• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kosova mban zgjedhjet parlamentare, 2 mln qytetarë i drejtohen kutive të votimit

08:23 : 09/02/2025
në BOTA, RAJONI

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Zgjedhjet e sotme shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.

Përgjatë fushatës partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë, zotime që duken shpesh të vështira për t’u përmbushur në vendin më të varfër në Evropë.

Analisti Ilir Ibrahimi, thotë se më në fund ekonomisë po i jepet hapësira e duhur.

“Janë programe ambicioze të partive opozitare, sepse partia në pushtet nuk ka pasur ndonjë program, i ka pasur disa zotime të cilat i ka bërë publike zoti Kurti. Janë ambicioze por jo të paarritshme. Ajo që më ka gëzuar më së shumti gjatë diskutimeve me partitë opozitare, sepse na kanë ftuar për të diskutuar, pra na kanë ftuar si sektor privat për të paraqitur programin e tyre ekonomik dhe kemi diskutuar rreth tij. Ata e shohin realizimin e këtyre premtimeve ekonomike në një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me sektorin privat, që do të duhej të bëhej nga çdo qeveri. Nuk mund të shihet sektori privat si armik sepse sektori privat është kontributdhënësi më i madh në shtet, në buxhetin e shtetit, punësim dhe gjitha të tjerat”, tha analisti Ibrahimi.

Lexo edhe:

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

Votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet e ngecura të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti është kritikuar nga fuqitë perëndimore për veprimet qeverisë së tij në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe. Bashkimi Evropian edhe më tej ka lënë në fuqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Çështja e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara është bërë këto ditë objekt diskutimesh pas dy postimeve në rrjetin social X nga i dërguari i Presidentit Trump për misione të posaçme Richard Grenell, i cili në administratën e parë ishte i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij marrëdhëniet janë në pikën më të ulët, ndonëse qeveria e Kosovës ngulë këmbë se janë shumë të mira.

“Ne për katër vite me radhë kemi pasur deklarata nga administrata amerikane e cila e përfundoi mandatin, pra administrata Biden se marrëdhëniet e Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk janë në nivelin e tyre më të lartë madje i kanë kritikuar se janë në nivelin më të ultë. Tani administrata e re këtë e ka bërë edhe më të qartë dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe nëse nuk ka një ndryshim të qasjes ndaj Shteteve të Bashkuara edhe pasojat do të jenë më të mëdha, sepse kemi të bëjmë me një administratë tjetër.

Pra administrata Trump nuk do të jetë administratë që do t’i ledhatojë liderët kosovarë, por do të kërkojë nga ta dhe nëse nuk do të kërkojë dhe nëse nuk i pret ato që i kërkon, atëherë nuk shoh se do të ketë marrëdhënie në kuptimin e plotë të fjalës me SHBA-në. Unë kam frikë se marrëdhëniet që kemi pasur deri tani nuk do të mund të ekzistojnë me një qeveri e cila nuk e sheh Amerikën si partnere dhe t’i vendosë politikat e veta në përputhje me interesat amerikane. Pra, nuk e përjashtoj edhe mundësinë e tërheqjes së gjithëmbarshme të interesit amerikan, përfshirë këtu edhe praninë e sigurisë, pra ushtarët amerikanë”, tha analisti Ibrahimi.

Vëzhguesit e zgjedhjeve nga Koalicioni i organizatave joqeveritare

“Demokracia në veprim”, thanë të shtunën ndërkaq se fushata për zgjedhjet është përshkuar me raste të theksuara të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

“Pa llogaritur aktivitetet që mbahen sot, në plot 130 aktivitete, apo rreth një e pesta e tubimeve publike të organizuara, është raportuar për raste të një gjuhe nxitëse, urrejtëse apo fyese”, tha Eugen Cakolli nga DnV.

Një ekip prej 100 vëzhguesish nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe dhjetëra të tjerë nga organizata ndërkombëtare, do të ndjekin votimet.

Analistët thonë se cilado qoftë qeveria e ardhshme, do të përballet me sfida të vështira mes zhvillimeve gjeopolitike që e kanë bërë botën shumë të paparashikueshme./VOA

Etiketa: kosovevotimiZgjedhjet

Lajme të lidhura

RAJONI

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

15:17 : 11/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025
RAJONI

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

10:09 : 11/07/2025
RAJONI

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë/ Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: Efeketivët ushtruan forcë

17:37 : 10/07/2025
RAJONI

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

15:48 : 10/07/2025
RAJONI

Zhduken dy vajza të mitura në Fushë-Kosovë

10:23 : 10/07/2025
Para

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë: Votimi ka filluar në të gjitha qendrat

TË GJITHA

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025

Drejton aksionin e IKMT në Theth, Çollaku: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

21:45 : 12/07/2025

Katër shenjat e horoskopit që do të ‘korrin’ sukses gjatë javëve në vijim

21:38 : 12/07/2025

Shembjet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

21:29 : 12/07/2025

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

21:19 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com