• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Operacioni “Shpirti”/ Denoncimi: Pushtetarët i liruan, ne të varfrit na dënuan dhe na “vranë” në burg

21:38 : 30/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Luan Zylyftari nga fshati Orizaj i Skraparit denoncoi në emisionin Fiks Fare se familja e tij është akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

58-vjeçari ngriti akuza ndaj organeve ligjvënëse dhe sistemit të burgjeve, teksa tha se një djalë ia kanë “vrarë” në burg, pasi s’i kanë dhënë ndihmën e parë. Luani dhe dy djemtë e tij u kapën nga policia gjatë operacionit “Shpirti”, ku pjesë ishte edhe truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Bashkë me të nën akuzë ishin edhe dy djemtë e tij, Artan dhe Geri Zylyftari, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në qeli.

“I jam drejtuar ‘Fiks Fare’ se më është bërë një e padrejtë. Më kanë arrestuar familjarisht në vitin 2021 bashkë me dy djemtë Artan dhe Geri Zylyftari. As e dimë se kush na akuzoi dhe për çfarë na arrestuan, vetëm kur na morën në burg. Na lanë grup i strukturuar dhe s’kishte asnjë provë. Na kapën me urdhër të SPAK-ut. Mua më mbajtën disa ditë dhe më lanë prapë, duke më hetuar e gjykuar me masën e arrestit shtëpiak” thotë Luani.

Më tej pohon se djemtë i kanë mbajtur në burg dhe prokuroria kërkoi për ta 8 vite burg.

58-vjeçari; “S’kam lidhje me truprojën e Tahirit”

Fiksi e pyeti 58-vjeçarin pasi në dosje janë disa pasazhe, që ai ka kultivuar lëndë narkotike në zonën ku jetoni dhe banoni. “Ata i kanë në dosje, po ne s’kemi mbjellë asgjë gjë. Kanë folur dy tre veta në Itali. Emrin tim e ka përmendur vetëm prokuroria. Njëri nga ata të penduarit thotë se ‘Luan Zylyftarin as e njohim fare, s’e kemi takuar’. Mirëpo prokuroria ka bërë punën e tyre. Në zonë s’kanë sekuestruar asnjë gjë. As kur bënë kontroll në banesën time s’kanë gjetur asnjë gjë” thotë Luani.

Fiksi e pyeti se te rrëfimet e të penduarve përmenden disa rrugë, antena dhe distanca për te plantacioni ku ishte mbjellë lëndë narkotike. “Ato s’janë fare në zonën tonë, ato janë më lartë. Nuk kanë gjetur asnjë gjë, as kanë shkuar për kontroll” vijon ai, ndërsa po në fashikull bëhet një lidhje mes tij dhe z. Ilirjan Duçollari. “Ai është djali i hallës sime, por ai u kap 1 vit para nesh. Unë s’i kam as numër telefoni, s’kam pasur asnjë marrëdhënie. Vetëm se jam djali i hallës i Lanit se kështu i thonë në dosje te SPAK-u. As djemtë e mi s’janë kapur ndonjëherë me drogë” vijon Luani.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

Ai thotë se për 3 vite është përballur me SPAK-un dhe nga masa e arrestit shtëpiak, ku qëndronte në Skrapar, ka ardhur me autobus në Tiranë. “Që të marrësh një invalid pune 34 vite, i kam bërë të tëra me infarkte, me by-pass, dy herë paralizë dhe ta akuzohesh, në këtë vend jemi dhe këtë shtet kemi. Mua më ka vajtur atje ku s’mban më. Më akuzuan për kultivim, por unë në 2016-ën, kur thotë ai, kam qenë i shtruar te 5-sa. Letrat janë atje. Në 2016-ën dhe 2019-ën i shtruar sërish” shton ai.

58-vjeçari thotë se prokuroria kërkoi 8 vite burg për të, por gjykata e nxori të pafajshëm. Ndërkohë, nga 8 vite burg kërkoi edhe për djemtë, masa që u pranuan edhe nga Gjykata e Posaçme. SPAK-u apeloi vendimin dhe kërkoi 5 vite për Luanin, por Apeli la në fuqi shkallën e parë, pafajësi. Ndërkohë, djali i tij i vetëm aktualisht, Geri Zylyftari u dënua me 8 vite nga Apeli. Para se të jepej vendimi, Geri u lirua me masë arrest shtëpie, por masa iu ndryshoi dhe ai aktualisht është në burg, megjithëse vuan nga një mori sëmundjesh.

“Më vdiqën djalin në burg”, asnjë nuk hetohet

Luani tregon se djali i tij, Artan Zyluftari ka ndërruar jetë në Burgun 313 në Tiranë në datë 28 tetor 2023. “Ishte akuzuar me grupin e strukturuar. Prokuroria dhe gjykata e dinin që ai kishte bërë ndërhyrje për zemrën. Ia kam kërkuar disa herë gjykatës, por më thanë fol për vetë dhe jo për të. Djali ka pasur probleme, ka bërë edhe koronare. Djalin ma kanë vdekur ata, gjykata dhe te burgu. I bënë një analizë që s’është e zemrës në vitin 2022, por vetëm për t’u tallur. Djali duhet të bënte eko dhe filmin e zemrës. Ai ndërroi jetë brenda në qeli. Ka kërkuar djali i tjetër ndihmë. se kanë qenë 2 vëllezër në dhomë. Gjysmë ore s’vajti njeri. Ai i ka vdekur në duar dhe s’i është dhënë ndihma e parë. Djali ishte 30 vjeç” pohon Luani.

Më tej shton se familja ka bërë denoncim për këtë ngjarje. “E kanë pushuar. Për mua kur e pushon, më vret dy herë. Mua ma kanë vdekur për një ilaç nën gjuhë, që mundëson hapjen e venave të zemrës. Ata thanë jo! Ai ka bërë koronare në qershor të vitit 2020” pohon ai.

Dosja “Shpirti”, dënohet dhe vdesin të varfrit …

Fiks Fare ka siguruar dosjen e operacionit “Shpirti”, ku janë zbardhur të gjitha episodet e trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali nëpërmjet plazhit të Divjakës. Drejtuesi i grupi ishte shtetasi Ilirjan Duçellari, truproja i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte me disa pseudonime “Ilirjan Zaimi, i thirrur Kani kafes, daja, sy bardhi”. Duçellari, sipas dosjes, ishte gjithmonë drejtuesi dhe gjente lëndën narkotike në Shqipëri, ku në disa raste e kultivonte edhe vetë. Më pas ishte lidhur me shtetas italianë për t’a trafikuar.

Akt-akuza ndaj familjes Zylyftari ka ardhur nga një dëshmi e bashkëpunëtorit Mariglen Shusha, i cili ka pohuar se “droga e kapur në Itali ishte mbjellë në Çorovodë dhe ruhej në një shtëpi në atë zonë, ku banonin disa “kushuri o nipat e Lanit”. Në dosje shkruhet se Duçellari kishte krijuar një potencë ekonomike, kishte lidhje edhe tek policia shqiptare, ku ndër ta ka qenë shefi i komisariatit të Çorovodës. “Ky grup kishte krijuar sigurinë dhe mbështetjen e policisë e cila për çdo bimë merrte një pagesë nga drejtuesi i grupit kriminal” thotë akuza.

Fiksi e pyeti Luanin se në dosje janë të implikuar edhe ish zyrtarë policie dhe të prokurorisë. “Ata janë shokët e atyre, ne s’kemi krahë. Ata i kanë çuar, u thanë ik se s’je për te SPAK-u, je për në Durrës apo në Vlorë, ku i çojnë nëpër gjykatat e tyre. Të vesh të marrësh një fukara që të jetë në maj të malit edhe 4 vjet invalid pune edhe ta fusësh në grup të strukturuar unë këtu në Shqipëri po e shikoj” pohon ai, teksa shton se përveç çunave dhe kushëririt të tij nuk njeh asnjë nga personat e akuzuar. “Edhe unë jam pjesë e grupit, po SPAK-u mund të fusë edhe babanë tim 90 vjeç sa po shkon ai, se vetëm plaku më ka mbetur nga burrat në shtëpi mua. S’më ka ngelur njeri tjetër i mori ai” thotë ai.

Nuk u gjet asnjë bimë kanabisi!

Prokuroria e Posaçme shkruan në dosje se, në çdo rast kur kapej ndonjë pjesëtar, “Lani” bënte pagesat e mbrojtjes, si në Itali ashtu edhe në Shqipëri. Në dosje është dëshmia e bashkëpunëtorit Donail Drolli, i cili ka deklaruar lidhjet mes “Lanit” dhe prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, si dhe zv.drejtorit të Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla. Në një rast, lënda u kap nga policia shqiptare, pasi gomonia kishte pësuar defekt. Në tentativën e dytë të trafikimit ishte prezent edhe zv.drejtori i policisë, i cili qëndronte me Lanin në një makinë për ta mbrojtur dhe si garanci për t’u nisur nga bregu i detit. Bazuar në këto dëshmi, prokuroria ka analizuar se lënda mbillej në Çorovodë, pas zonës së Therepelës, në afërsi të fshatit Çepan. Atje, thotë prokuroria, janë mbjellë, 38 mijë bimë.

Bashkëpunëtorët e drejtësisë dëshmuan edhe rrugët për te plantacioni. Sipas akuzës, një plantacion ishte në një pyll, ku ishin hequr pemët. Por, ato dëshmi kanë qenë kontradiktore, pasi në një pohojnë se vendi arrihet për 10 minuta dhe në një rrëfim tjetër pohojnë se shkohet për 1 orë e 40 minuta! Fiksi hulumtoi dosjen, ku një bashkëpunëtor pohoi se në njërën nga shtëpitë banonte një person i quajtur “daja i Lanit” dhe një prej fëmijëve të tij me emrin Eri. Vetëm me këtë dëshmi u identifikua familja Zylyftari, ku rezulton se “daja” është Luan Zylyftari. Vetëm me këto dëshmi u identifikuan edhe djemtë e Luanit; Artani dhe Geri Zylyftari.

Akuza ka analizuar shtëpinë dhe një makinë të kësaj familje, teksa një bashkëpunëtor ka pohuar se atje ka takuar edhe Gerin. Këqyrja e zonës u bë në vitin 2019, por që nuk u gjetën asnjë gjurmë të mbjelljes së lëndës narkotike. Vetëm sa është bërë përshkrimi i rrugës për te shtëpia dhe vendi. Në dosje është edhe një përgjim i muajit shtator 2016, ku një anëtar i grupi po lëvizte me ‘kushërinjtë”. Njëri prej tyre e pyet dhe ai përgjigje “nipi i dajës së madh”. Por vetëm kaq, pasi nuk është bërë i mundur identifikimi i “kushërinjve”. Në fund, prokuroria akuzon pjesëtarët e familjes Zylyftari se kanë kultivuar lëndë narkotike, ku ndaj tyre s’ka pasur asnjë përgjim apo kapje e lëndëve narkotike.

“Ata të tjerët që ishin ish-shtetarë mund të kenë filluar edhe punën, unë burgun po e bëj, vdekjen po e marr edhe tjetrin e kam të sëmurë. Më kanë shkatërruar jetën, përfundimisht” përfundon Luani.

Etiketa: artan zylyftariGeri ZylyftarikanabisLuan Zylyftarioperacionisaimir tahirishpirtispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

Po kujdesej për parcelën me kanabis, kapet në flagrancë 45-vjeçari në Lezhë

10:48 : 28/06/2025
AKTUALITET

Kultivuan kanabis në oborr, arrestohen babë e bir në Tepelenë/EMRAT

10:19 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
Para

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 15-vjeçari

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com