• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar

22:01 : 05/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Rimini- Nga njëra anë hajdutët e specializuar për mallra luksi, nga ana tjetër trafikantët e drogës.

Dy grupe kriminale, të lidhura me njëri-tjetrin dhe të përbëra kryesisht nga shqiptare, u çmontuan falë një operacioni të kryer nga Karabinierët e kompanisë Rimini dhe qytete të tjera italiane.

Deri tani ka 61 persona të arrestuar, 8 mln euro kokainë dhe hashash, që sigurohej nga shitja e materialeve të vjedhura dhe paratë.

Mes të dyshuarve është edhe një karabiniere që akuzohet se bashkëpunonte me organizatën. Grupi është i dyshuar edhe për vjedhjen në shtëpinë e pensionistes Pierina Paganelli, e cila mbeti e vrarë gjatë sulmit.

Hetimi i koordinuar nga Prokuroria e Romagna, nën drejtimin e kryeministrit Davide Ercolani, çoi në arrestimin e 61 personave. Vetëm gjatë agimit të sotëm (5 Shkurt) janë ekzekutuar 39 masa paraprake. Mes të arrestuarve është edhe një karabiniere me shërbim në Rimini, e dyshuar si bashkëpunëtore me bandën e grabitësve.

Lexo edhe:

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

Vitin e kaluar, krahas vjedhjeve të banesave, grupi kriminal dyshohet se ka qenë përgjegjës për një grabitje me dhunë ndaj një mesoburri, të cilit i kanë vjedhur me dhunë një ‘Rolex’ me vlerë 45 mijë euro. Nga hetimet rezultoi se shtëpia e të moshuarit iu tregua grabitësve nga vetë karabinierja e ndaluar.

Grupi mësohet të jetë i përfshirë edhe në vjedhjen me pasojë vdekjen e ndodhur në shtëpinë e Pierina Paganelli, megjithëse hetimet janë ende në vijim. Me atë rast, hajdutët kanë hequr vulat dhe kanë thyer një kasafortë, e cila më pas është gjetur e zbrazët në një fushë. Megjithatë, nuk ka asnjë lidhje mes bandës dhe vrasjes së 78-vjeçares.

Dy grupet kriminale kanë vepruar në mënyrë të koordinuar. Vjedhjet e shtëpive ndoqën një model të mirëpërgatitur, me bandën që synonte bizhuteri, kasaforta, rroba të stilistëve dhe orë me vlerë. Të ardhurat nga grabitjet u riinvestuan më pas në trafikun e drogës, kryesisht kokainë dhe hashash të importuar nga jashtë.

Vlera totale e drogës së sekuestruar llogaritet në mbi tetë milionë euro, por me prerjen dhe shpërndarjen e saj do të sillte fitime rreth 25 milionë euro. Në mesin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të bandës është edhe një pronar i një dyqani në Rimini, aktualisht nën hetim, i cili thuhet se ka modifikuar ambientet e brendshme të disa automjeteve për të krijuar vende fshehjeje të përshtatshme për transportin e drogës, informon media italiane.

Hetimet u nisën në mars 2024, pas një sërë vjedhjesh të kryera përgjatë Riviera Romagnola. Tashmë më 19 janar, katër anëtarë të bandës ishin arrestuar midis Rimini dhe Riccione. Në një kohë të shkurtër, grupi kishte grumbulluar një sasi të madhe mallrash luksi, duke përfshirë 40 ora të dizajnuara me vlerë totale 800 mijë euro, veshje ekskluzive dhe 20 mijë euro cash, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga aktivitetet e trafikut të drogës.

Gjatë kontrolleve u gjetën edhe armë zjarri, përfshirë pushkë të mbushura me municione, që ishin të vjedhura mes Romagna dhe Lombardisë.

Etiketa: arrestohen shqiptaretbanda e drogesItali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

U kap duke shitur drogë, arrestohet shqiptar pa leje qëndrimi në Itali

18:13 : 20/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e të riut shqiptar në Itali, Hekuran Cumani humb jetën duke mbrojtur të vëllanë

17:42 : 20/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Dënohet me 6 vite burg shqiptari i kapur me 105 kg kokainë në Itali

15:53 : 20/10/2025
BOTA

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025
BOTA

Shkoi si turist, 18-vjeçari shqiptar kapet duke trafikuar kokainë në Itali

11:19 : 20/10/2025
Para

Rrëzohet helikopteri në Itali! Humbin jetën tre persona, mes tyre një biznesmen

TË GJITHA

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

13:44 : 21/10/2025

Artur Shehu nën hetim për atentatin ndaj Ranuccit, La Republica: Lidhjet me mafien dhe Engjëll Agaçin

13:32 : 21/10/2025

Zbuloni si do të ndikojë hëna e re e 21 tetorit në çdo shenjë të horoskopit

13:31 : 21/10/2025

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025

Plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, dënohet me 21 vite burg autori

13:05 : 21/10/2025

Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

12:57 : 21/10/2025

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com