• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Elon Musk dhe zvogëlimi i përmasave të qeverisë amerikane

16:12 : 06/02/2025
në BOTA

Personi kryesor i caktuar nga Presidenti Donald Trump për të bërë ndryshime të shpejta në agjencitë qeveritare të Shteteve të Bashkuara është Elon Musk-u, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë së prodhimit të makinave Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ligjvënësit demokratë thonë se përpjekja e miliarderit të mbështetur nga Presidenti Trump për të ulur shpenzimet e qeverisë federale është e gabuar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn njofton rreth veprimeve të ndërmarra nga zoti Musk në Uashington.

Një protestë përpara një agjencie federale në Uashington këtë javë u fokusua tek puna e Elon Musk-ut, i caktuar nga Presidenti Donald Trump për zvogëlimin e qeverisë amerikane.

“Populli duhet të vendosë se si i mbrojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli duhet të vendosë se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Elon Musk-u nuk mundet ta marrë këtë vendim”, tha senatori demokrat Chris Murphy.

Zoti Musk është personi më i pasur në botë dhe drejtues ekzekutiv i firmës së automjeteve elektrike Tesla dhe kompanisë së hapësirës SpaceX. Ai zotëron edhe kompani të tjera, përfshirë platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.

Lexo edhe:

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

Që nga inaugurimi i Presidentit Trump, zoti Musk, si drejtues i Departamentit të sapokrijuar të Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE, ka filluar të punojë për të shkurtuar ato, që ai dhe Presidenti Trump, i shohin si programe federale të kushtueshme.

Ekipi i zoti Musk thuhet se ka fituar qasje në sistemet e pagesave të Departamentit të Thesarit dhe ka kërkuar të marrë nën kontroll Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që jep ndihma humanitare dhe ndihma të tjera për mbi 100 vende. Tek selia e USAID-it pati protesta këtë javë.

“Presidenti Trump e udhëzoi mikun e tij miliarder të korruptuar, Elon Musk, që të plaçkiste një agjenci jetike të qeverisë amerikane”, tha ligjvënësi demokrat Don Beyer.

Presidenti Trump përsëriti sidoqoftë mbështetjen e tij për zotin Musk.

“Është diçka për të cilën ai është shumë i angazhuar dhe kjo është mbresëlënëse, pasi ai drejton padyshim një kompani të madhe”, tha Presidenti Trump.

Elon Musk tha se ajo çfarë zbuloi në USAID nuk mund të shpëtohet.

“Ndërsa shqyrtuam USAID-in, u bë e qartë se ajo që kemi këtu nuk është një mollë me një krimb në të, por në fakt kemi vetëm një top me krimba“, tha zoti Musk.

Ligjvënësit demokratë e kundërshtojnë këtë dhe thonë se është e gabuar që zoti Musk ka kaq shumë pushtet dhe pak përgjegjësi dhe mbikëqyrje, veçanërisht duke patur parasysh që SpaceX ka kontrata me qeverinë federale.

“Një miliarder i pazgjedhur, i papërgjegjshëm, me konflikte të gjera interesi, lidhje të thella me Kinën dhe që vepron si një armë e papërmbajtur për të goditur armiqtë e perceptuar, po rrëmben sistemet më të rëndësishme të të dhënave financiare të vendit tonë dhe librin e kontabilitetit”, tha senatorja demokrate Patty Murray.

Por Presidenti Trump thotë se Shtëpia e Bardhë po bën mbikëqyrjen e duhur për punën e zotit Musk.

“Aty ku mendojmë se ka një konflikt ose ka një problem, atëherë nuk do ta lëmë të përfshihet… Ne po përpiqemi të zvogëlojmë qeverinë dhe ai ndoshta mund ta tkurrë atë si kushdo tjetër, nëse jo edhe më mirë“, tha Presidenti Trump.

Në rolin e tij të papaguar si “punonjës i posaçëm i qeverisë”, zotit Musk i lejohet të punojë jo më shumë se 130 ditë në vit./VOA

Etiketa: Elon MuskSHBAusaid

Lajme të lidhura

BOTA

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025
BOTA

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

20:46 : 04/07/2025
BOTA

SHBA kërcënon BE: Do të vendosim tarifa 17% për eksportet bujqësore

19:36 : 04/07/2025
BOTA

Do t’i çojë në Ukrainë, Gjermania në bisedime me SHBA-në për blerjen e sistemeve Patriot

18:06 : 04/07/2025
BOTA

Analiza nga DW/ Çfarë efekti do ketë paketa “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

09:37 : 04/07/2025
BOTA

Sot/ SHBA feston 249-vjetorin e Pavarësisë

08:24 : 04/07/2025
Para

Zyrtare/ Ndarje në paqe, mesfushori përshëndetet me Laçin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com