• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trendi global i punësimit të së ardhmes dhe Shqipëria

15:34 : 27/01/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE

Nga Ilir Kalemaj

Rreth 170 milionë vende të reja pune do të krijohen nga tendencat makro globale këtë dekadë. Kjo është sipas një raporti të ri nga Forumi Ekonomik Botëror që studion të ardhmen e punës gjatë pesë viteve të ardhshme. Punët e krijuara janë ekuivalente me 14% të punësimit të sotëm. Krahas kësaj, 92 milionë role do të zëvendësohen nga të njëjtat tendenca. Kjo do të thotë se do të ketë një rritje neto të punësimit me 78 milionë vende pune.

Raporti i punëve të së ardhmes anketoi më shumë se 1000 nga punëdhënësit më të mëdhenj në mbarë botën, që përfaqësojnë 22 grupime të industrisë dhe më shumë se 14 milionë punëtorë. Ndër gjetjet kryesore të raportit janë për shembull sa vende pune po rriten me shpejtësi – në përqindje, kërkesa për role të nxitura nga përparimet teknologjike si inteligjenca artificiale po rritet me shpejtësi. Këto punë përfshijnë specialistë të të dhënave të mëdha, inxhinierë të industrisë fintech dhe specialistë të inteligjencës artificiale.

Raporti gjithashtu liston 15 profesionet që do të kenë rritjen dhe rënien më të madhe neto. Ndër punët në rritje më të madhe, veçojmë punëtorët e fermave që kryesojnë listën. Tendencat e tranzicionit të gjelbër, duke përfshirë përpjekjet për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për t’iu përshtatur krizës klimatike, do të nxisin rritjen që do të krijojë 34 milionë vende pune shtesë deri në vitin 2030, duke i shtuar 200 milionë punëtorëve të fermave gjendjes aktuale. Kjo tregon se disa punë ngelen të pazëvendësueshme pavarësisht zhvillimit të teknologjisë. Zgjerimi i aksesit dixhital dhe rritja e kostos së jetesës po kontribuojnë gjithashtu në rritjen e profesioneve të tilla si drejtuesit e dërgesave, zhvilluesit e softuerit, punëtorët e ndërtimit dhe shitësit e dyqaneve plotësojnë pesëshen e parë.

Punëtorët e përpunimit të ushqimit janë gjithashtu ndër vendet e punës në rritje më të madhe, ndërsa punët e kujdesit – duke përfshirë profesionistët e infermierisë, punonjësit socialë dhe profesionistët e këshillimit – parashikohen të rriten ndjeshëm gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo mund të shpjegohet me tendencat demografike, veçanërisht me plakjen e popullsisë në moshë pune, thotë raporti. Gjithashtu një rritje të mprehtë parashikohet për mësuesit dhe pedagogët të cilët i përgjigjën një kërkese në rritje për përftim aftësish dhe kompetencash të cilat janë të pashmangshme në tregun e ri global të punës.

Lexo edhe:

I nxehti pushton Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

Për fund, mund të themi që aftësitë teknologjike parashikohet të rriten në rëndësi më shpejt se çdo aftësi tjetër në pesë vitet e ardhshme. Inteligjenca artificiale dhe të dhënat e mëdha (big data) janë në krye të listës, të ndjekura nga rrjetet dhe siguria kibernetike dhe shkrim-leximi teknologjik. Mendimi kreativ dhe elasticiteti, fleksibiliteti dhe shkathtësia po rriten gjithashtu në rëndësi, së bashku me kuriozitetin dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Të tjera janë lidershipi dhe ndikimi social, menaxhimi i talenteve, të menduarit analitik dhe kujdesi ndaj mjedisit. Bizneset po investojnë gjithnjë e më shumë në programet e rikualifikimit dhe përmirësimit të aftësive për të përshtatur fuqinë e tyre punëtore me kërkesat në zhvillim, thotë raporti.

Shqipëria natyrisht duhet të përshtatë sistemin e saj arsimor, si dhe të adoptojë kurrikulat universitare më të qenë më e përputhshme me kërkesat dhe ritmet e reja të punësimit. E para se punësimi sot duhet të mendohet globalisht dhe jo thjesht lokalisht. Aq më tepër me një vend si i yni që ka përqindjen e dytë më të madhe në botë të emigracionit në raport me numrin e popullsisë. Së dyti se çfarë ndodh në vendet e zhvilluara nuk merr më dekada për t’u transferuar si know-how, por transferimet dhe përshtatjet janë tashmë të menjëhershme. Ajo që njihet si ‘kërcimi i bretkosës’, pra ku vende në zhvillim apo të pazhvilluara përqafojnë menjëherë teknologjinë e fundit, risitë e reja pa kaluar në kalvarin e pritjes së dikurshme, është tashmë një fenomen global dhe nuk ka nevojë për nxitje të veçantë nga qeveritë e vendeve.

E vetmja gjë që duhet të bëjnë këto të fundit, përfshirë vendin tonë, është të njohin realitetet e reja komplekse, të adoptojnë me shpejtësi qasje rregullatore që mbron punëtorin dhe konsumatorin shqiptar, duke vënë interesin kombëtar të parin dhe të përgatisin infrastrukturën për të qenë konkurrencial të paktën në nivel rajonal. Natyrisht kjo kërkon vizion të ri, energji të reja, institucione të besueshme dhe rotacion politik se dhe ujë që rri në vend qelbet.

Etiketa: ilir kalemajpunesimiShqiperiatrendi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I nxehti pushton Shqipërinë, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:07 : 23/07/2025
SPORT

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025
AKTUALITET

Valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit do prekë Shqipërinë, temperaturat kapin “rekord”

16:58 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

10:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

Pajisjet ushtarake, ku dhe si do i blejë Shqipëria? Marrëveshje me disa shtete

20:30 : 17/07/2025
Para

45-vjeçari tentoi ta përdhunonte/ Flet nëna e të miturit: I ofroi para, si më shpëtoi djali

TË GJITHA

‘Shqipëria Bëhet’ në KQZ: Lista e mbyllur u dorëhoq para 11 Majit, mandati t’i kalojë Lapajt

11:26 : 23/07/2025

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

11:22 : 23/07/2025

Vodhën mbi 400 mijë euro nga kompania ku ishin të punësuar/ Arrestohet 37-vjeçari, në kërkim financierja

11:21 : 23/07/2025

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ GJKKO shtyn procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes

11:08 : 23/07/2025
Foto ilustruese

Matrikulluan 120 bagëti të imëta dhe gjedhë të kontrabanduara nga Greqia, arrestohen 4 veterinerë

11:01 : 23/07/2025

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gazë

10:56 : 23/07/2025

Arrestohet beratasi “i rrezikshëm”, u dha banesën vietnameze për prostitucion

10:47 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com