• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si po lulëzon biznesi i tallavasë me fondet publike dhe përbindëshat e taksave që po krijon Dritan Agolli

18:17 : 25/01/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Nga Klodian Tomorri

Në 16 nëntor të vitit 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tender 1.5 milionë euro me objekt “Ndërhyrje për promovimin e zonave të 100 fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore, sportive, kulinarie, sociale, etj.”

I konceptuar në formatin e marrëveshjes kuadër, tenderi u zhvillua një muaj më vonë, në 16 dhjetor të vitit 2022.  Në fillim të janarit të vitit pasardhës, Fondi Shqiptar shpalli si fituese 3 kompani, të cilat ishin ASLV, SCREEN AD dhe Prosound.

Objekti i tenderit përfshinte kontraktimin e shërbimeve të çuditshme si Panairi i Gjelit të Detit, Dita e Sipërmarrjes në Valias, Festivali i Gjysheve të Përmetit etj etj. Dhe kur me paratë e taksave të qytetarëve kontraktohen shërbime si këto, hesapet nuk kanë hesap.

Lexo edhe:

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

APIS Construction, fantazma e Sakove që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash

Pasi mbaruan 1.5 milionë eurot, në shkurt të vitit të kaluar, FSHZH e modifikoi kontratën duke shtuar edhe 300 mijë euro të tjera. Argumenti ishte se nuk mjaftonin paratë pasi duheshin organizuar edhe disa evente të tjera, që ishin kërkuar nga bashkitë. Me këtë shtesë të kontratës ASLV, Screen Ad dhe Prosound morën bashkarisht 1 milionë e 800 mijë euro nga fondet publike.

Por kjo ishte vetëm kontrata e parë. Vitin e kaluar, dora u rëndua edhe më shumë. Në shtator të 2024, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli një tender tjetër, këtë herë me objekt “Mbështetje për gjallërimin e aktivitetit social kulturor në funksion të forcimit të identitit rajonal dhe lokal.”

Vlera limit e tenderit u parcaktuar 3.3 milionë euro dhe fitues të tij u shpallën sërish ASLV dhe Screen Ad me ofertë 3 milionë euro. Ndonëse objekti i tenderit nominohet me togëfjalëshin intelektual “gjallërim i aktivitetit social kulturor”, në të vërtetë këto janë më së shumti organizime festash fundviti apo festivale nëpër sheshet e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë.

Ndërsa kompanitë kontraktore furnizojnë kryesisht shërbimin e skenave, projektorëve dhe fonitë. Pra 5 milionë euro për tallava në vetëm dy vjet. Dikur, një figurë e zemëruar brenda maxhorancës, pati shkruar se Rilindja ka bërë më shumë kilometra filmime se sa kilometra rrugë. Kjo ishte para se të fuste duart në filmin më të madh të Rilindjes, atë të plehrave. Tani po të mos kishte hallin e SPAK, mbase do të shkruante se Rilindja po bën më shumë tallava se spitale.

Por në fund të fundit sazet janë biznes. Dhe ashtu si në çdo biznes, aty ka të fituar dhe të humbur. Të fituarit janë kompanitë e fonive. Falë këtyre kontratave ato po shndërrohen në përbindësha buxhetorë. Fjala vjen ASLV ka marrë muajin e fundit më shumë para nga thesari i shtetit se sa Urgjenca Kombëtare.

Ndërsa të humburit, janë gjithmonë ata që paguajnë, dmth qytetarët. Por mbase Juvenali nuk do të ishte dakord. Panem et circenses./kapitali.al

Etiketa: Dritan Agollifonde publikeFondi Shqiptar i Zhvillimittender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

13:04 : 12/11/2025
AKTUALITET

APIS Construction, fantazma e Sakove që u ngrit nga hiçi dhe u shndërrua në përbindësh tenderash

12:17 : 06/11/2025
AKTUALITET

Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

16:57 : 03/11/2025
AKTUALITET

Abuzimet me tenderat, zbardhen EMRAT e zyrtarëve që janë marrë të pandehur në dosjen e Ballukut

13:11 : 03/11/2025
AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
Para

Greqia do të nderojë Anastas Janullatos, Sinodi i Shenjtë merr vendim për ceremoninë në Athinë

TË GJITHA

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com