• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i qytetarit: Thonë më jep një shtëpi të certifikojnë të tjerat

21:42 : 03/02/2025
në AKTUALITET

Kostandin Plaku është një 72-vjeçar nga Berati. Ai thotë se prej vitit 2005 nuk merr dot certifikatat e pronësisë së 4 objekteve që zotëron në zonën e Kalasë së Beratit. Kostandini thotë se në vitin 2005 një prej banesave të tij u dogj bashkë me dokumentet e pasurive dhe që nga ai vit, Kostandini nuk merr dot certifikatat.

“Kam lindur unë, im atë , gjyshi dhe stërgjyshi im në lagjen Kala të Beratit. Në vitet ’90 pa hyrë ’90 unë u arratisa. Nga mali kam ikur në Greqi. Disa më akuzonin që jo po la gruan, se aq dinin njerëzit. Kam jetuar për disa kohë në 5-6 kampe në Greqi sepse nuk dinim gjuhën pastaj filluam në zanatet tona. I kam bërë të tëra me dyer, dritare, saldime e të gjitha të tjerat. Dyqanin e ka privatizuar nusja ime siç u privatizuan shumë dyqane në të gjithë Shqipërinë në 1992. Dy objektet e tjera i kam blerë unë për shkak të parave të emigracionit. Nuk i hodha në ‘rrush e kumbulla’, në makina e në shejtan, por i hodha në banesa. Objekti numër katër është i trashëguar nga familja, me vulë e më të gjitha, janë të gjitha në hipotekë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

Sipas të moshuarit persona që kanë lidhje me Kadastrën, i kanë propozuar që t’u japë një shtëpi, për të certifikuar të tjerat.

“Kur u ktheva nga emigracioni në vitin 2005 më ndodhi një fatkeqësi që m’u dogj total kapitali im. U dogjën një palë shtëpi, shteti nuk më ndihmoi. M’u dogjën dokumentet, kur m’u dogj shtëpia, por i ripërsëritëm. Unë po them vetëm një gjë Koço plaku këtij shteti i ka dhënë e nuk i ka marrë asgjë, i ka punësuar njerëz dhe nuk i ka marrë asnjë lekë. Nuk e kuptoj unë këtë, mua të më bëhen këto pengesa, është çmenduri. Doni tani që të ikim t’i shesim këto 3 objekte sepse kur dalin ata lepujt që thonë që për 24 orë t’i nxjerrim ne certifikatat. Shit një shtëpi që të nxjerr unë certifikatat. Do u them vetëm dy fjalë atyre që vijnë. Kanë ardhur shumë veta, ‘rri se e rregullojmë ne me dokumente’. Janë zyrtarë, ose të dërguar nga të tjerë”, thotë më tej denoncuesi.

Bashkë me 72-vjeçarin “Stop” shkon dhe sheh katër pasuritë e tij në zonën e Kalasë. Zëvendësdrejtori i Kadastrës Berat, Thanas Kace tregon rrugën e zgjidhjes, duke thënë se për rreth një muaj Kostandini do pajiset me certifikatat e pasurisë për të katër objektet e tij.

Lexo edhe:

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

“Vjedhje e hapur“/ Vajza denoncon “Bin Bin”: Më faturuan pa e përdorur fare skuterin

Thanas Kace: Për zonjën Vjollca Plaku është mbajtur një korrespodencë me Ministrinë e Financave për shkak se dokumentet e privatizimit ndodhen atje. ASHK bëri një korrespondencë për të marrë një kopje të dokumenteve të privatizimit. Pavarësisht se qytetari ka dokumentet e veta ne bëjmë anën tonë procedurale, të cilat pasi të vijë përgjigja nga Ministria e Financave zonja Plaku mund të pajiset shumë thjeshtë me një certifikatë pronësie, bëhen verifikimet përkatëse dhe ajo bën një riaktivizim të aplikimit të mëparshëm. Zoti Konstadin Plaku ka aplikuar për certifikatë pronësie në datën 26 Dhjetor 2024 për këtë pasuri që është përfituar në kontratën e shitjes më datën 2 Shkurt të vitit 2000.

Gazetari: Çfarë problematike ka kjo pronë që nuk pajiset me një certifikatë pronësie? Çfarë procedurash duhet të ndjesë zoti Plaku për të marrë një certifikatë pronësie?

Thanas Kace: Korrespondenca që është bërë me zotin Plaku pasi ka aplikuar i është kthyer një kthim-përgjigje e regjistrimit fillestar e cila në fillim është bërë nga një kompani private është bërë një gabim. Kjo pronë ekziston si një e vetme, por realisht ajo është e ndarë në 2 gjysma. Një pjesë i takon zotit Plaku dhe një pjesë një zotërie tjetër. Për këtë ne i kemi kërkuar akt-verifikimi të cilin i kemi kthyer përgjigje që zoti Plaku që të bëjë një plotësim dokumentacioni. Normalisht duhet të bëjë dhe një deklaratë me kufitarin me të cilin është ngjitur. Kjo pjesë do të ndahet dhe secili do të pajiset me certifikatën më vete. Procedura sipas afateve ligjore të aplikimit do të zgjasë 2 deri në 3 javë.

Gazetari: Po për sa u përket dy pasurive të tjera që kanë një certifikatë pronësie, por për shkak të një incidenti që ka ndodhur në vitin 2005-2006 ku zotit Plaku i është djegur shtëpia bashkë me dokumentacionet, figuron që një certifikatë pronësie e kësaj prone është djegur. Si mund që ta rimarrë zotëri Plaku këtë certifikatë pronësie?

Thanas Kace: Ky është një rast shumë i thjeshtë për zotin Plaku. Mjafton që ai të paraqesë në një zyrë noteriale një deklaratë noteriale. Në rast e dokumentit që atij i ka humbur dhe ai nuk e gjen dot bëhet shpallja për një afat 15 ditor dhe mund të pajiset pa problem me një certifikatë pronësie për atë pronë. Sipas verifikimeve që kryem prona tjetër është e pajisur me certifikatë pronësie mund të bëjë rifreskim kartele, pasi certifikata e pronësisë është një dokument i vlefshëm që del vetëm një herë dhe prodhohet vetëm një herë.

Gazetari: Pra mund ta themi me plot gojë e me pak reverza që t’u lëmë pak kohë procedurave dhe afateve të nevojshme, që e zgjidhëm këtë rast?

Thanas Kace: Patjetër që po! Me të mbaruar korrespodenca zoti Plaku pajiset me certifikata pronësie dhe të gëzojë pronën e vet./tvklan

Etiketa: denoncimiqytetarishtepi

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës në Tiranë, lëndohet bashkëshortja

14:53 : 09/07/2025
AKTUALITET

“Vjedhje e hapur“/ Vajza denoncon “Bin Bin”: Më faturuan pa e përdorur fare skuterin

08:13 : 08/07/2025
AKTUALITET

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025
AKTUALITET

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

21:28 : 02/07/2025
AKTUALITET

Kreditë për shtëpi/ Jo më financim 100% të vlerës së pronës! Banka e Shqipërisë shpjegon “ligjin” e ri

12:16 : 01/07/2025
Para

Pritje për fitoren/ Thomas Strakosha shkëlqen në Superligën greke (Video)

TË GJITHA

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

21:25 : 11/07/2025

“Prokurori ishte i yni”/ Trafikanti shqiptar trondit Gjermaninë: E kemi informator

21:24 : 11/07/2025

Rruga ‘Goce’ në Krujë, e prishur dhe e bllokuar, banorët pa kalim

21:10 : 11/07/2025

Gjermania rrit porosinë për avionët F-35, do të blejë edhe 15 të tjerë nga SHBA

21:09 : 11/07/2025

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

20:59 : 11/07/2025

Allegri kërkon sulmues, Igli Tare po punon në tre drejtime

20:57 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com