• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Groenlanda shqyrton marrëveshjen politike mes SHBA dhe tre shteteve ishuj të Paqësorit

21:49 : 06/02/2025
në BOTA

Përfaqësues të Groenlandës në Shtetet e Bashkuara janë takuar kohët e fundit me të paktën një ambasador nga shtetet ishuj të Paqësorit, të njohur ndryshe dhe me emrin Oqeania, për të mësuar më shumë rreth një marrëveshjeje politike që disa mendojnë se mund të krijojë një mundësi për ishullin në Arktik dhe Uashingtonin, ka mësuar Zëri i Amerikës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur vazhdimisht interesin e tij për ta blerë ose për të marrë kontrollin e Groenlandës, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, i pasur me burime natyrore.

Trump ka vënë dukje rëndësinë strategjike dhe pozicionin e ishullit në Oqeanin Arktik ku Rusia dhe Kina po përparojnë me shpejtësi.

Por komentet e presidentit amerikan kanë hasur në kundërshtinë e banorëve të ishullit si dhe udhëheqësve politikë të Danimarkës dhe Evropës.

Përfaqësuesit e Groenlandës nuk kanë pranuar të komentojnë për Zërin e Amerikës mbi takimin, i cili u përqendrua në një pakt që tre shtetet ishuj të Paqësorit kanë me Uashingtonin – njohur si Marrëveshja e Asociacionit të Lirë, ose ‘COFA’.

Lexo edhe:

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

Marrëveshja i siguron Shteteve të Bashkuara qasje ushtarake tek të tre ishuj strategjikë të Paqësorit – në Republikën e Ishujve Marshall, Shtetet Federative të Mikronezisë dhe Republikën e Palau-s, në këmbim të ndihmës ekonomike.

Jackson Soram, ambasador i Shteteve Federative të Mikronezisë, në Shtetet e Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se diskutimet u zhvilluan në fund të janarit dhe u përqendruan në çështjet themelore si “dispozitat e ndihmës ekonomike dhe ato mbi sigurisë dhe mbrojtjen”.

Zoti Soram tha se u takua me përfaqësues nga Groenlanda dhe Ishujt Faroe, një tjetër territor danez i vetëqeverisur.

Alexander Grey, ish-shef i kabinetit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të zotit Trump, i cili ishte përfshirë në çështjet e Ishullit të Paqësorit, i tha Zërit të Amerikës se ai inkurajoi ambasadorët e këtyre ishujve, që të zhvillonin këto takime.

“Banorët e Groenlandës duan pavarësinë nga Danimarka“, tha zoti Grey në një përgjigje me email. Aktualisht ai është një nga partnerët e kompanisë ‘American Global Strategies’.

“Një Groenlandë e pavarur, me një numër të vogël popullsie, e me dëndësinë e dytë më të vogël në planet, do të dominohej shumë shpejt e sovraniteti i saj do të minohej nga Pekini dhe Moska“, shtoi ai.

Rusia ka rihapur bazat në rajon edhe pse Pekini ka investuar më shumë se 90 miliardë dollarë në projekte infrastrukturore në Rrethin Arktik. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Danimarka kanë baza ushtarake në Groenlandë.

Zoti Grey tha se dominimi i Arktikut nga Moska dhe Pekini përbën “një kërcënim strategjik unik” për Shtetet e Bashkuara.

Ai shtoi se një COFA “do të lejonte Groenlandën të ruajë sovranitetin e saj, ndërkohë që do të lejonte SHBA-të të sigurojë që sovraniteti të mbrohet realisht”.

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen ka thënë vazhdimisht se Groenlanda “nuk është në shitje”.

Por të hënën, ajo tha se Kopenhaga mirëpret investime shtesë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në ishullin strategjik.

“Pra, nëse kjo ka të bëjë me garantimin e sigurisë në këtë rajon, ne mund të gjejmë një rrugë për të bërë përpara“, tha ajo.

Marrëveshja në fushën e mbrojtjes SHBA-Groenlandë

Disa analistë thonë se as Uashingtoni dhe as Groenlanda nuk kanë nevojë për një marrëveshje si COFA për të rritur praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në këtë ishull.

Në vitin 2004, Shtetet e Bashkuara, Groenlanda dhe Danimarka nënshkruan Marrëveshjen Igaliku për të reduktuar praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Groenlandë në një bazë të vetme ajrore, bazën ajrore Thule, e cila është riemërtuar në Baza Hapësinore Pitfuffik.

Ajo i siguron Uashingtonit mbrojtje nga raketat si dhe mundësi për të vëzhguar hapësirën.

Marrëveshja e vitit 2004 parashikon që “çdo ndryshim i rëndësishëm lidhur me operacionet ose objektet ushtarake amerikane” në Groenlandë të bëhet përmes një procesi konsultimi mes Uashingtonit, Nuukut dhe Kopenhagenit.

“Uashingtoni mund t’i arrijë objektivat duke bashkëpunuar me Groenlandën dhe Danimarkën”, shkroi Otto Svendsen, studiues pranë Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike, në faqen e internetit të kësaj qendre, muajin e kaluar.

Gjatë një takimi informues nga Instituti Danez për Studime Ndërkombëtare, në vitin 2022, u vu në dukje se marrëveshja COFA ka krijuar një varësi ekonomike mes Ishujve Marshall dhe Shteteve të Bashkuara, pasi kontributet amerikane përbëjnë rreth 70 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Ishujve Marshall.

Kjo është e kundërta e asaj që udhëheqësit e Groenladës thonë se duan.

Në kërkim të pavarësisë

Një ligj i vitit 2009, i quajtur Akti për Vetëqeverisjen e Groenlandës, hartuar nga Nuuk dhe Kopenhageni, përcakton hapat që duhen ndërmarrë- për një Groenlandë të pavarur, për çka është i nevojshëm referendumi.

Në fjalimin e mbajtur për Vitin e Ri, kryeministri i Groenlandës Mute Egede tha se “periudha para zgjedhore, me mbështetjen qytetare, duhet të përdoret për realizimin e këtyre hapave”, për të bërë të mundur mbajtjen e një referendumi gjatë zgjedhjeve parlamentare në prill.

Një anketim i vitit 2019 sugjeroi se më shumë se dy të tretat e qytetarëve të Groenlandës duan që të vijë një moment që Groenlanda të jetë e pavarur. Megjithatë, në një sondazh të publikuar në janar nga dy gazeta në Danimarkë dhe Grenlandë, 85 për qind thonë se nuk duan të jenë pjesë e Shteteve të Bashkuara. Sidoqoftë, 55 për qind, e shohin interesin e Presidentit Trump ndaj Groenlandës si një mundësi.

Zoti Grey i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara, Danimarka dhe Grenlanda duhet të hyjnë në diskutime trepalëshe për marrëveshje.

“Duke punuar së bashku, Uashingtoni, Kopenhageni dhe Nuuku mund të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të ecin përpara drejt një marrëveshjeje pas-pavarësisë që funksionon për të gjitha palët”, tha ai në një përgjigje të dërguar me email.

Në vitin 2010, Groenlanda i tha Kombeve të Bashkuara se po shqyrtonte idenë për të negociuar idenë për pavarësi përmes një “një asociacioni të lirë” me Danimarkën.

Kryeministri Egede ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Presidentin Trump, por ka thënë se “ne nuk duam të jemi danezë, nuk duam të jemi amerikanë”.

Ambasadori Soram tha se ai po përpiqet të bëjë bashkë ambasadorë nga arkipelagu Palau dhe Ishujt Marshall për të marrë pjesë në takime shtesë me Groenlandën, Ishujt Faroe dhe Danimarkën./VOA

Etiketa: groelandamarreveshjaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
BOTA

Trump ndryshon rregullat për të shitur dronë ushtarakë

15:28 : 05/09/2025
AKTUALITET

Trump dhe BE-ja nderojnë Nënë Terezën: Krenari e madhe për Shqipërinë!

10:05 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025
AKTUALITET

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Do ta mbrojmë Trumpin me dronë “Made in Albania”

21:52 : 04/09/2025
Para

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, motra me lot në sy: Iu nxinë gishtat, mjekët thoshin s'ka gjë!

TË GJITHA

Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:04 : 06/09/2025

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025

Nga “presioni” te “mashtrimi”/ Si e “baltosi” Sokol Sadushi garën për zëvendësin e Holta Zaçajt në Kushtetuese  

12:58 : 06/09/2025

Të dhënat: Një në pesë “të punësuar” punojnë pa pagesë pranë familjes

12:39 : 06/09/2025

700 ditë pengje të Hamasit/ DW: Të afërmit nuk humbasin shpresën

12:31 : 06/09/2025

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com