• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjarje makabre në Bulqizë! 24-vjeçari shkelmon partneren që të vrasë fëmijën

21:15 : 04/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Ndalemi sot në rastin makabre të një vajze 23-vjeçare nga Bulqiza, e cila sipas dëshmisë së saj, është dhunuar nga partneri i saj 24 vjeç, Klejvis Metalla. Shkak për këtë situatë u bë shtatzënia e vajzës, e padëshiruar nga Klejvisi.

Klejvis Metalla: Unë po të them, e ka dash kjo, e ka mbajt me dhunë e ka mbajt mçeftas. Tani, unë kam ardhur këtu, meqë kjo thotë, është i imi. Unë du me i gjet zgjidhje kësaj pune. Unë fëmijë nuk du, po të kisha dash, e kisha bo…

Babai i vajzës: A do gjesh ti derman nga Zoti, që do të vrasësh fëmijën tënd?!

Klejvis Metalla: Është problemi im. Unë kurrë mos gjetsha derman! Unë fëmijë nuk du…

Lexo edhe:

VIDEO/ Dhunuan dy bashkëpronarët, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim 37-vjeçari

Dhunohen 2 efektivë të Policisë Bashkiake në Tiranë

Ky i fundit nuk donte që vajza ta mbante fëmijën, duke tentuar të bindë dhe familjarët e 23-vjeçares që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier. Por vajza iku duke mos pranuar të abortojë.

Denoncuesja: Aty dola nga tualeti, hodha kokrrat. Dola vrap, aty gjeta një taksi dhe ika për në Tiranë.

Gazetari: Në mënyrë ilegale do e bënte?

Denoncuesja: Po, po!

Gazetarja: Emrin si e kishte klinika?

Denoncuesja: Ishte klinikë private, vetëm emrin e doktoreshës di që e kishte Kozeta.

Gazetari: Çfarë moshë kishte?

Denoncuesja: Ishte e vjetër. Ika në Tiranë, atë natë kam ndenjur në hotel.

Gazetari: Po të mori në telefon?

Denoncuesja: Po më merrte në telefon, më shante. Më thoshte që do të të kthej, ti nuk do të shkosh dot në shtëpi. Unë po vij tek shtëpia jote. Të nesërmen në mëngjes jam nisur për në Bulqizë përsëri.

23-vjeçarja në këtë situatë vendosi që të largohej nga vendi dhe të kërkonte azil në Itali, por ky rrugëtim u ndërpre në mes.

“Një shoqe më tha që kishte folur me një hoxhë dhe i kishte thënë që ishte krim të hiqte një fëmijë 4 muajsh. Mua m’u mbush mendja. Pastaj i tregova, i thashë që kam prerë biletat. Preva biletën time në datën 30 që unë të kërkoja azil në Itali, si një femër e pambrojtur. I tregova i thashë që unë do iki, ndoshta është më mirë edhe për ty edhe për mua. Ti sa herë të duash fëmijën tënd mund të vish ta takosh. Unë do të vij në Shqipëri sapo të marr letrat. Do të ikja, do dorëzohesha në polici, vetëm të ikja”, tregoi për mikrofonin e emisionit “Stop” 23-vjeçarja

Ditën e dhunës, më 27 Janar në orën 15:30, vajza e re bashkë me të vëllain 5 vjeç u gënjye dhe hipi në makinë me Klejvisin pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën. Jashtë qytetit në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”, Klejvisi ka ndaluar makinën dhe ka zbritur vajzën, duke e goditur me shkelma në bark dhe në trup. Më pas i ka marrë celularin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë.

“Dhe më tha mirë, unë e di që ti nuk ke mundësi të nxjerrësh pasaportën, tha do vij të ta sjell unë dhe të takoj për herë të fundit. Vjen këtu dhe më merr para lagjes, bashkë me vëllain e vogël sepse mami me babin nuk ishin kishin punë, ishin në shtëpi. Sa hipi në makinë i them të më japë pasaportën e më thotë që e kishte lënë tek një shoku i tij. Hajde të ikim ta marrim, bëjmë një xhiro dhe jemi në rregull. Gjatë rrugës ndaloi tek “Gurët e Skënderbeut”. Aty vazhdon me ato sharjet, ofendimet e tij me një ton shumë të lartë. Kishte një zemërim në sy, një ton në fytyrë që unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Zbrita nga makina të hap derën mbrapa që të marr vëllain, kur po hapja derën ky zbret. Zbret dhe direkt më gjuan me shkelm në bark me sa fuqi që kishte. Bie në tokë dhe mbaj mend veten time që po mbaja duart tek koka dhe tek barku dhe i thoja “Të lutem mos më gjuaj më!”. Unë isha e shtrirë në tokë dhe ai po më gjuante tek pjesa e kraharorit dhe tek e barkut me shkelma nga sipër. Shkelmat më prekën dhe fytyrën. Në atë moment që më pa ashtu, ka hapur derën mbrapa e kapin vëllain si leckë dhe ma hodhi aty sipër koke. Në atë moment po shikoja vëllain, e kapa e përqafova dhe thashë “të paktën ti je mirë”. Ky hipi në makinë, pastaj zbriti dhe më mori telefonin nga xhepi sepse ai e dinte që unë kam të gjitha faktet, të gjitha gjërat aty dhe patjetër që do e merrte. Më mori telefonin dhe u largua në drejtim të Peshkopisë”, tregoi më tej 23-vjeçarja.

Një kalimtar i rastit shoqëroi 23-vjeçaren në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e çoi në shtëpi.

“Aty dola në rrugë, po e mbaja barkun me dorë, me një dorë po mbaja vëllain. Jam ulur në gjunjë dhe kam nxjerrë xhupin e vëllait sipër për të kërkuar ndihmë. Ndaloi një djalë, më pyeti, i thashë “jam shumë keq, dua të iki në komisariat”. U futa në makinë dhe i thashë a do ma çosh vëllain deri tek shtëpia, unë po ndalem tek komisariati, sepse nuk dua ta marr vëllain e vogël me vete. U ndala tek komisariati”, shton më tej.

Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi pasi polici Dashnor Disha tha se duhet të bëhej në Tiranë, ku banonte i riu.

“Futem tek roja me gjak, me shenja e me të gjitha. Futem tek vendi i rojës dhe i them “xhaxhi Dashi dua të bëj një denoncim sepse më ka rrahur ish-burri”. I thashë dua të bëj një denoncim sepse ai mund të ikë, dua që ta kapni sa më shpejt. Më tha nga e ke këtë ish-burrin, i thashë nga Tirana. Më tha epo duhet të shkosh në Tiranë, unë nuk dua ta marr dot denoncimin për bazë ty, duhet të ikësh në Tiranë përderisa ai jeton atje”, tha 23-vjeçarja.

“Stop” i shkoi policit Dashnor Disha duke e pyetur se pse më 27 Janar nuk ia ka marrë denoncimin vajzës.

“Denoncimi asaj i është marrë nga oficeri në Peshkopi. Ka ardhur zonja këtu ka thënë kam bërë debat me bashkëjetuesin dhe dua të bëj një kallëzim. Por tha ai banon në Tiranë, s’dua me e bërë kallëzimin këtu, por në Tiranë. I thashë bëje këtu edhe kaq ishte, iku”, u përgjigj polici.

23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e braktisur, shkon me të ëmën në spitalin e Peshkopisë dhe mjekët njoftojnë policinë, që merr dhe denoncimin. Të nesërmen Klejvis Metalla, 24 vjeç u shpall në kërkim, por ndërkohë ishte larguar jashtë Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Bllatës.

Sipas mjekut gjinekolog që ka ndjekur rastin, shkaku i abortit ka ardhur si pasojë e dhunës barbare, ndaj mjekët abortuan fëmijën për të shpëtuar të renë.

Vajza: Dua arsyen e vdekjes së fëmijës!

Gjinekologu: Këtë gjë ta jep Mjekësia Ligjore…

Vajza: Po po, por ti do e shkruash arsyen, se pse vdiq. Ti e di më mirë. Aborti pse u bë?

Gjinekologu: Aborti, nga dhuna…

Vajza: Nga dhuna.

Gjinekologu: Po nga trauma, që ke kaluar, ajo ka shkaktuar hematomën, ka filluar hemorragjia…

Vajza: S’po e kuptoj…

Gjinekologu: Nga trauma, që të është shkaktuar ty.

Vajza: Nga dhuna, që më është bërë?

Gjinekologu: Po pra, trauma quhet në gjuhën mjekësore.

Skandali thellohet kur mësohet se Prokuroria e Dibrës ka regjistruar vetëm procedimin penal për dhunë në familje, pa përmendur shkakun e humbjes së jetës së fëmijës 5 muajsh në barkun e vajzës së re.

Vajza: Klejvisi po hetohet për pjesën e vrasjes, apo po hetohet për pjesën e dhunës në familje?

Sekretaria, prokurori: Për pjesën e dhunës në familje.

Vajza: Po për pjesën e vrasjes?

Sekretaria, prokurori: Vrasjes së kujt?

Vajza: Bebit…

Sekretaria, prokurori: Abortit, d.m.th, ne po shqyrtojmë çështjen e dhunës në familje.

Vajza: Po pjesën e vdekjes së bebit, kush e shqyrton? Çfarë po bëhet me atë pjesë?

Sekretaria, prokurori: E ke marrë ti raportin? I more të gjithë dokumentet?

Vajza: Jo, po pres atë fletë-daljen e Spitalit nga doktori.

Sekretaria, prokurori: Duhet të mbledhësh aktet njëherë…!

Vajza: Po aktet janë të gjitha…?

Sekretaria, prokurori: Mblidhi aktet tek spitali edhe…datën, kur kemi gjyqin, në datën 5 Shkurt 2025?

Vajza: Po, në datë 5.

Sekretaria, prokurori: Në datë 5 paraqiti përpara gjykatës..!

“Stop” ka mundur të marrë edhe versionin e 24-vjeçarit, Klejvis Metalla, i cili fillimisht shmanget e më pas akuzon vajzën si përdoruese droge. Por ai detyrohet të pranojë se atë pasdite ka marrë me makinën e tij vajzën dhe të vëllain dhe i ka çuar deri te “Gurët e Skënderbeut”. Veç kësaj ekzistojnë edhe mesazhet, kur Klejvisi u kërkon familjarëve të vajzës që ajo të heqë fëmijën.

Gazetari: Jam gazetari i “Stop”, po ndjek rastin e Bulqizës, të Nazmies bashkëjetueses tënde.

Klejvis Metalla: Po, çfarë rasti?

Gazetari: Ju ndodheni në Shqipëri apo jashtë? Sepse dhuna që ju i keni bërë 23-vjeçares ka sjellë vdekjen e fëmijës.

Klejvis Metalla: Po ik o shoku, ç’i ke këto muhabete?! Shif mos ke ngatërruar numër! Mos merr më për këto! Çfarë janë këto muhabete…?!

Gazetari: Nuk je Klejvis Metalla ti?

Klejvis Metalla: Po jo, mo vëlla! Ç’lidhje ka, kush jam unë?! Po lëri këto budalliqe! Ç’janë këto fjalë, që po thu…?!

Gazetari: E kam Nazmien këtu, mund t’i flasësh.

Nazmia: Ti je Klevi pse thua jo.

Klejvis Metalla: Po ça Klejvi jam unë, e ça ka, e ça të ka gjet ty?

Nazmia: Ti i ke bërë të gjitha.

Klejvis Metalla: Ça ke bo ti tani?

Nazmia: Mos harro se do kapesh.

Klejvis Metalla: A ke qenë shtatzënë me mu? Ore, a ke qenë shtatzënë me mu?

Nazmia: Po!

Klejvis Metalla: Edhe ke humb fëmijën tim?

Nazmia: Po ti më rrahe.

Klejvis Metalla: Të rrafa unëëë…, o ça je tu thon, oj ti budalle… Nuk e di, çfarë flet, as nuk e di, se çfarë bën. Tani unë e pres atë fëmijë me të, ajo më thotë mu, më ke humb fëmijën… O vëlla, pale, ça ka bërë ajo, se ajo është femër kështu,, rrugësh. Bojini analizat, jo do e faktojmë, po n.q.s dalin të vërtetat, ke për ta parë, sesi do të shkojë puna ty, se je tu bo gjithë këtë mashtrim. Më ke shkruar edhe disa mesazhe, që s’i kuptoj fare. Po se ti je tu bo mashtrim, pi drogë kushedi, kush ia ka dhënë andej…

Gazetari: Kush e ka dhunuar?

Klejvis Metalla: Ore s’di gjë vëlla! Unë e kam takuar atë ditë, unë kam ik. Unë kam ik në punën time, se kam qenë me orar, për të kaluar doganën. Kam pas punët e mia, kam dalë jashtë.

Gazetari: Namzia ka qenë me vëllain kur i ke marrë ti?

Klejvis Metalla: Po ka qenë me vëllain e vogël dhe i kam lënë aty. (Vendi i njohur si gurët e Skënderbeut) Më tha më lër aty! Ok, i thashë, se dhe unë kam punë, po iki…

/tvklan.al

Etiketa: abortdhune

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

VIDEO/ Dhunuan dy bashkëpronarët, arrestohen 4 persona dhe shpallet në kërkim 37-vjeçari

11:02 : 29/05/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Dhunohen 2 efektivë të Policisë Bashkiake në Tiranë

20:01 : 28/05/2025
AKTUALITET

38-vjeçari i futet pa dëshirë në banesë 18-vjeçares në Elbasan dhe tenton ta rrëmbejë

13:11 : 27/05/2025
AKTUALITET

Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën në Mat dhe arratiset, shpallet në kërkim 24-vjeçarja

12:04 : 27/05/2025
SHOW BIZ

Dhunë, tradhti dhe manipulim, fermeret tregojnë periudhat më të errëta të jetës së tyre

10:25 : 27/05/2025
AKTUALITET

Dhunoi bashkëshorten dhe theu masën e sigurisë, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

14:06 : 26/05/2025
Para

Sfidat me Realin, ja si mund të rreshtohet Man.City pas merkatos së janarit (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com