• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tarifat e Trump/ Cilat vende preken dhe çfarë do të thotë kjo?

14:51 : 02/02/2025
në BOTA

Donald Trump të shtunën vazhdoi me premtimin e tij për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, si hakmarrje ndaj emigrantëve dhe drogave të paligjshme, që ai thotë se hyjnë në SHBA nga ato vende.

Shtëpia e Bardhë tha se tarifat do të zbatoheshin duke filluar nga 1 shkurti, por sipas urdhrit ekzekutiv të presidentit, të titulluar Imponimi i Detyrave për të adresuar rrjedhën e drogave të paligjshme në kufirin tonë verior, tarifat do të hyjnë në fuqi “në ose pas orës 12:01 të mëngjesit lindor, që përkon më 4 shkurt 2025”.

Nga Mar-a-Lago, Trump nënshkroi tre urdhra ekzekutivë që vendosin tarifa prej 25% për të gjitha mallrat nga Kanadaja dhe Meksika, dhe një tarifë 10%, si për eksportet kanadeze të naftës ashtu edhe për mallrat kineze. Të gjitha tarifat janë duke u vendosur nën autoritetin e Aktit Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente. Nëse vendet e prekura hakmerren, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë treguar se tarifat do të rriten.

Ja çfarë dimë për tarifat e Trump deri më tani:

Cilat janë tarifat e lëshuara nga Trump?

Shtëpia e Bardhë tha se do të vendoste një tarifë 25% për Kanadanë dhe Meksikën dhe një tarifë 10% për Kinën. Se sa të gjera do të jenë tarifat, është ende e paqartë. Trump mund të bëjë përjashtime për disa sektorë, si nafta dhe gazi, ose të kufizojë tarifat për grupe të caktuara.

Lexo edhe:

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

Gjatë javës së kaluar, me afrimin e afatit, disa nga këshilltarët e Trump dukeshin të pasigurt, nëse ose kur do të vendoseshin tarifat. “Nuk mund t’ju them se kur,” i tha CNBC të premten Peter Navarro, këshilltari i lartë i Trump për tregti dhe prodhim.

Edhe pse këshilltarët e Trumpit po përpiqen të vazhdojnë me lëvizjet e tij të ardhshme, gjithçka mund të ndodhë, përpara vendosjes së tarifave.

Çfarë është një tarifë dhe pse Trump dëshiron ta përdorë atë kundër disa vendeve?

Tarifa është një taksë e vendosur për mallrat e huaja të importuara në një vend. SHBA është aktualisht importuesi më i madh i mallrave në botë – në vitin 2022, vlera e mallrave të importuara në SHBA, arriti në 3.2 trilion dollarë.

Para se të hynte në detyrë, Trump kërcënoi me tarifa tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së: Kinën, Meksikën dhe Kanadanë. Konkretisht, ai tha se donte të shihte një tarifë 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë 10% për Kinën, derisa vendet të merren me emigrantët dhe drogat e paligjshme, që vijnë në SHBA.

Trump i sheh tarifat, si një mjet të fuqishëm negocimi – por ato vijnë me një çmim të lartë.

Trump i kornizon tarifat si një politikë që mund të ushtrojë presion mbi prodhuesit dhe importuesit amerikanë, për të prodhuar mallra brenda vendit.

“Gjithçka që duhet të bëni është të ndërtoni fabrikën tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe nuk keni asnjë tarifë,” tha Trump. Por ekonomia globale ka qenë e ndërthurur për dekada. Fermerët amerikanë, për shembull, nuk do të jenë në gjendje të prodhojnë numrin e avokadove, që Meksika prodhon për shumë vite.

Çfarë do të thotë kjo, është se importuesit ndoshta do të shtyjnë koston e tarifave tek konsumatorët, duke shkaktuar rritjen e çmimeve.

Si do të ndikohen konsumatorët amerikanë nga tarifat?

Një tarifë prej 25% për të gjitha importet nga Meksika dhe Kanadaja, do të bëjë që çmimet e konsumit të rriten. Kanadaja është një eksportues kryesor i naftës së papërpunuar, ndërsa Meksika eksporton shumë fruta dhe perime të freskëta. Meksika është gjithashtu eksportuesi më i madh i pjesëve të automjeteve në SHBA. Kina është një eksportues kryesor i çipave të përdorur në elektronikë, si telefonat dhe laptopët.

Në total, SHBA importoi mallra me vlerë 1.2 trilion dollarë nga Kanadaja, Meksika dhe Kina të kombinuara në vitin 2023.

Nuk janë vetëm importet që konsumatorët blejnë drejtpërdrejt. Kur tarifat rritin çmimin e importeve, kjo përfshin materialet e importuara të përdorura për të prodhuar produkte të tjera brenda vendit në SHBA. Çmimet më të larta për materialet, do të arrijnë përfundimisht tek konsumatorët.

Fondacioni i Tatimeve, një institut dypartiak, vlerëson se një tarifë 25% për Meksikën dhe Kanadanë dhe një tarifë 10% për Kinën, si taksë, do të rriste taksat e përgjithshme me 1.2 trilion dollarë. Trump ka festuar idenë se qeveria amerikane do të merrte më shumë të ardhura përmes tarifave, por në fund do të ishin konsumatorët amerikanë që do të paguanin faturën.

Amerikanët janë përgatitur për ndikimin që do të kenë tarifat mbi çmimet. Në një sondazh të nëntorit të Harris/Guardian, gati dy të tretat e amerikanëve thanë se prisnin që çmimet të rriteshin nëse Trump zbaton tarifa të gjera.

Cilat ligje federale i japin Trump fuqinë për të miratuar tarifa?

Ligji federal i SHBA-së i jep presidentit kompetenca të gjera për të miratuar tarifat, pa miratimin e Kongresit.

Trump ka fuqinë të shpallë një emergjencë ekonomike kombëtare, për të miratuar tarifat e tij. Kjo do të nxiste Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike Emergjente (IEEPA), i cili i jep presidentit fuqinë për të menaxhuar importet, gjatë një emergjence kombëtare.

Trump gjithashtu mund të aplikojë tarifa sipas nenit 232 të Aktit të Zgjerimit të Tregtisë, i cili i jep presidentit fuqinë për të vendosur tarifa për industri të caktuara. Kjo është ajo që Trump përdori në vitin 2018, kur goditi Kanadanë, Meksikën dhe Bashkimin Evropian, me tarifa për aluminin dhe çelikun.

Si i janë përgjigjur vendet e tjera Trumpit?

Udhëheqësit nga Kanadaja dhe Meksika, sugjeruan se do të punonin me administratën Trump për të adresuar shqetësimet e tij, në lidhje me imigracionin dhe drogat e paligjshme. Kanadaja tha se ishte në bisedime me zyrtarët amerikanë për krijimin e një “force sulmuese të fentanilit të Amerikës së Veriut”. Ndërkohë, Meksika tha se do të krijonte një grup të ngjashëm për emigracionin.

Nëse ky bashkëpunim nuk i mjafton Trumpit, Kanadaja dhe Meksika, ndoshta do të zbatojnë tarifat e tyre kundër importeve amerikane si hakmarrje, gjë që do të dëmtonte biznesin amerikan. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha të premten se vendi i tij do të sjellë tarifa “të forta, por të arsyeshme” kundër SHBA-së.

Pasi Trump vendosi tarifa për çelikun dhe aluminin meksikan në vitin 2018, Meksika u përgjigj me tarifa për mishin e derrit, djathin dhe mallrat e tjera, duke kërkuar të dëmtojë prodhuesit amerikanë si hakmarrje. SHBA dhe Meksika përfundimisht arritën një marrëveshje më 2019, për të hequr tarifat e tyre./ The Guardian.

Etiketa: donald trumpkanadaSHBAtarifa

Lajme të lidhura

BOTA

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026
SPORT

Turqia largohet me nder, SHBA mëson rivalin në raundin e 1/32

09:34 : 26/06/2026
BOTA

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026
BOTA

‘Shkelën hapësirën ajrore të kufizuar’/ SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës

15:29 : 24/06/2026
BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
Para

Aksi Vlorë-Orikum në gjendje skandaloze, shndërrohet në makth për shoferët

TË GJITHA

Protesta kundër Ramës/ Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KE: Shqiptarët kanë nevojë të dëgjohen

15:26 : 26/06/2026

327 viktima nga i nxehti vdekjeprurës në Spanjë

15:06 : 26/06/2026

Brukseli propozon zgjatje të statusit për refugjatët ukrainas

15:02 : 26/06/2026

Më 1 korrik konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, zgjidhet kryetari dhe Kryesia e re

14:48 : 26/06/2026
Foto ilustruese

Dosja ARUBA/ Ambasadorë të përfshirë në trafikun e kokainës, dalin përgjimet

14:38 : 26/06/2026

Humbi kontaktet me të birin në vitin 1999, apeli i trishtë i babait: Më ndihmoni ta gjej!

14:33 : 26/06/2026

“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari!

14:18 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomjojobetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet