• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Pavarësisht pretendimeve për krime lufte, Serbia shton shitjen e armëve në Izrael

Midis vitit 2023 dhe 2024, vlera e shitjeve të armëve serbe në Izrael u rrit nga 1.4 milionë euro në 42.3 milionë euro, e pandikuar aspak nga pretendimet e përhapura për krime lufte izraelite në Gazë.

13:03 : 28/01/2025
në RAJONI

Eksportet e armëve serbe në Izrael arritën në 42 milionë euro në vitin 2024, ndërsa Beogradi shpërfilli akuzat e përhapura për krime lufte izraelite në Gazë dhe thirrjet nga ekspertët e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara për ndalimin e dërgimit të armëve vdekjeprurëse, raportojnë BIRN dhe Haaretz.

Shifra prej 42.3 milionë eurosh – bazuar në të dhënat doganore nga një faqe interneti që mbledh të dhënat e biznesit serb dhe në të cilën BIRN-it iu dha akses – tregon një rritje me 30-fish të vlerës së eksporteve të armëve serbe në Izrael në vitin 2023, kur Serbia i shiti vendit armë dhe municione me vlerë vetëm 1.4 milionë euro.

BIRN/Haaretz raportoi për herë të fundit një shifër prej 23 milionë eurosh në shtator, më pak se një vit pas operacioneve ushtarake izraelite në Gazë të nisura si përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës nga Hamasi në tetor 2023.

Një armëpushim u ra dakord më 15 janar, por dërgesat e armëve serbe vazhduan, me të paktën tre fluturime të ushtrisë izraelite në mbërritje dhe në nisje nga aeroporti i Beogradit këtë muaj.

Lexo edhe:

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

Në fotot e publikuara në mediat kroate më 22 janar, paleta me predha 155 mm shihen të ulura në pistë në të njëjtin vend ku një Boeing 747 izraelit parkoi më vonë të njëjtën ditë. Predhat 155 mm të Serbisë janë shumë të kërkuara, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Ukrainë.

Paleta me predha 155 mm në pistën e aeroportit “Nikola Tesla” të Beogradit më 22 janar 2025. Foto: 24sata.hr

Tregtia është reciproke, me Serbinë që ka arritur një marrëveshje të zbuluar këtë muaj për të blerë sisteme të avancuara artilerie dhe drone nga Elbit Systems izraelite; një investigim i fundit i BIRN, i mbështetur nga Amnesty International, zbuloi gjithashtu se agjencia e sigurisë së brendshme e Serbisë ka zhbllokuar në mënyrë të paligjshme telefonat e aktivistëve duke përdorur teknologjinë izraelite për të instaluar më pas spyware të zhvilluar në vend.

Sektori serb i armëve nuk është nazeli kur bëhet fjalë për klientët, tha Vuk Vuksanoviç, një studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, “për sa kohë që çmimi është i duhuri dhe paguhet në kohë”.

Përveç stimujve financiarë, eksportet e armëve në Izrael janë gjithashtu një mënyrë që Serbia të marrë lavdet e Shteteve të Bashkuara, tha Vuksanoviç për BIRN.

“Serbia ndoshta do t’i justifikojë veprimet e saj me arsyetimin se është thjesht e kujdesshme për interesat e industrisë së saj të armëve dhe ekonomisë kombëtare, duke qenë gjithashtu e vetëdijshme se vendet më të fuqishme perëndimore gjithashtu nuk po i kushtojnë vëmendje OKB-së dhe organeve të tjera kur bëhet fjalë për Gazën.”

“SHBA-ja është në qendër të kësaj marrëdhënieje pasi Beogradi e percepton Izraelin si një portë për në SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë. Kjo logjikë do të jetë edhe më e theksuar tani që Donald Trump është kthyer, pasi ai mund të jetë edhe më pro-izraelit se sa ishte ish-presidenti Joe Biden.”

Bilanci i vdekurve në Gazë është nënvlerësuar

Presidenti izraelit Isaac Herzog dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, shtator 2024. Foto: X.

Izraeli nisi operacionet në Gaza në përgjigje të një sulmi të paprecedentë të Hamasit më 7 tetor 2023, kur rreth 1,200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka thënë se më shumë se 46,700 njerëz u vranë në Gazë përpara se Izraeli dhe Hamasi të arrinin një marrëveshje armëpushimi dhe për pengjet më 15 janar. Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës u zhvendosën.

Numri i vërtetë i vdekjeve mund të jetë dukshëm më i lartë, me The New York Times që citoi më 14 janar një studim të botuar nga studiuesit në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër që arriti në përfundimin se 64,300 kishin vdekur deri në fund të qershorit, kur ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportonte një shifër prej 37,900 vdekjesh.

Studimi zbuloi se, që nga qershori, 59 për qind e të vdekurve ishin gra, fëmijë dhe njerëz mbi moshën 65 vjeç. Në atë kohë, ekspertët e OKB-së u bënin thirrje shteteve dhe kompanive që t’i jepnin fund transferimeve të armëve dhe municioneve në Izrael, duke thënë se kjo gjë mund të “përbëjë shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare humanitare dhe rrezikon pjesëmarrjen e shtetit në krime ndërkombëtare, duke përfshirë mundësisht gjenocidin”.

Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë ka lëshuar urdhër-arrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe komandantin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif, të cilin Izraeli tha se e vrau në korrik 2024.

Pavarësisht një dënimi të tillë, Serbia priti presidentin izraelit Isaac Herzog në shtator të vitit të kaluar, kur autoritetet serbe thanë se ishin mbajtur diskutime për një marrëveshje të mundshme tregtie të lirë; Netanyahu e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç një “mik i vërtetë i Izraelit”.

Rrugë detare dhe predha artilerie

Një investigim i përbashkët i BIRN/Haaretz identifikoi të paktën 20 fluturime vitin e kaluar nga Serbia për në bazën ajrore ushtarake të Izraelit Nevatim, pranë Beersheba.

Llogaritja bazohet në të dhënat me burim të hapur të mbledhura nga Haaretz gjatë vitit të kaluar.

Që nga artikulli i fundit në shtator, janë arritur dy marrëveshje të tjerar, në tetor dhe dhjetor, dhe të dyja lidhen me fluturimet ushtarake izraelite për dhe nga Serbia.

Sipas të dhënave doganore të aksesuara nga BIRN, në tetor Yugoimport-SDPR në pronësi shtetërore të Serbisë eksportoi në Izrael 9.6 milionë euro armë dhe municione. Ditën e fundit të atij muaji, një Boeing 747 izraelit u ul në aeroportin e Beogradit dhe u kthye shpejt në Nevatim.

Në dhjetor, Yugoimport-SDPR eksportoi 9.7 milionë euro të tjera, me avionët izraelitë që u ulën në Beograd më 6, 16 dhe 17 dhjetor.

Qeveria serbe ka refuzuar vazhdimisht të komentojë shitjet e saj të armëve në Izrael, pjesë e një furnizimi masiv të armëve që ushqejnë operacionet ushtarake izraelite jo vetëm në Gazë, por kundër Hezbollahut në Liban dhe në Siri që nga rënia e presidentit Bashar al-Assad në dhjetor.

Në mars të vitit të kaluar, Ministria e Tregtisë e Serbisë refuzoi një kërkesë për të drejtë informimi të paraqitur nga BIRN, që i kërkonte asaj të specifikonte se cilat ishin të dhënat për lejet e eksportit dhe ç’lloj armësh ishin dorëzuar. Ministria tha se informacioni ishte “tepër konfidencial”.

Megjithatë, fotografitë e publikuara në faqen 24 sata të Kroacisë më 22 janar treguan paleta me predha 155 mm në asfaltin e aeroportit të Beogradit në të njëjtin vend ku një Boeing 747 izraelit parkoi më vonë atë ditë. Avioni u nis pak më vonë për në Nevatim. Dy fluturime të tjera izraelite u kryen nga Beogradi në Nevatim më 23 dhe 25 janar.

Në fotot e publikuara nga ’24 sata’ në 22 janar, paleta me predha 155 mm shihen në pistë në të njëjtin vend ku një Boeing 747 izraelit parkoi më vonë të njëjtën ditë. Foto: Flightradar/Printscreen.

“Serbia njihet në tregun botëror si një vend që prodhon, ndër të tjera, municion me cilësi të lartë të kalibrit të vogël, të mesëm dhe të madh, duke përfshirë predha 155 mm dhe predha mortajash të kalibrave të ndryshëm”, tha më parë për BIRN eksperti ushtarak Vlada Radulovic. “Kjo do të ishte potencialisht një zonë me interes për Izraelin.”

Predhat e artilerisë 155 mm të Serbisë prodhohen në dy fabrika shtetërore të armëve – Krusik në Valjevë dhe Sloboda në Çacak.

Përveç fluturimeve ushtarake, burime brenda industrisë së armëve kanë thënë se disa armë mund të jenë dorëzuar edhe me anije. Një burim në veçanti tha se transporti me anije ishte diskutuar dhe ndoshta ishte tashmë në veprim.

Teknologji izraelite, mbikëqyrje serbe

Marrëdhëniet izraelito-serbe bazohen në më shumë se vetëm armë.

Përveç diskutimit të një marrëveshjeje tregtie të lirë, Vuçiç tha se bisedimet e tij me Herzogun në shtator kishin prekur gjithashtu teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.

Vuçiç foli për “hapësirë ​​të madhe për bashkëpunim” në tërheqjen e investimeve izraelite në fushën e sigurisë kibernetike.

E gjendur përballë një vale të madhe protestash, qeveria e Serbisë ka treguar një interes të madh për ekspertizën e ofruar nga kompanitë izraelite të specializuara në mbikëqyrje.

Organizatat lokale dhe ndërkombëtare thonë se Serbia njihet që ka përdorur softuer të prodhuar nga kompanitë izraelite për të spiunuar, ndër të tjera, aktivistët kundër qeverisë.

Në vitin 2020, Agjencia e Informacionit për Sigurinë e Serbisë, BIA, u rendit në mesin e përdoruesve të softuerit të zhvilluar nga kompania izraelite Circles dhe që i mundëson përdoruesit të lokalizojë çdo telefon në vend në pak sekonda.

Në bashkëpunim me Amnesty International, BIRN raportoi në dhjetor mbi përdorimin e teknologjisë izraelite nga BIA për të instaluar një spyware të zhvilluar në vend në telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve.

“Për Serbinë”, tha Vuksanoviç, “kjo është thjesht një tjetër arritje krenare në politikën e saj të jashtme, ku Beogradi angazhon çdo lojtar që mundet në një përpjekje për të nxjerrë sa më shumë që mundet, pavarësisht nëse bëhet fjalë për akses në kapitalin e huaj, teknologji, inteligjencë, bashkëpunim ushtarak ose mbrojtje politike”.

Serbia blen raketa dhe dronë izraelitë

Në janar, Serbia nënshkroi një marrëveshje për të blerë një numër të pazbuluar sistemesh raketore PULS dhe dronësh zbulues Hermes 900 nga kompania izraelite Elbit Systems.

Kontrata ka një vlerë prej 335 milionë dollarësh, raportoi Haaretz, me pajisjet që do të dorëzohen gjatë tre viteve e gjysmë të ardhshme.

Eksperti i sigurisë Vuk Vuksanoviç tha se ndërsa Serbia po kërkon të modernizojë forcat e saj të armatosura, ajo gjithashtu po blen edhe miqësi politike.

“Më pas, ajo e përdor këtë armë për t’i bërë presion Perëndimit dhe vendeve fqinje, si dhe për marketing të brendshëm politik”, tha Vuksanoviç. “Korrupsioni i brendshëm në Serbi gjithashtu nuk duhet të eliminohet si një motiv shtesë.”/BIRN

Etiketa: ArmeizraelSerbi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Konflikt me armë mes fqinjëve në Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve/ EMRAT

11:14 : 06/06/2025
BOTA

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025
BOTA

Nis epoka e armëve me lazer, Izraeli dhe Rusia i përdorën ato për të rrëzuar dronë

18:48 : 05/06/2025
AKTUALITET

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

18:17 : 05/06/2025
Para

Gjirokastër/ Arrestohen 2 persona, i kërkuan 2000 euro një 40-vjeçareje për t'i fshirë foto intime

TË GJITHA

BE synon të ulë kompensimin për vonesat e fluturimeve

17:15 : 06/06/2025

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com