• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pacienti tentoi të djegë qendrën e dializës, mjekja: Ka refuzuar ekzaminimet për problemet mendore

18:58 : 31/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ditë pas incidentit që ndodhi në repartin e hemiodializës në Korçë ku 65-vjecari Kujtim Mero shkoi me një shishë benzinë në repartin ku prej 7 vitesh merr shërbim, ka folur mjekja psikiatre Nikolina Bode.

Bode është shprehur se pacienti i hemiodializës Kujtim Mero nuk është i kartelizuar për probleme të shëndetit mendor. Por edhe pse ka shfaqur probleme të tilla, nuk ka pranuar të kryej ekzaminime dhe shpesh herë ka shfaqur sjellje kundërshtuese dhe agresive.

Sipas mjekes Nikolina Bode, problemet për 65-vjeçarin kanë nisur që në korrik të vitit të shkuar, ku është kërkuar nga mjekët e qendrës së dializës, trajtim për probleme të shëndetit mendor.

Pacientët e hemiodializës kanë një risk të shtuar sipas mjekes për të zhvilluar probleme të shëndetit mendor, pasi jeta e tyre bëhet më e vështirë në momentin që kryejnë terapinë mjekësore të dializës, prandaj është e nevojshme konsultimi i vazhdueshëm me ta.

“Rasti në fjalë Kujtim Mero nuk është i kartelizuar në Qendrën Komunitate të Shëndetit Mendor por ne si shërbim jemi njohur më parë me problematikat e këtij rasri. Kemi pasur disa herë njoftim nga qendra e Hemodializës dhe mjeku që e ndjek për trajtimin e tij dhe kemi ndërhyrë disa herë por kemi pasur një refuzim nga ana e pacientit për të marrë shërbimin tonë për ta konsultuar. Ai ka refuzuar çdo përpjekjen tonë duke keqintepretuar që unë nuk jam i sëmurë mendor dhe problemi ka marë përmasa. Në muajin korrik 2024 kur ne jemi njoftuar si shërbim nga qendra e hemodializës Diavita dhe Miniszria e Shëndetësisë për ankesat që ka shfaqur kjo qendër edhe në institucionet më lart për trajtimin e këtij pacienti. Kemi ngritur grupin e punës, ekipin multidisiplinar për persona të cilët ne duhet të ndërhyjmë duke e parë si person në risk. Kemi kontaktuar me rastin me një procesverbal të mbajtur në 30 korrik 2024 ku si shërbim mjek infermier dhe punonjës social kemi kontaktuar me pacientin.

Lexo edhe:

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshimet

13-vjeçarja u hodh nga pallati/ Dëshmitari: Ra në një llamarinë! Hyra si shqiponjë dhe e prita

Ai ka qenë përsëri refuzues kundërshtues duke keqinterpretuar përpjekjen tonë, kush ju thirri unë nuk jam i sëmurë mendor, duke pasur ankesa në lidhje me shërbimin, duke përfshirë dhe të sëmurët e tjerë, ankohem vetëm unë, këta nuk flasin ndërkohë që ai shkaktonte axhitim, zhurmë, prishje të qetësisë në qendër dhe nuk ka pranuar në mënyrë kategorike të intervistohet dhe as të marrë ndihmën tonë si shërbim. Kjo ka bërë që ne të kontaktojmë me familjarët. Në 2 gusht është mbajtur një mbledhje e veçantë në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor ku ne si ekip kemi marrë masa për të kërkuar ndihmën e familjes.

Dy djemtë e tij kundërshtuan trajtimin e babait për probleme të shëndetit mendor në mënyrë kategorike. Ne kërkuam kontakt fizik me ta dhe nuk u paraqitën që të bashkëpunonin me Qendrën duke qenë se komunikimi me babanë ka qenë i vështirë. Në këto kushte kur pacienti është kundërshtues për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor dhe po aq kundërshtues janë familjarët ne si shërbim e kemi të pamundur trajtimin e tij pa një vendim gjykate për trajtim të detyruar ambulator ose spitalor. Pra ne nuk kemi mundur ta intervistojmë, diagnostikojmë, trajtojmë, pra është vërtet problem i shëndetit mendor apo kemi të bëjmë me vepër penale që ka trajtimin përkatës ligjor”, shprehjet mjekja për Report tv.

Ditën e djeshme 65-vjecari Kujtim Mero shkoi të merrte shërbimin e dializës, por për shkak se mjekët i kërkuan të ndërronte vendin pasi pajisja e dializës ishte e prishur prej një jave, ai ka refuzuar dhe ka nxjerre shishen e benzinës duke rrezikuar jetën e personelit mjekësor dhe pacientëve.

Ai u vu në hetim në gjendje të lirë nga policia e Korçës, ndërsa para uniformave blu ka mohuar të ketë pasur benzinë me vete dhe ka pretenduar se nuk merr shërbimin e duhur në këtë qendër.

Ndërkaq policia e Korçës sqaron në një komunikim se neutralizimi i 65-vjecarit është bërë i mundur nga uniformat blu në momentin që ai do hidhte benzinën. Ndërkaq janë sekuestruar dhe kamerat e brendshme të sigurisë në këtë repart. Bëhet e ditur se 56-vjeçari do hetohet pa masë sigurie për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për bërjen e dializës.

Etiketa: benzinedializësdjegKorceKujtim MeromjekjaNikola Bodeprobleme mendorepsikiatreqendren

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjendet i pajetë në banesë 57-vjeçari në Korçë, dyshimet

10:22 : 06/10/2025
AKTUALITET

13-vjeçarja u hodh nga pallati/ Dëshmitari: Ra në një llamarinë! Hyra si shqiponjë dhe e prita

19:49 : 05/10/2025
AKTUALITET

Nuk dihej se ku ndodhej, mjekja shqiptare shfaqet në flotiljen pranë Gazës

18:03 : 05/10/2025
AKTUALITET

14-vjeçarja tentoi vetëv*asjen në Korçë, procedohet nëna e saj/ DETAJE

11:43 : 05/10/2025
AKTUALITET

Makina e vjedhur në Gjermani zbulohet në Korçë, nën procedim një 26-vjeçar

11:18 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rrëzohet pa ndjenja në vijat e bardha, ndërron jetë 60-vjeçari në Korçë

10:32 : 05/10/2025
Para

Zgjedhja e drejtorit të RTSH/ Reagon OSBE: Procesi duhet të jetë transparent

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com