• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy qëndrimet e KPA për profesionalizmin e prokurorit Julian Çafka

19:49 : 06/02/2025
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u nda në vlerësimin e prokurorit të Gjirokastrës, Julian Çafka, konfirmimi në detyrë i të cilit u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa për probleme në kriterin profesional, duke kërkuar hetim më të thelluar për disa çështje të hetuara nga subjekti.

Shumica e përbërë nga gjyqtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo dhe Ina Rama, e gjeti të drejtë kërkimin e Komisionerit për pezullimin e prokurorit Çafka për një vit nga detyra dhe vendosi më 5 prill 2024 ta urdhërojë që të ndjekë trajnimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Relatorja e çështjes, Natasha Mulaj doli në pakicë, duke konkluduar se problemet e konstatuara janë të tilla, që çojnë në shkarkimin e subjektit.

Prokurori Julian Çafka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 14 shtator 2021, pasi disa çështje të denoncuara nga publiku për të cilat u konstatuan mangësi në hetimet e kryera, nuk u gjetën penalizuese. KPK vendosi të transferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dy çështje të hetuara prej subjektit në vitet 2018 dhe 2019.

Në procesin e zhvilluar në Kolegj bazuar në ankimin e Ballhysës, Çafka i justifikoi problemet e gjetura me ngarkesën e lartë në punë, kompleksitetin e çështjeve dhe këmbënguli që ato nuk ishin të tilla sa të ndëshkoheshin nga institucionet e rivlerësimit.

Lexo edhe:

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

Qëndrimet ndryshe

Ballhysa parashtroi në KPA nevojën e një hetimi të mëtejshëm të arsyeve që kanë çuar në kohëzgjatjen e hetimit të një procedimi penal të vitit 2017 për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, deri në paraqitjen e kërkesës për pushimin e e kësaj çështjeje në nëntor të 2020-ës.

Subjekti pretendoi se kohëzgjatja e hetimit nuk mund të vlerësohet si tejkalim i afatit të arsyeshëm, për sa kohë që në regjistrin e njoftimit të veprave penale, nuk është shënuar emri i ndonjë personi të dyshuar si autor i veprës penale. Sipas tij, në këto kushte nuk gjejnë zbatim afatet maksimale të hetimit.

Por shumica konstaton kohëzgjatje të hetimeve tej një afati të arsyeshëm, që ka ardhur si pasojë edhe e mungesës së veprimeve hetimore në periudha kohore disamujore; moszbatimit nga ana e ekspertëve të afateve të caktuara nga subjekti në cilësinë e prokurorit të çështjes për kryerjen e akteve të ekspertimeve; si dhe nga nisja me vonesë e zbatimit të detyrave të lëna nga një vendim i gjykatës. Këto mangësi janë konsideruar në drejtim të aftësive organizative.

Mulaj në pakicë shkon më tej në vlerësimin e saj, duke çmuar se mungesa e veprimeve hetimore për periudha të gjata dhe pa arsye të përligjura, mosrespektimi i afateve të caktuara prej tij në aktet procedurale dhe nisja e zbatimit me vonesë të detyrave të caktuara nga gjykata, i afektojnë rëndë aftësitë profesionale të tij në drejtim të aftësive organizative. “…mbi gjitha kur bëhet fjalë për një çështje penale, të një natyre jokomplekse në qytetin e vogël të Gjirokastrës, dhe mundësia e nxjerrjes së dokumentacionit, pyetjes së dëshmitarëve, si dhe e kryerjes së veprimeve hetimore të tjera, maksimumi mund të zgjaste pak muaj, por jo me vite siç ka vepruar subjekti i rivlerësimit”, shprehet Mulaj.

Komisioneri Publik kërkoi që të hetohet për mënyrën e ekzekutimit nga ana e subjektit të dy vendimeve penale në ngarkim të një shtetasi. Në bisedimet përfundimtare, Ballhysa konstatoi tejkalim të afateve me disa ditë, ndërsa subjekti pretendoi se në këto praktika kishte vepruar në përputhje me ligjin.

Shumica e konstatoi tejkalimin e afateve vetëm me disa ditë, por vlerësoi se ato nuk kishin lidhje në kontekstin e rrethanave të faktit dhe se nuk mund të faktonin në tërësinë e tyre veprimet e subjektit të rivlerësimit në këtë çështje.

Mulaj çmon se vonesat një dhe dy ditore të konstatuara në veprimet për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasin K.K., kanë bërë të mundur, minimalisht, largimin e të kërkuarit nga territori i Shqipërisë. Sipas pakicës, këto afate të tejkaluara nuk mund të krahasohen në numër me afatin e zbardhjes së vendime apo të tjera raste dhe çmon se specifika e rastit në fjalë, kërkon zbatimin e këtyre afateve edhe në minutat e caktuara. “…prandaj e çmoj si tendencë të subjektit, për t’i dhënë mundësi të kërkuarit për t’u larguar”, arsyeton Mulaj.

Ballhysa ka kërkuar që të verifikohet nëse subjekti ka hetuar një procedim penal të vitit 2017 në ngarkim të shteasit K.K., si dhe respektimin e afateve në këtë çështje.

KPA konstaton se Çafka ka kryer një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e çështjes, por ato nuk kanë rezultuar të plota. Në përfundim, shumica konstaton kohëzgjatje të hetimeve tej një afati të arsyeshëm, e cila ka ardhur si pasojë e kryerjes së veprimeve hetimore me distanca kohore nga njëra-tjetra apo moskryerjes së tyre – kjo e konfirmuar edhe nga një vendim gjykate që ka kontrolluar këtë veprimtari. Dhe në këtë rast mangësitë janë konsideruar në drejtim të aftësive organizative.

Edhe pakica çmon se kohëzgjatja e hetimeve përtej afatit të arsyeshëm dhe mungesa e një veprimtarie të plotë hetimore, afektojnë aftësitë profesionale të subjektit.

Për një procedim penal për pastrim parash në ngarkim të tre të dyshuarve, Komisioneri Publik kërkoi në Kolegj verifikim të mëtejshëm të ecurisë së këtij hetimi penal, të vendimmarrjes së subjektit të rivlerësimit në drejtim të sekuestros së pasurisë, si dhe të vendimit të gjykatës për të kryer kontrollin.

Kolegji konstaton se Çafka ka disponuar me shtatë vendime për zgjatje të afatit të hetimeve, të cilat rezultojnë të jenë të paargumentuara për të justifikuar zgjatjen e afateve të hetimit. Po ashtu, ka rezultuar se subjekti nuk ka nxjerrë në momentin e duhur procedural aktin për vendosjen e sekuestros konservative mbi një pasuri të paluajtshme. Këto mangësi konsiderohen prej shumicës në drejtim të kriterit të vlerësimit të aftësive profesionale.

Edhe Mulaj çmon se mungesa e veprimeve të plota hetimore dhe mungesa e arsyetimit të vendimmarrjeve për zgjatjen e afatit të hetimeve, afekton aftësitë profesionale të Çafkës.

Në shqyrtim u morën dhe çështjet penale të referuara në denoncimet nga publiku. Kolegji ka gjetur mungesë të veprimeve hetimore në një procedim penal të regjistruar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, situatë që është konfirmuar dhe nga vendime të gjykatës që kanë rrëzuar tri kërkesa të prokurorit Çafka për pushim të hetimeve. Mangësitë janë vlerësuar në drejtim të aftësive profesionale.

Po ashtu vlerëson dhe relatorja Mulaj në pakicë, e cila shprehet se pamjaftueshmëria e veprimeve hetimore e konfirmuar disa herë nga kontrolli gjyqësor, si dhe nisja me vonesë e zbatimit të detyrave të lëna, afekton kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.

Situatë e njëjtë është konstatuar prej shumicës e pakicës dhe për dy çështje të tjera të hetuara nga subjekti.

Ndërkohë, janë mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur me një procedim të vitit 2018 të hetuar nga prokurori Julian Çafka. Shumica vlerëson se mangësitë e konstatuara në veprimet paraprake hetimore janë jorelevante në veprimtarinë tërësore të kryer nga subjekti për zbardhjen e çështjes.

Ndërsa Mulaj në pakicë çmon se mungesa e një veprimtarie të plotë hetimore dhe kryerja e saj në mënyrë joefektive, e konfirmuar nga kontrolli gjyqësor, afekton kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale.

Në vlerësimin përfundimtar, shumica argumenton se mangësitë e konstatuara në aspektin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, kryesisht të lidhura me aftësitë organizative dhe të ndërthurura me veprime të pamjaftueshme hetimore, kanë ardhur si rrjedhojë e një sërë faktorësh. Shumica rendit si arsye që kanë passjellë këto mangësi, numrin e kufizuar të prokurorëve që kanë ushtruar efektivisht detyrën në Prokurorinë Gjirokastër; ngarkesën e punës mbi mesataren për prokuror të kësaj prokurorie në vite të caktuara; kompleksitetit dhe veçorive të çështjeve; kohëzgjatjes së veprimtarisë hetimore që nuk i atribuohet tërësisht subjektit, por në disa raste edhe prokurorëve të tjerë të Prokurorisë Gjirokastër.

Sipas shumicës, këto mangësi nuk duket të kenë cenuar liritë dhe të drejtat themelore të palëve, për sa kohë i janë nënshtruar kontrollit gjyqësor, duke u plotësuar nga subjekti detyrat e caktuara.

Në përfundim, shumica konsideron të drejtë konkluzionin e Komisionerit Publik se problematikat e konstatuara, nuk e bëjnë Çafkën të papërshtatshëm nga pikëpamja e aftësive profesionale, por se janë të një niveli të tillë që mund të plotësohen nëpërmjet programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës, brenda një viti. Bazuar në këtë arsyetim, u vendos ndryshimi i vendimit të KPK dhe pezullimi me një vit i Prokurorit Çafka, si dhe urdhërimi i tij për të ndjekur trajnimin.

Mulaj në pakicë vlerëson se prokurori Juljan Çafka, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka cenuar dukshëm kërkesat e ligjit, duke i shkelur haptazi ato.  Ajo e cilëson konkluzionin e shumicës të pambështetur në faktet e provuara përgjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes dhe në legjislacionin e zbatueshëm. Sipas Mulajt, problemet e konstatuara për këtë subjekt rivlerësimi në aspektin profesional, nuk janë të asaj natyre që mund të ndreqen nga Shkolla e Magjistraturës dhe se duhej të ishte vendosur shkarkimi i tij./BIRN

Etiketa: Julian Çafkakpaprokurorvetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

14:23 : 25/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
Para

Athina mbyll repartin ushtarak në kufi me Qafë Botën, grekët në protestë

TË GJITHA

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025

Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

15:00 : 09/05/2025

5 pasaportat më të ‘paprekshme’

14:53 : 09/05/2025

Itali – I riu shqiptar kepet me 224 doza kokainë, arrestohet

14:34 : 09/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

14:29 : 09/05/2025

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com