tavolinë në favor të Shqipërisë, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS). Tensionet vazhdojnë të shpërthejnë herë pas here.

Në “Euro 2024”, sulmuesi shqiptar Mirlind Daku u ndëshkua pasi thirri me megafon “F*ck Serbia” dhe bëri thirrje të tjera nacionaliste pas ndeshjes me Kroacinë.

Në dhjetor, Serbia u gjobit pasi tifozët e saj tentuan të djegin një flamur të Shqipërisë gjatë një ndeshjeje kundër Zvicrës.

Lista e incidenteve mund të vazhdojë pafund. Mbetet e vështirë të imagjinohet një kompeticion europian me tensione kaq të freskëta mes bashkë-organizatorëve.

Testi i madh; kualifikueset e Botërorit 2026

UEFA nuk e ndaloi Shqipërinë dhe Serbinë të shortoheshin në të njëjtin grup, pavarësisht historisë së tyre të trazuar. Tani, fati i ka vendosur përsëri bashkë në kualifikueset e Botërorit 2026. Ata do të përballen më 7 qershor në Tiranë dhe sërish më 11 tetor në Serbi.

Dy kombëtaret u takuan për herë të fundit një vit pas skandalit të dronit, kur Serbia fitoi 2-0 në Elbasan mes një pranie të jashtëzakonshme sigurie. Kur ekipi serb doli për një shëtitje në Tiranë, para ndeshjes, një pjesë e madhe e bulevardit kryesor u mbyll, ndërsa snajperë u vendosën mbi stadium gjatë lojës. Atëherë gjithçka kaloi pa probleme dhe mund të ndodhë po njësoj në qershor, por testi i vërtetë do të vijë në tetor.

Çdo incident madhor do të ngrinte pyetje të vështira mbi optimizmin e UEFA-s për “Euro 2027”. Për momentin, organizatorët shpresojnë të krijojnë një platformë për suksesin e turneut. UEFA thekson përfitimet turistike dhe infrastrukturore për të dyja vendet, duke besuar në fuqinë e futbollit për të lehtësuar një të kaluar të trazuar.

Ndoshta UEFA ka të drejtë, ose ndoshta futbolli po e mbivlerëson rolin e tij si zgjidhje magjike. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë ngjarjet e vitit 2014 mund të mbeten vetëm një kujtim i largët.

 

Etiketa: Kualifikueset e BotëroritSerbiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

10:58 : 07/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
Para

Fotolajm/ Largohen nga blloku i sigurisë tek “Mine Peza” makinat që shoqëruan Veliajn

TË GJITHA

Kuvendi “nderoi” Enver Hoxhën si Hero i Popullit, Peleshi: E përmendëm për ditëlindje

10:30 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Gjon Shkambi: Nuk kisha dijeni për veprimin e Elvisit, po dilja nga salla

10:19 : 09/10/2025

Nis seanca plenare, kuvendi mban një minutë heshtje për gjyqtarin Kalaja

10:13 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, roja i sigurisë: Kur Elvis Shkambi kaloi me armë, unë isha i sëmurë

10:08 : 09/10/2025

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com