• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I përfshirë në vrasjen e “Dodës”, Prokuroria e Elbasanit merr të pandehur Donald Hoxhën

15:27 : 06/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim Donald Hoxhën, i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit të Policisë Roland Rexhepi, i njohur me nofkën “Doda”, krim i cili ndodhi në lagjen e “Banesave” në Elbasan më 22 Koprrik të vitit 2009.

Donald Hoxha u ekstradua disa muaj më parë në drejtim të Shqipërisë, pasi u identifikua nga një gjurmë gishtë që Policia Kriminale Shqiptare, kishte çuar në Interpol për verifikim. Kjo gjurmë gishti e Donald Hoxhës është gjetur në furgonin e bradhë tip “Renault”, që shërbeu si pikë vrojtimi për lëvizjet e Roland Rexhepit.

Pas kryerjes së vrasjes së Roland Rexhepit, policia gjeti në brendësi të furgonit tip “Renault”, 12 copë bishta cigaresh të hedhura në dysheme dhe një maskë. Furgoni ka qenë i parkuar në afërsi të vendit të ngjarjes në lagjen “Banesa”, përballë derës së garazhit të viktimës, jo shumë metra ku u qëllua për vdekje Roland Rexhepi.

Pikërisht në këtë furgon kanë qëndruar si vrojtues Florind Shabani, Gëzim Balla, Donald Hoxha dhe disa persona të tjerë. Ndërsa sipas prokurorisë së Elbasanit njerëzit që kanë qëlluar me armë në drejtim të Roland Rrexhepit, janë Marjus Tafa dhe Armando Llakaj.

Donald Hoxha pas ekstradimit nga Anglia ka pranuar krimin dhe ka vendosur të bashkëpunojë me prokurorin e çështjes Xhelian Seferi.

Lexo edhe:

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Sipas dëshmisë së Donald Hoxhës, Gëzim Balla rezulton të jetë njeriu, që në muajin korrik 2009 ka sjellë furgonin tip “Renault” të bardhë nga Maminasi, në Elbasan, pasi e kishte blerë për një shumë prej 1.7 milionë lekësh të vjetra dhe e kishte parkuar shumë pranë hyrjes së pallatit ku banonte Roland Rexhepi, me qëllim që të përdorej si pikë vrojtimi.

Pas dëshmisë së Donald Hoxhës, Gëzim Balla është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga Policia e Shtetit dhe ende nuk është arrestuar.

Për ekzekutimit e ish-efektivit të antidrogës, deri tani janë arrestuar 4 autorë, Marjus Tafën dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania dhe i dënuar me 12 vite burgim, si dhe Donald Hoxhën, i cili u ekstradua nga Anglia.

Kjo vrasje është një ndër ngjarjet e bujshme që ka vijuar sagën e tmerrshme të vrasjeve në Elbasan në 2 dekadat e fundit, ku urdhëruar dhe financues kanë qënë anëtarët e një grupi kriminal në Elbasan.

Ndërkohë tre vite nga vrasja e Roland Rexhepit (Doda), në 30 dhjetor 2011, në Elbasan ka mbetur i vrarë vëllai i tij, Ilir Rexhepi. I njëjti grup kriminal që pagoi dhe organizoi vrasjen e Rolandit, financoi dhe vrasjen e Ilir Rexhepit, duke kontraktuar si vrasës Mihal alias Mirgert Toshin nga Korça.

Prokuroria e Elbasamnit vijon hetimet në lidhje me zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm në lidhje me këtë ngjarje.

Etiketa: dodaDonaldHoxhaelbasanGëzim Ballaroland rexhepivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inxhinjeri humbi jetën në kantier, të afërmit: Punonte për ‘Alb Building’, nuk ka asnjë siguri në punë

17:52 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
Para

Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID

TË GJITHA

Natën në burg, ditën trafikonte drogë me logon e Kristiano Ronaldos/ Arrestohet shqiptari në Itali

12:49 : 26/10/2025

Kampi i Rojit, plagë e hapur e ISIS-it: 2 100 gra dhe fëmijë të bllokuar në shkretëtirë

12:34 : 26/10/2025

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë, Kurti nuk merr votat e nevojshme

12:20 : 26/10/2025

EMRAT/ Albin Kurti prezanton kabinetin qeveritar

12:05 : 26/10/2025

Seanca për formimin e Qeverisë/ Kurti në Kuvend: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të reja

11:51 : 26/10/2025

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com