• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërimi i FMN: Rritja e shpejtë e kredisë për ndërtimin në Shqipëri rrezikon sistemin financiar

14:02 : 27/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Fondi Momenatar Ndërkombëtar paralajmëroi se rritja e shpejtë e kredisë për pasuritë e patundshme përbën risk për sistemin financiar të Shqipërisë.

“Dobësitë sistemike në sistemin financiar duken gjerësisht të përmbajtura. Sektori bankar mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid me raporte mesatare prudenciale shumë mbi kërkesat rregullatore. Megjithatë, ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe letrave me vlerë përfaqësojnë burime rreziku, ashtu si zgjerimi i shpejtë i kreditimit të bankave për sektorin e pasurive të paluajtshme, i cili ka parë rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe përbën dy të tretat e kredive të pambrojtura në valutë,” paralajmëroi FMN.

Drejtorët e bordit të FMN theksojnë se vigjilenca e vazhdueshme mbikëqyrëse është jetike duke pasur parasysh xhepat e dobësisë në sektorin financiar lidhur me rritjen e kredisë në sektorin e pasurive të paluajtshme, si dhe me ekspozimet ndaj huamarrësve të mëdhënj dhe borxhit sovran. Ata inkurajojnë autoritetet të sigurojnë pajtueshmëri të rreptë rregullatore dhe përafrim më të madh me standardet e BE-së dhe të përmirësojnë paketën e mjeteve makroprudenciale.

“Thellimi i tregjeve financiare dhe përmirësimi i mbikëqyrjes së institucioneve financiare jobankare janë çelësi për rritjen e elasticitetit dhe ruajtjen e integritetit,” thekson FMN.

Lexo edhe:

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

Megjithatë vlerësimet e FMN për ecurinë e ekonomisë shqiptare ishin përgjithësisht pozitive.

“Ekonomia shqiptare ka shënuar në një ecuri të fortë gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike. Prodhimi tani është shumë më i lartë se para pandemisë falë një sektori turistik në lulëzim. Politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë lehtësuar disinflacionin. Disbalancat e jashtme janë tkurrur ndjeshëm,” vëren FMN.

Sipas ekspertëve të Fondit, edhe prespektiva për të ardhmen mbetet e qëndrueshme.

“Pas një zgjerimi prej 3.9 përqind në vitin 2023, rritja reale e PBB-së parashikohet të jetë mesatarisht rreth 3½ përqind në 2024–2029, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit,” parashikojnë ata.

Kjo situatë pozitive e ekonomisë e shoqëruar me mosrealizimin e investimeve publike ka kontribuar në një ulje më të shpejtë të borxhit publik.

“Autoritetet pritet të tejkalojnë objektivin e tyre buxhetor për vitin 2024. Me të ardhurat në rrugën e duhur, falë konjukturës së favorshme dhe mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, suficiti primar parashikohet në rreth 0.5 për qind të PBB-së në vitin 2024, pak më i lartë se sa 0.3 për qind e objektivit buxhetor. Raporti i borxhit publik, i parashikuar në rreth 56 për qind në fund të vitit 2024, pritet të bjerë në rreth 50 për qind në vitin 2029 dhe vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme,” vlerëson FMN.

Megjithatë, pavarësisht nga tabloja optimiste makroekonomike, FMN thotë se vendi përballet me sfida të konsiderueshme strukturore. Të ardhurat për frymë qëndrojnë në rreth një të katërtën e niveleve të SHBA-së dhe BE-15, në mes të plakjes së shpejtë dhe emigrimit. Reforma të gjera, duke përfshirë përmirësimin e qeverisjes dhe kornizave të menaxhimit të financave publike, rritjen e kapitalit njerëzor dhe produktivitetit, nevojiten për të katalizuar një rritje dhe konvergjencë më të qëndrueshme afatgjatë./kapitali.al

Etiketa: ekonomiFMNkredi per ndertimNdertimetsistemi financiar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

14:00 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
Para

“Më thoshte ma bëj edhe motrën, çonte foto me armë”! Flet Armela Hasaj për vrasjen e Ramazanit

TË GJITHA

Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 83 497 m² në Lezhë, u përftuan nga veprimtari kriminale

13:27 : 29/10/2025

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025

Theu dhëmbin gjatë puthjes? Meriton Mjekiqi: Erjola puthte mirë, me Riken larg qoftë…

12:48 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com