• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pritet të shkurtohet pjesa më e madhe e punonjësve të USAID-it

18:30 : 07/02/2025
në BOTA

Administrata e Presidentit Trump prezantoi një plan të enjten për të shkurtuar në mënyrë dramatike personelin në mbarë botën të projekteve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke lënë në punë më pak se 300, nga mijëra punonjësit e saj nëpër botë.

Mbrëmjen e së enjtes, shoqatat e punonjësve federalë ngritën padi duke kërkuar nga një gjykatë federale që të ndalte mbylljen e kësaj agjencie, duke argumentuar se Presidentit Donald Trump i mungon autoriteti për të mbyllur një agjenci të krijuar me legjislacion të Kongresit.

Dy punonjës aktualë të USAID-it dhe një ish-zyrtar i lartë i USAID-it informuan agjencinë e lajmeve Associated Press për planin e administratës, të paraqitur zyrtarëve të tjerë të lartë të agjencisë të enjten. Ata folën në kushte anonimiteti për shkak të një urdhri të administratës që ndalonte punonjësit e USAID-it të flisnin për këtë me persona jashtë agjencisë.

Plani do të linte më pak se 300 punonjës në punë, nga 8,000 punonjës aktualë dhe kontraktorë. Së bashku me një përqindje ende të paditur të rreth 5,000 punonjësve ndërkombëtarë të punësuar jashtë vendit, punonjësit e mbetur do të drejtonin ato pak programe jetike që administrata thotë se synon t’i vazhdojë për momentin.

Nuk u bë menjëherë e qartë nëse ulja e personelit në vetëm 300 punonjës do të ishte e përhershme, apo e përkohshme, dhe nëse do të lejohej që më shumë punonjës të riktheheshin në punë, pas përfundimit të procesit që administrata e Presidentit Trump thotë se është një rishikim i programeve të ndihmës dhe zhvillimit.

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Administrata në fillim të kësaj jave u dha pothuajse të gjithë punonjësve të USAID-it të dërguar jashtë vendit, 30 ditë afat, duke filluar nga e premtja, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara dhe qeveria do të paguajë shpenzimet e tyre të udhëtimit dhe zhvendosjes. Punonjësit që zgjedhin të qëndrojnë më gjatë, përveç rastit kur u jepet një përjashtim specifik për shkak të vështirësive, mund të duhet t’i mbulojnë vetë shpenzimet e tyre, thuhet në një njoftim të bërë mbrëmjen e së enjtes në faqen e internetit të USAID-it.

Duke folur me gazetarët të hënën në El Salvador, Sekretari i Shtetit Marco Rubio e përshkroi agjencinë si historikisht “të shkëputur” nga Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë, edhe pse agjencia, tha ai, supozohet të drejtohet nga Departamenti i Shtetit.

“USAID-i ka një historik që e ka injoruar këtë dhe ka vendosur që është në një farë mënyre një organizatë bamirësie globale e shkëputur nga interesi kombëtar”, tha Sekretari Rubio. “Këta janë dollarë të taksapaguesve dhe ne i detyrohemi popullit amerikan, të garantojmë që çdo dollar që shpenzojmë jashtë vendit, po shpenzohet për diçka që nxit interesin tonë kombëtar”.

Duke folur në Republikën Domenikane të enjten, Sekretari Rubio tha se qeveria amerikane do të vazhdojë të ofrojë ndihma për vendet e tjera.

“Por do të jetë ndihmë ndërkombëtare që ka kuptim dhe që është në përputhje me interesin tonë kombëtar”, u tha ai gazetarëve.

Administrata e Presidentit Trump dhe aleati i tij Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë për shkurtimin e buxhetit, janë përqëndruar më shumë deri më tani tek USAID-i, në një sfidë të paprecedentë për qeverinë federale dhe shumë prej programeve të saj.

Që nga inaugurimi i Presidentit Trump më 20 janar, një ngrirje gjithëpërfshirëse e fondeve ka mbyllur shumicën e programeve të agjencisë në mbarë botën dhe pothuajse të gjithë punonjësve të saj u është dhënë leje e detyrueshme, ose janë larguar nga puna. Zoti Musk dhe Presidenti Trump kanë folur për eliminimin e USAID-it si një agjenci e pavarur dhe kalimin e programeve të mbetura nën Departamentin e Shtetit.

Ligjvënësit demokratë dhe të tjerë, e konsiderojnë këtë një veprim të paligjshëm dhe të bërë pa miratimin e Kongresit.

I njëjti argument u ngrit nga Shoqata Amerikane e Shërbimit të Jashtëm dhe Federata Amerikane e Punonjësve të Qeverisë në padinë e tyre, e cila kërkon nga gjykata federale në Uashington të urdhërojë rihapjen e godinave të USAID-it, rikthimin e punonjësve të saj në punë dhe të fondeve.

Zyrtarët qeveritarë “neglizhuan pasojat katastrofike të veprimeve të tyre, si për sa i përket punonjësve amerikanë, jetës së miliona njerëzve në mbarë botën dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në padi. / VOA

Etiketa: SHBATrumpUSAID-it

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
Para

29-vjeçari i plagosur në Korçë: U sulmova nga dy persona të maskuar

TË GJITHA

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com