Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Unazën e Madhe, teksa raportohet se një automjet ka përplasur një lopë.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrethrretullimit të Tegut.
Pas goditjes, lopa ka mbetur e dëmtuar, ndërsa shoferi nuk është larguar, por ka pritur ardhjen e pronarëve të kafshës.
Ky aksident ka nxitur reagime dhe shqetësime te drejtuesit e tjerë të mjeteve pasi në këtë aks ka lëvizje të kafshëve shtëpiake duke u bërë burim aksidenti për automjetet.