• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Sa realist është plani i Trumpit për Rripin e Gazës?

16:21 : 05/02/2025
në BOTA

Lideri i parë i huaj që vizitoi zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë në mandatin e dytë të presidentit Donald Trump është shumë i diskutueshëm. Por vetë vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ato që ajo i quan “krime kundër njerëzimit” – nuk është më e diskutueshmja gjatë këtij takimi.

Ishte deklarata e Trumpit për marrjen e Gazës nga SHBA nën kontroll ajo që shkaktoi më së shumti reagime. Trump tha se Amerika duhet të marrë Rripin e Gazës nën kontroll. “Të gjithë me të cilët kam folur e pëlqejnë idenë që Shtetet e Bashkuara të marrin nën kontroll këtë pjesë toke, duke krijuar mijëra vende pune”, tha ai në paraqitjen e përbashkët me kryeministrin izraelit në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi tha se dëshiron të transformojë Gazën në “Rivierën e Lindjes së Mesme” ku “do të jetojnë njerëzit nga mbarë bota”

‘Një shpërqendrim dhe rrugë pa krye’

Lexo edhe:

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

“Këto deklarata se ne do të marrim këtë vend nën kontroll mund të përmbysin konsensusin dypartiak në SHBA. Kjo ide nuk është as praktike,” thotë Brian Katulis, nga Instituti për Lindjen e Mesme. Kjo rrugë, sipas tij, nuk të çon askund. Pra, është një shpërqendrim i vëmendjes dhe nuk ka gjasa të prodhojë ndonjë rezultat domethënës.”

SHBA, takimi i përbashkët i Trumpit me Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë
Trump paraqiti idenë që SHBA të marrë kontrollin e GazësFotografi: Anna Moneymaker/Getty Images

Bisedat për marrjen e Gazës nga SHBA-të pasuan deklaratat e Trumpit se banorët e Gazës “nuk kanë alternativë” veçse të largohen nga territori i tyre dhe të shkojnë në Egjipt dhe Jordani. Kjo ide është refuzuar me vendosmëri nga presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II.

Nga ana e tij, Netanyahu u duk sikur e pranoi këtë ide të Trumpit, duke thënë se ia vlen t’i kushtohet vëmendje dhe se është “diçka që mund të ndryshojë historinë”. Pranimi në dukje i Netanyahut që SHBA të marrë nën kontroll Rripin e Gazës është një lehtësim për te, në krahasim me presionin e vazhdueshëm që vinin ndaj tij prej dministratës Biden, i cili kërkonte një plan më real.

“Deri më sot, edhe pse është në fuqi armëpushimi, nuk ka asnjë plan real për qeverisjen në Rripin e Gazës. Ai [Netanyahu] kundërshtoi hyrjen e autoriteteve palestineze atje,” tha Katulis, duke shtuar se kryeministri izraelit mund të jetë shumë i kënaqur me idenë që SHBA të marrë kontrollin, por askush tjetër nuk mendon se ajo është vërtret reale.

A do të qëndrojë marrëveshja e armëpushimit?

Është e paqartë nëse idetë e Trumpit për marrjen e Gazës janë reale apo thjesht një zhvendosje e vëmendjes. Por është e qartë se vizita e Netanyahut vjen në kohën e sfidave të mëdha për paqen në Lindjen e Mesme – duke filluar nga hapat e ardhshëm për armëpushimin në Gazë e deri tek mundësia e normalizimit të marrëdhënieve Izrael-Saudi dhe stabiliteti në rajon.

Armëpushimi do të skadojë në mars, nëse Izraeli dhe Hamasi nuk arrijnë marrëveshje për vazhdimin e tij. Hamasi nuk dëshiron të lirojë më shumë pengje nëse Izraeli nuk e ndalon luftën dhe nuk tërhiqet nga Gaza. Ndërkohë që Izraeli përsërit vazhdimisht se do të shkatërrojë Hamasin.

SHBA, konferenca e përbashkët e Trumpit me Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë
Netanjahu nuk do të ishte kundër idesë së TrumpitFotografi: Evan Vucci/AP/picture alliance

“Çmimi që Hamasi do të kërkojë për lirimin e ushtarëve izraelitë do të jetë shumë i lartë,” thotë Jon Alterman, Drejtor i Programit për Lindjen e Mesme në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS). Ndërsa Izraeli kërkon largimin përgjithmonë nga skena të Hamasit. E kjo mund të rëndojë negociatat. Propozimet e deritanishme për shkëmbime nuk janë pranuar. Negociatat kanë ngelur në vendnumro dhe nuk dihet nëse do të kenë sukses.

Pas vizitës gati njëjavore të Netanyahut në SHBA, Izraeli do të dërgojë në Katar një delegacion në negociata rreth marrëveshjes për vazhdimin e armëpushimit me Hamasin. Por Alterman nuk është i sigurt për perspektivën e paqes atje. “Unë nuk jam i sigurt se lufta ka përfunduar atje”, tha ai.

Normalizim marrëdhëniesh Izrael Arabi-Saudite?

Në fazën e dytë të negociatave duhet të bisedohet edhe për projektin e madh të normalizimit të marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Por kjo duket tani shumë larg. Mes tyre ka mosmarrëveshje shumë të mëdha për të ardhmen dhe statusin e Rripit të Gazës.

“Pa një plan të besueshëm drejt një zgjidhjeje me dy shtete, që përfshin Gazën për palestinezët, asnjë nga këto plane nuk do të rezultojë me sukses,” thotë Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme. “Sauditët nuk do ta pranojnë ndonjë zgjidhje që nuk përfshin krijimin e dy shteteve”.

Rripi i Gazës, godinat e shkatërruara nga bombardimet
Rripi i Gazës i shkatërruarFotografi: Omar Ashtawy/apaimages/SIPA/picture alliance

Dëshirat e Trumpit për të marrë kontrollin në Gazë dhe për të qenë njeriu që arrin normalizimin e raporteve Izrael-Saudi nuk do të realizohen, vetëm pse ai e dëshiron këtë. “Ekziston një bindje e thellë se Trumpi dëshiron ta bëjë këtë vetëm për të thënë se ai është i vetmi që ka mundur ta bëjë një gjë të tillë. Jam skeptik se këto ide mund të realizohen pa u plotësuar kushtet e nevojshme”, tha Alterman.

Dallgët pas deklaratave të Trumpit e bëjnë të paqartë se çfarë është arritur në fakt gjtë vizitës së kryeministrit izraelit në SHBA. Për 47.000 palestinezët e vrarë (sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës) çdo marrëveshje vjen tepër vonë. Për 76 pengjet izraelite, për të cilat akoma nuk dihet asgjë, ende ka shanse. Trump mund t’i shtyjë palët drejt paqes dhe marrëveshjeve. Por idetë për marrjen e Gazës nga SHBA-ja vetëm mund të dëmtojnë proceset e tanishme./DW

Etiketa: donald trumpRripi i GazesSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025
AKTUALITET

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025
BOTA

Raporti: McGonigal i dha informacion kompanisë kineze të lidhur me Hunter Biden

20:54 : 05/09/2025
BOTA

Shifrat e muajit gusht, dobësohet tregu i punës në SHBA

19:18 : 05/09/2025
BOTA

Merz kritik ndaj BE-së: Varemi nga SHBA, nuk mund të ushtrojmë presion mbi Putinin

16:50 : 05/09/2025
BOTA

CNN: Trump dhe Putin në të njëjtën linjë, Evropa nën presion

16:08 : 05/09/2025
Para

Duel për çerekfinalen e Kupës, Elbasani dhe Vllaznia publikojnë formacionet zyrtare

TË GJITHA

Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit ndaj Ukrainës?

15:27 : 06/09/2025

8 p*umba ndaj Kristian Kolës në Shkodër, motivet ende të paqarta

15:18 : 06/09/2025

Kosovë/ 4 të huaj akuzohen për çeqe të falsifikuar dhe pastrim parash

14:54 : 06/09/2025

Kremlini fton Zelenskyn në Moskë: Jo për t’u dorëzuar, por për negociata

14:42 : 06/09/2025

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025

Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:04 : 06/09/2025

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com