• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Po sikur Albin Kurti të tërhiqej?

13:34 : 10/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Nga Andi Bushati

Ndonëse pushteti nuk është një frut që shijohet intelektualisht, do qe tejet interesante të shihej një eksperimet, kur kryeministri aktual i Kosovës, të vendoste të mos drejtonte më qeverinë.

Për sa kohë partia e tij nuk e mbërriti tavanin e pretenduar të 500 mijë votave dhe nuk mundi dot të fitonte e vetme shumicën e nevojshme të vendeve në parlament, do të ishte një sfidë grishëse të kuptoje se ç’do të ndodhte, nëse – ndryshe nga sa tha në tubimin post elektoral të së dielës-, Albin Kurti e braktiste çdo përpjekje për një koalicion post elektoral dhe kalonte në opozitë.

Qeveria e re do të krijohej nga një bashkim laraman, të cilët në këto katër vjet i bëri bashkë vetëm një gjë: armiqësia deri në urrejtje ndaj një kundërshtari të vetëm. Në refrenin e ekzistencës së tyre u shndërrua lufta ndaj një të marri, që për egon e tij të shproporcionuar, po izolonte Kosovën, po e ndante atë nga aleatët e vet strategjikë, po e linte pa mbështetjen ekzistenciale të perëndimit. Nga ky këndvështrim, Kurti u akuzua për sanksionet ekonomike të BE-së, për deklaratat e ashpra të ambasadës amerikane, për përkëdheljen që perëndimi po i bëntë nxënësit të mirë Vuçiç dhe për ftohjen e raporteve me qeverinë e Tiranës.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

Pra, në sytë e opozitës ai u bë djalli që po shkatërronte ardhmërinë e Kosovës.

Nëse tani ai do të tërhiqej, ata që i ranë borive të këtij rreziku do kishin mundësinë të “riparonin” gjithçka, prandaj, do të qe shumë kurioze të qëmtohej sprova e një alternative të ndryshme…

A do ti thonin ata po, për të kënaqur ndërkombëtarët, zhvillimit edhe njëherë të zgjedhjeve dhe referendumeve të Serbisë, brenda teritorit të Kosovës? A do të paranonin me kushtin e heqjes së sanksioneve, të themelonin një asociacion që do mëtonte një bosnjëzim të shtetit? A do të lejonnin kundrejt dekoratës së “nxënësit të bindur”, të linin bosh katër komunat e Veriut, nëse Lista Serbska do të vijonte ti bojkotonte zgjedhjet? A do ti tërhiqnin nëntë postat policore nga Veriu, të rivendosnin dinarin, strukturat paralele dhe të rikthenin organizat kriminale si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”? A do të ulin pantallonat, kur Grenell të paraqitej në Prishtinë, me kërkesat që kishte marrë drejtpërdrejt nga trualli i ndërtimit që i kanë falur në Beograd? A do fajësonin veten nëse perëndimi heshte ndaj sulmit terrorrist të Radoiçiçit dhe mbyllte sytë kundrejt “dorës së lënduar” të Vuçiçit, për të zbatuar marëveshjet e dakordësuara?

Po në raport me Tiranën. A do ta falnin Edi Ramën kur fliste për “tokë të askujt”? A do i’a paranonin aventurën e përbashkët me presidentin serb për një Open Balkan në dëm të Kosovës? A do e toleronin kur, në rastin e rëmbimit të tre policëve, nuk thoshte dot se serbët kishin shkelur kufirin, apo kur për Banjskën, nuk tregonte dot me gisht Beogradin? Po me draftin e tij për asociacionin, a do të binin dakord?

Pra cila do të qe alternativa anti-izolim e një qëverisje pa Vetëvendosjen. A do bëhej ajo simpatike për perëndimin duke bërë koncesione dhe lëshuar territore? A do i kthehej psikozës qesharake të emërimit të Ujmanit si “Liqeni Trump” dhe politikës së yesmenëve të bindur, që sakrifikojnë shtet për të qëndruar në pushtet?

Pikërisht për të parë se sa e mundur është të realizohet në praktikë ajo që kanë propoganduar kur nuk kishin gjë në dorë, i’a vlen të provohet një qeveri e opozitës. Për këtë do të qe interesante të shihej se ç’do të ndodhte, nëse Albin Kurti mund të tërhiqej me vullnet të plotë, aq më tepër që me fuqinë elektorale që ai ka nga pas, me butonin e krizës që mund të shtypë, që tani shpejt për zgjedhjen e kryeparlamentarit e deri kur të vijë ajo e presidentit të ardhshëm, ai i mban në dorë frenat e politikës lokale.

Vështirë të thuhet se një koalicion laraman i opozitës, ku palët kanë filluar të shantazhojnë që tani njëra tjetrën, sikur rreziku i madh Kurti të ishte zhbërë papritmas, mund të kishte këllqe të pranonte koncesione të ngjashme me ato për të cilat akuzoi për mosveprim qeverinë aktuale. Ata do të qenë të kërcënuar njësoj si nga populli, po ashtu edhe nga egot personale të njëri tjetrit.

Por ndonëse, personalisht mendoj se një hipotezë e tillë mund të ishte me pasoja të rënda për Kosovën, intelektualisht ndoshta i’a vlente që ky eksperiment ti vinte përfundimisht pikë një debati që e ka stërmunduar skenën pubike të këtij katërvjeçari. Atij, nëse ia velen të dorzohet sovranitet në emër të ruajtjes së aleancave që, në fund të fundit, shërbejnë mbi të gjitha për të mos bërë lëshime të pariparueshme.

Në këtë këndvështrim, një vendim i Albin Kurtit për tu tërhequr në opozitë, mund të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj dileme. Por askush nuk mund të vërë bast se ai do ta bëjë, sepse, ndryshe nga ata që ndeshen për ide, për politikanët profesionistë pushteti nuk është një frut që shijohet intelektualisht./lapsi.al

Etiketa: albin kurtikosovelvvzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

18:36 : 07/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
RAJONI

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025
AKTUALITET

A do të regjistrohet PD për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha

13:05 : 07/10/2025
Para

EMRAT/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohen dy persona në Tiranë me qëllim ekstradimin

TË GJITHA

Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Në të gjitha zonat, kandidatura të pavarura, model i pranuar dhe nga aleatët

13:54 : 08/10/2025

Lufta në Gaza drejt fundit: Nisin bisedimet e para mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt

13:52 : 08/10/2025

“Ish-bashkëpunëtor i Enver Hoxhës”, Berisha: Arben Rakipi dhe Xhafaj ‘truri’ i ndryshimeve të reformave në drejtësi

13:41 : 08/10/2025

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Rama e hoqi me vendim mbrojtjen e gjykatave nga policia

13:20 : 08/10/2025

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com