• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Irakli Davellës/ Zbardhet dinamika e krimit! Atentatorët shqiptarë përdorën 4 makina

12:51 : 28/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Policia greke ka zbardhur ekzekutimin e shqiptarit Irakli Davella dhe plagosjes së mikut të tij, Edi Lolo,  më 15 dhjetor 2024, nga dy bashkatdhetarët Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli.

Sipas Protothema, dy atentatorët shqiptarë janë afruar drejt Davellës dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa kanë plagosur Lolon. Mësohet se më pas, me një automjet ata janë larguar me shtejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga hetimet ka rezultuar se dy shqiptarët Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli, kanë përdorur gjithsej 4 mjete për kryerjen e krimit dhe për të shmangur identifikimin dhe zbulimin e tyre.

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli (3)

Për të shmangur zbulimin, raportohet se autorët i kanë ndryshuar targat e automjetit që përdorën gjatë vrasjes dhe e kanë parkuar vazhdimisht në vende të ndryshme. Po ashtu, ata nuk kanë treguar identitetin e tyre real në qira, kontrata, etj.

Lexo edhe:

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte forca dhe epiqendra e tij!

Ndëkohë, nga kontrollet e kryera në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar arsenal armësh e shuma të mëdha parash.

Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli (4)

Sipas policisë greke, janë konfiksuar:

  • armë zjarri,
  • 2 pushkë ushtarake, tip “KALASHNIKOV”
  • 2 jelek antiplumb,
  • 118 gëzhoja,
  • 6 karikator,
  • 3 silenciator. ,
  • pranga,
  • 3 thika,
  • GPS Portativ,
  • 6 gr. kanabis i papërpunuar,
  • një numër celularësh dhe kartash SIM,
  • një pajisje dron,
  • dylbi,
  • 5 automjete,
  • një çelës makine dhe 79500- euro.

AKUZAT NDAJ DAVELLËS

47-vjeçari rezulton të jetë arrestuar në vitin 2009 si pjesë e një grupi prej 10 personash, shumica prej të cilëve pjesëtarë të krimit të organizuar grek, të akuzuar për “organizatë kriminale”, “gjobëvënie” etj.. Në vitin 2011, ai rezultoi pjesë e një hetimi për një grup prej 17 personash të akuzuar nga policia e Korfuzit për “organizatë kriminale” e “falsifikim” e “lëshim çeqesh të këqija”. Dosja e Korfuzit, ka qenë një ngjarje e shumë diskutuar në atë kohë. Shkak ishte një shqiptar nga Saranda, ish i dënuar për trafik narkotikësh, i vendosur në qendër të hetimit. Ai rezultoi të kishte lidhje me oficerë të policisë së Korfuzit, kryetarin e Bashkisë së Korfuzit dhe vëllanë e një ish-ministre dhe deputete greke. Media greke ndërkohë shkruan se ka dyshime nga policia greke, që edhe pse Davella ka rreth 13 vite që nuk rezulton problematik penalisht, të jetë i përfshirë në trafik narkotikësh dhe për këtë po hetohet.

Ai rezulton personazh me lidhje të fuqishme në Athinë, Korfuz e Sarandë, ku dyshohet se ka investuar në pasuri të paluajtshme. Gjithashtu, në Athinë ai rezulton pronar i një kafeneje dhe këndi lojërash në “Peristeri” dhe një biznesi dhënie makinash me qira në ishujt grekë. Gjithashtu, me biznes aktiv bar-kafeje rezulton edhe në Mesopotam, Bashkia Finiq, por nuk dihet nëse është funksional.

“Për shqiptarin Irakli Davella dikur u fol edhe në Parlamentin grek”

Irakli Davella, viktima e atentatit në Athinë, konsiderohet një personazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi. Në një dokument zyrtar të Parlamentit grek në vitin 2013, ku përmenden personazhe të përfshira në grupe kriminale të përfshira në gjobëvënie, vrasje, pastrim parash etj., nënvizohet edhe emri i 47-vjeçarit nga Mesopotami i Finiqit, i vrarë dje në Athinë. Ky i fundit rezulton të kishte pasur lidhje të forta midis Athinës, Korfuzit e Sarandës, madje edhe pronar i pasurive të paluajtshme në këto vende. Bëhet fjalë për diskutim të partisë “SYRIZA”, mbështetur edhe me dokumente zyrtarë dhe disa të marra nga mediat greke, lidhur me veprimtarinë e njërit prej pjesëtarëve të këtyre grupeve kriminale.

Mes të tjerash, në dokument, pasqyrohen emrat e pjesëtarëve të disa grupeve. Konkretisht në grupin e cilësuar “B”, ku përfshihen mafiozët grekë Vasilis Grivas (vrarë në 2017), Jorgos Litsas (vrarë në 2018) dhe Manolis Karaggianis (vrarë në 2018), rezulton edhe emri i Irakli N. Davella. Mes emrave të këtij grupi, ku janë shumë shqiptarë të tjerë, bie në sy edhe ai i Evis Shytit, një 40-vjeçar shqiptar i arrestuar sivjet si pjesëtar i një grupi gjobëvëniesh, i përfshirë edhe në një rast shpërthimi eksplozivi në muajin mars, në Pire. Grupi ku përfshihet Davella rezulton i akuzuar për “organizatë kriminale”, “vrasje”, “tentativë vrasje”, “gjobëvënës”, “grabitje”, “tentativë mashtrimi”, “pastrim parash” etj.. Nuk dihet ekzaktësisht se në cilën nga këto vepra të grupit ka qenë i përfshirë 47-vjeçari shqiptar.

Megjithatë, policia greke dhe asnjë prej autoriteteve ligjzbatuese në Greqi nuk kanë mundur të fiksojnë asnjë fakt penal të kryer nga Davella viteve të fundit, duke bërë të mundur kështu edhe dyshimet se shënjestër mund të kishte qenë miku i tij i ardhur nga Dubai, i cili mund të ketë zgjuar interesin e grupit rival për ta ekzekutuar. Megjithatë, hetimet do të vijojnë në një sërë pistash, bëjnë me dije mediat greke.

Etiketa: GreqiIrakli Davellakrimvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025
RAJONI

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte forca dhe epiqendra e tij!

18:25 : 16/11/2025
RAJONI

Makina me emigrantë bie në greminë, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

16:54 : 16/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ky është shqiptari që vdiq në vendin e punës në Greqi, shpërthejnë protestat

15:27 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025
Para

Pavarësisht pretendimeve për krime lufte, Serbia shton shitjen e armëve në Izrael

TË GJITHA

“Kronologjia e mbrojtjes së Irena Gjokës”

10:41 : 17/11/2025

Punësimi i detyruar në Shqipëri, Strasburgu merr në shqyrtim kërkesën e studentëve të Mjekësisë

10:34 : 17/11/2025

Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit

10:28 : 17/11/2025

Rama: Na merrni në BE ose do ju përndjekim deri në fund

10:24 : 17/11/2025

“Po e trajtoni Kuvendin si bahçe personale”/ Gjekmarkaj-mazhorancës: Keni koncepte shërbëtorësh

10:09 : 17/11/2025

“Përndjek Krenarin dhe Endin”/ Luana Vjollca hedh në gjyq gazetarin, Tozaj: Do nxjerr listën e eskortave

10:01 : 17/11/2025

Paketa Fiskale/ Nis me debate Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën

09:57 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com