• Kontakt
Saturday, August 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Kandidati për kancelar i Gjermanisë bën thirrje për ndryshim të politikës

18:55 : 03/02/2025
në BOTA

CDU kalon në fazën vendimtare të fushatës zgjedhore në konferencën partiake. Delegatët miratuan një “program të menjëhershëm” në rast të marrjes së pushtetit. Merz bëri thirrje për ndryshim të politikës.

Në konferencën federale të partisë në Berlin, CDU ka miratuar të ashtuquajturin “Program i Veprimit të Menjëhershëm” në rast të marrjes së pushtetit. Votimi i afro 1000 delegatëve ishte unanim.

“Programi i veprimit të menjëhershëm” përmban pjesë kyçe të programit zgjedhor të CDU-së, duke përfshirë masat për të kufizuar migrimin, lehtësimin e ekonomisë dhe forcimin e sigurisë së brendshme. Ai përfshin gjithashtu planin e politikës së migrimit të miratuar nga Bundestagu me mbështetjen e AfD.

Kryetari i partisë dhe kandidati i partive unioniste për kancelar Friedrich Merz e hapi takimin njëditor me brohoritje të forta nga rreth 1000 delegatë.

Ai kërkoi mbështetje për ndryshim të shpejtë dhe dramatik të politikave. “Ne jemi të gatshëm ta çojmë Gjermaninë sërish përpara Bëhet fjalë për dërgimin e një sinjali të qartë dhe të fortë për të gjithë Gjermaninë”, vazhdoi kandidati i përbashkët për kancelar të CDU-së dhe CSU-së.

Lexo edhe:

Industria automobilistike në Gjermani shkurton 51.500 vende pune

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

“Një qeveri e udhëhequr nga CDU/CSU do të fillojë punën pa vonesë dhe do të trajtojë shkaqet rrënjësore të problemeve që kanë paralizuar vendin tonë kaq gjatë,” u deklaroi Merz delegatëve. Ai vendosi gjithashtu një objektiv të qartë që qytetarët dhe bizneset të shkojnë në pushimet verore në vitin 2025 me besim të ri. CDU ka një “plan për Gjermaninë” për sa i përket përmbajtjes, tha Merz-i.

Distancim nga AfD

Pas miratimit të “Programit të Veprimit të Menjëhershëm”, një fjalë përshëndetje mbajti kryetari i partisë simotër bavareze CSU Markus Söder.

Kryetari i CSU-së Söder theksoi se ky nuk kemi të bëjmë thjesht me një ndërrim të qeverisë, por me një drejtim i ri për Gjermaninë. Kancelari i deritashëm dhe politikani i SPD Olaf Scholz nuk ishte i aftë për të udhëhequr vendin, tha Söder. Söder bëri një përpjekje për t’u distancuar nga AfD. Partitë unioniste janë kundër çdo bashkëpunimi me AfD-në, tha ai dhe shtoi “ne nuk do ta ndihmojmë AfD-në, do ta luftojmë atë”. Ne nuk duhet ta lëmë vendin në duart e tyre. Kryeministri bavarez thekson se e kupton pse njerëzit po protestojnë kundër AfD-së. Megjithatë, ai shpreson se njerëzit do të mbajnë një qëndrim po aq të qartë kundër ekstremistëve të krahut të majtë dhe pushtuesve të zyrave të CDU-së. Kjo është e pahijshme politikisht, tha Söder.

Të premten, Merz dështoi në përpjekjen për të miratuar “Ligjin e Kufizimit të Migrimit”, pavarësisht mbështetjes unanime nga AfD. Kjo edhe për faktin se një dyzinë deputetë të CDU nuk morën pjesë në votim.

Përmbajtja e mocionit dhe projektligji janë tashmë edhe në “programin e veprimit të menjëhershëm”.

Kisha: Për lirinë dhe paqen në botë

Përpara konferencës së partisë CDU, kreu i Zyrës Katolike, Prelati Karl Jüsten, bëri thirrje për kozmopolitizëm dhe tolerancë. “Si të krishterë të devotshëm, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të ngrihemi për lirinë dhe paqen në botë, të luftojmë për kozmopolitanizëm, tolerancë dhe drejtësi”, tha ai në një shërbesë fetare në predikimin e tij në Berlin.

Nuk duhet të ketë vend për antisemitizëm dhe ksenofobi, vazhdoi më tej. Kisha mbetet e bindur se CDU dhe kandidati i saj për kancelar do të vazhdojnë të mbajnë premtimet e tyre në këtë drejtim.

Pas votimeve të debatuara për planet e CDU/CSU për të ashpërsuar politikën e migracionit me përfshirjen e AfD, përfaqësuesit e kishës dhe politikanët e CDU u takuan zyrtarisht për herë të parë. Marrëdhëniet mes CDU/CSU dhe kishave janë konsideruar të tensionuara që nga java e kaluar. Kishat kishin kritikuar planet e migrimit në një deklaratë. Një letër shoqëruese paralajmëronte gjithashtu kundër miratimit të projekteve legjislative me pjesëmarrjen e AfD.

Protesta rreth konferencës së CDU-së
Disa qindra njerëz demonstruan rreth konferencës së CDU-së. . Disa protestues brohoritën fjalën “Turp” dhe mbanin shenja të tilla si “Ne jemi muri i zjarrit” për t’i kujtuar Merzit premtimin e tij për të mos bashkëpunuar me AfD. Policia ishte në vendngjarje me rreth 700 oficerë.

Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë anembanë Gjermanisë gjatë fundjavës për të protestuar kundër ekstremizmit të djathtë dhe bashkëpunimit me AfD. Midis 160.000 dhe 250.000 vetë demonstruan kundër ekstremizmit të djathtë vetëm në Berlin dhe i kërkuan CDU-së të distancohej nga AfD. Demonstrata pati edhe në qytete të tjera gjermane./DW

Etiketa: Gjermanikancelari

Lajme të lidhura

BOTA

Industria automobilistike në Gjermani shkurton 51.500 vende pune

09:00 : 28/08/2025
BOTA

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025
BOTA

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere

16:49 : 23/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Babai shqiptar ribashkohet me vajzën pas dekadash kërkimesh në Gjermani

09:10 : 23/08/2025
AKTUALITET

Tentuan të kalonin kufirin me drogë, arrestohen dy të rinj në Morinë

11:01 : 21/08/2025
BOTA

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025
Para

Marco Rubio merr udhëheqjen e USAID

TË GJITHA

Aksident ajror në Itali, humbin jetën babë e bijë pas rrëzimit të një avioni

21:34 : 30/08/2025

Kaos në Lezhë, trafiku vijon prej 6 orësh nga plazhet e Tales, Shëngjinit dhe Velipojës

21:23 : 30/08/2025

“Na hedhin në rrugë si qen”, Gaza mes urisë, mjerimit dhe ofensivës izraelite

21:10 : 30/08/2025

U qëllua me breshëri plumbash, Ukraina dyshon te Rusia për v*asjen e ish-kryeparlamentarit

20:50 : 30/08/2025

Arrest me burg për inspektorin e IMT Tiranë, Gerald Fuçia mohon akuzat për ryshfet

20:30 : 30/08/2025

Shqipëria nën mëshirën e motit të keq! Dëmet që solli stuhia sot në vend

20:06 : 30/08/2025

Moti i keq/ Hapet një gropë e madhe pranë tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë

19:51 : 30/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com