• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Më shumë shpresë për fëmijët me kancer? Çfarë u zbulua nga studimi i ri

08:57 : 07/02/2025
në BOTA, SHENDETI

Kanceri tek fëmijët është relativisht i rrallë, por një në pesë fëmijë me kancer vdes. Ka shumë pak ilaçe për fëmijët. Tani paraqitet një shpresë e re.

Në vitin 2022, më shumë se 275.000 fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën u diagnostikuan me kancer, ndërsa më shumë se 105.000 fëmijë vdiqën nga kjo sëmundje. Në Evropë, 35.000 fëmijë diagnostifikohen me kancer çdo vit, e në Gjermanisipas Regjistrit të Kancerit të Fëmijëve (DKR) diagnostifikohen 2.400 fëmijë në vit. Sa për krahasim, rreth 500.000 raste të reja të kancerit regjistrohen te të rriturit në Gjermani çdo vit.

Forma më e zakonshme e kancerit tek fëmijët është leuçemia (kanceri i gjakut), ndërsa adoleshentët më së shpeshti vuajnë nga limfoma (kanceri i nyjeve limfatike). Sipas Fondacionit të Frankfurtit për Fëmijët me Kancer, 80 për qind e pacientëve janë shëruar. Megjithatë, gjasat për shërim për shumë lloje të kancerit nuk janë përmirësuar në 30 vitet e fundit – mesatarisht një në pesë fëmijë me kancer vdes.

Nëse tek një fëmijë i shëruar kanceri kthehet më vonë, prognoza është e keqe. Mesatarisht, koha e mbijetesës në raste të tilla është tetë muaj. Përveç kësaj, nuk ka një trajtim të standardizuar për rikthimet.

Shumë pak ilaçe për fëmijët dhe adoleshentët me kancer

Lexo edhe:

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

Një nga problemet më të mëdha nëtrajtimin e kancerit tek fëmijët është mungesa e mjekimeve të specializuara. Për fëmijët, ekziston vetëm një pjesë e vogël e asaj që është në dispozicion për pacientët e rritur. Shumë barna të reja që dalin në treg janë të miratuara ekskluzivisht për të rriturit.

Prandaj, studiuesit në Qendrën Hopp për Tumoret e Fëmijëve (KiTZ) në Heidelberg po mbështeten në një qasje të individualizuar të trajtimit duke përdorur “mini-tumore”. Që nga viti 2019, mjekët kanë qenë në gjendje të dërgojnë atje mostra indesh nga fëmijët me kancer që klasifikohen si pacientë me rrezik të lartë ose që tashmë kanë pasur një rikthim.

Qindra mini-tumore për të luftuar kancerin e fëmijërisë

Bazuar në këto mostra, studiuesit rritin qindra mini-tumorë, shpjegon Ina Oehme, drejtuese e Departamentit të Testimit të Barnave. Këta tumorë të vegjël, të njohur edhe si organoidë, lejojnë testimin e 80 barnave të ndryshme në doza dhe kombinime të ndryshme. Barnat e testuara janë kryesisht medikamente onkologjike për të rritur, duke përfshirë ato që tashmë janë miratuar, si dhe ato që janë ende në fazën e provës klinike.

Sipas Oehme, deri më tani janë marrë më shumë se 500 mostra të indeve, dy të tretat e të cilave ishin të përshtatshme për testim. Në rreth 80 për qind të këtyre mostrave u gjet një medikament i përshtatshëm, i cili çoi në regres të tumorit në kushte laboratorike.

Rreth tre javë pas marrjes së mostrës, studiuesit mund të dinë nëse një ilaç i veçantë funksionon apo jo.

Trajtimi dhe hulumtimi në të njëjtën kohë

Përveç testimit të barnave, studiuesit në KiTZ po bëjnë sekuencën e të gjithë gjenomit të tumorit për të kuptuar më mirë proceset biologjike pas kancerit të fëmijërisë dhe sëmundjeve serioze të gjakut. KiTZ është një institucion i përbashkët i Qendrës Gjermane të Kërkimit të Kancerit (DKFZ), Spitalit Universitar të Heidelberg dhe Universitetit të Heidelbergut. Instituti bashkëpunon me shumë qendra kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sipas deklaratave të veta, KiTZ po udhëheq programin e parë pan-evropian të sekuencës së gjenomit për fëmijët me kancer. Deri më tani, në këtë program janë përfshirë më shumë se 1.700 pacientë dhe më shumë se 100 qendra nga 12 vende evropiane dhe Izraeli kanë dërguar mostra të tumorit në Heidelberg.

Megjithëse qendra të tjera kërkimore përdorin gjithashtu qasjen e kultivimit të mini-tumorit për të testuar barnat, veçantia e projektit KiTZ qëndron në metodologjinë e tij sistematike. Duke mbledhur një numër të madh tumoresh, kjo qendër ka një bazë të dhënash të gjerë, e cila mundëson rezultate më të sakta dhe më të besueshme, shpjegon Uta Dirksen, onkologe pediatre në Spitalin Universitar në Essen./ DW

Etiketa: femijetkancerstudimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kushtet skandaloze në Onkologjik/ Pacientët me kancer bëjnë kimio në karrige

11:25 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025
SHENDETI

Shkencëtarët: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

11:49 : 25/10/2025
AKTUALITET

Dezinfektuesit e duarve shkaktojnë kancer? BE shqyrton ndalimin e etanolit

10:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

09:23 : 18/10/2025
Para

Goditi me sende të forta një person, e pëson 17-vjeçari në Gjirokastër

TË GJITHA

I ftohti polar godet SHBA-në, zonat ku priten temperatura rekord

21:01 : 09/11/2025

Balotazhi në Kosovë/ Numërimi i kutive drejt fundit, kush kryeson në 18 komuna

20:37 : 09/11/2025

Zelensky: Kam nënshkruar sanksione të reja kundër Rusisë

20:23 : 09/11/2025

Aksident me vdekje në aksin Peqin-Rrogozhinë

20:05 : 09/11/2025

Mafia e duhanit / ISHP lejon reklamimin e IQOS në shkelje të ligjit, në SHBA ndalohet si e rrezikshme

19:59 : 09/11/2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë/ Dalin rezultatet e exit poll-eve, kush kryeson

19:34 : 09/11/2025

Bardhi: Asnjë deputet i PD-së nuk merr pjesë në komisionet parlamentare nesër

19:17 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com