• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Primaret/ Jep dorëheqjen kryetari i PD-së së Elbasanit, shpreh ambiciet për deputet

12:01 : 25/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, Blendi Himçi, duke konfirmuar kështu ambiciet për t’u bërë deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por fillimisht do të marrë pjesë në procesin e Primareve.

Himçi e ka marrë vendimin pas udhëzimitë Sali Berishës, dërguar degëve të PD-së, ku iu bëhet me dije drejtuesve dhe sekretarëve se nëse duan të marrin pjesë në primare e të garojnë për deputet, duhet të japin dorëheqjen nga posti që kanë në drejtimin e degës së partisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se tashmë ka ardhur koha për një tjetër kapitull, teksa thekson më tejs se kandidatura e tij si deputet më shumë se një ambicie personale, është një detyrim moral për qytetin, familjen, miqtë dhe për ata të cilët presin më shumë prej vizionit dhe përkushtimit tim sublim.

Teksa kërkon votat e demokratëve për Primaret, Himçi shton më tej se votëbesimin e tyre do ta përkthejë më shumë punë, një zë kritik në Parlament, i cili lobon fort për qytetin, por që edhe Partia Demokrtike të arrijë fitoren.

Më herët pas udhëzimit të Berishës, kanë dhënë dorëheqjen dhe kryetarja e PD-së së Sarandës Manjola Nikollo, edhe kryetarja e degës së Himarës Afrovita Dhimojani.

Lexo edhe:

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

Reagimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Elbasan!

Rreth 3 vite më parë, në një kohë jo shumë të lehtë për familjen tonë politike, falë mbështetjes dhe besimit tuaj u zgjodha drejtues i degës së PD Elbasan. Në respekt të besimit tuaj, por edhe virtyteve që më karakterizojnë si individ, të gjithë energjinë time e vura në funksion të betejave që pasuan,të cilat për hir të vërtetës nuk kanë qënë aspak të lehta.

Gjatë kësaj periudhe jam përpjekur me mish e shpirt jo vetëm të përmbush detyrat e mia funksionale, por edhe të bëj gjithçka për të bashkuar e forcuar degën tonë.

Mendoj se ka ardhur koha të hedh një hap tjetër. Ju e dini se bazuar në udhëzimin e kryesisë së PDSH-së, funksioni i Kryetarit të degës bie ndesh me procesin e Primareve dhe për këtë arsye, me përulësi njoftoj dorëheqen time si Kryetar i Partisë Demokratike Dega Elbasan. Parimet e mia janë të forta, ndaj e vlerësoj procesin e Primareve si një mundësi për të marrë votëbesimin tuaj për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 Majit 2025, për të cilën nuk mund ta realizoj pa mbështetjen tuaj!

E di që edhe në këtë betejë vlerësimi dhe mbështetja nga ju nuk do më mungojë, gjithësesi jam i përulur para jush.

Vizioni im është vetëm një. Një Elbasan më i mirë për fëmijët tanë, që ata ta shohin këtu të ardhmen e tyre. Si biri i këtij qyteti plot halle, votëbesimin tuaj do ta përktheja më shumë punë, një zë kritik në Parlament, i cili lobon fort për qytetin, t‘ia kthejë atë bashkëqytetarëve të tij, por që edhe Partia Demokrtike të arrijë fitoren të cilën të gjithë ne e presim me padurim.

Kush më njeh e di që rrugëtimi im në politikë nuk ka qënë as i menjëhershëm, e as i thjeshtë. Askush nuk ma ka dhuruar atë, e as postet që më janë besuar ndër vite. Por besoj që tashmë ka ardhur koha për një tjetër kapitull. Kandidatura ime si deputet më shumë se një ambicie personale, është një detyrim moral për qytetin, fëmijët e mi, familjen, miqtë dhe për ata të cilët presin më shumë prej vizionit dhe përkushtimit tim sublim.

Këto 12 vite në opozitë nuk kanë qene aspak të lehta, ndaj shqiptarët dhe qytetarët elbasanas meritojnë t‘i udhëheqim për të sjellë ndryshimin.

Të dashur demokratë të qytetit tim, siç ju kam shtrirë dorën në këto 3 vite për bashkëpunim, për të qënë pjesë e aksionit opozitar dhe për këtë ju jam mirënjohës, pasi keni qenë gjithnjë aty, kërkoj mbështetjen tuaj edhe në këto Primare. Jam i bindur se sot, nesër dhe ditët që do të pasojnë do të jenë më të bardha për familjen tonë politike, qytetin e Elbasanit dhe Shqipërinë!

Ju faleminderit për gjithçka demokratë!

Etiketa: Blendi HimçideputetelbasanPDprimaret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 70% e votave në rang vendi: PS 82 mandate, si renditen të vegjëlit

21:38 : 12/05/2025
AKTUALITET

Shkodër, PD vijon kryesimin me mbi 3 mijë vota diferencë ndaj PS

21:35 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD fiton në Tropojë, vijon kryesimin në gjithë Qarkun e Kukësit

21:06 : 12/05/2025
AKTUALITET

PD shkëputet me 1114 vota përpara PS në Kamëz

20:18 : 12/05/2025
Para

SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com